Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.
AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2239 tiketa trafiku, janë shkaktuar 72 aksidente me dëme materiale dhe 19 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 20 persona janë arrestuar, kurse 15 janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 19.08.2025 – 00:20. Njësiti policor ka ndaluar një automjet, gjatë kontrollit tek një pasagjer është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike dyshohet marihuanë me peshë rreth 11.6 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Aziz Kelmendi, Prishtinë 19.08.2025-11:00. Raportohet se me vendim të prokurorit është bastis shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjet dhe sekuestruar 99.4 gr marihuanë dhe një peshore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Tërstenik, Gllogoc 18.08.2025-18:40. Raportohet se datë 19.08.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë,19.08.2025-20:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është kanosur nga i dyshuari mashkull bashkëshorti i saj dhe e njëjta ndjehet e frikësuar dhe e rrezikuar prej tij. Lidhur me rasti nuk është intervistuar i dyshuari për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe mbetet që në ditët në vijim të intervistohet. Ankuesja pas përfundimit të procedurave është vendosur në një vend ku ndihet e sigurt.
VJEDHJE
Rr. Hysen Gjakolli-Fushë Kosovë,19.08.2025-10:59. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se nga vetura e tij i është vjedhur një çantë me dokumente personale si dhe para. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur që dyshohet se ka kryer vjedhjen. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë.
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Dardania Fushë Kosovë 18.08.2025 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.
Rr.Lidhja e Prizrenit-Prishtinë,19.08.2025-21:20. Ankuesja femër kosovare ka lajmëruar se më datën 19.08.2025, vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi.
INCIDENTET KRIMINALE-GJILAN
ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Rr. Metush Krasniqi, Gjilan 18.08.2025 – 12:00. Me 19.08.2025 lidhur me rastin është raportuar se viktima i cili ka qenë i lënduar dhe duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
INCIDENTET KRIMINALE-FERIZAJ
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Gjon Sereqi-Ferizaj,19.08.2025-21:15. Deri sa njësia policore e biçikletave ka tentuar të ndalojë një motoçiklistë, i njëjti nuk kishte përfillur shenjat e ndalimit. Ai kishte rritur shpejtësinë dhe kishte goditur dy zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Dy zyrtarët policorë të lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Gjon Sereqi-Ferizaj,19.08.2025-21:20. Deri sa njësia e trafiku të qytetit ka tentuar që të ndalojë një grup të rinjsh me motoçikleta drejtuesi i një motoçiklete ka goditur zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime trupore. Dy personat të cilët kanë qenë ne këtë motoçikletë janë arrestuar. Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori kujdestar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Enver Topalli, Ferizaj 19.08.2025 – 00:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit u është gjetur një sasi prej 4.9 gr dyshohet kokainë. Gjatë arrestimit njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat kanë marrë raport mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Rexhep Bislimi-Viti,19.08.2025-23:20. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në mes vete janë përleshur fizikisht dhe njëri prej të dyshuarave kishte shtënë me armë zjarri një herë në ajër dhe ishte larguar prej vendit të ngjarjes. Njësia policore kishte hasur dhe konfiskuar një gëzhojë në vendin e ngjarjes si dhe në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve kishte sekuestruar një armë revole me dy fishekë si dhe lejen e posedimit të armës. Pas intervistimit të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
INCIDENTET KRIMINALE-PRIZREN
ORGANIZIMI I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM
Rr. Haxhi Zeka-Prizren,19.08.2025-20:00. Pas një pune hetimore njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në disa lokacione ku dyshohej se pronarët dhe punëtorët e disa lokaleve mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi dhe fakte mbi kryerjen e këtyre veprave penale të cilat janë sekuestruar përkohësisht. Lidhur me rastin prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
ARMBAJTJE PA LEJE
Rr. Transiti i Vjetër, Prizren 16.08.2025-00:30. Njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte shtënë në një sall dasmash me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-PEJË
NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT
Pejë ,16.08.2025 NN. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se një person në rrjetin social Facebook i kishte komentuar me disa shkrime duke nxitur përçarje dhe mos durim e më pas ka pasur edhe komente të tjera nga disa persona të tjerë të cilët kanë përdorë fjalë fyese dhe denigruese duke e mbështetur komentin e personit të dyshuar. Rasti duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Istog,19.08.2025-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte shkuar te viktima motra e tij dhe pas një mosmarrëveshje kishte dëmtuar derën e banesës së saj. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË
HETIM I VDEKJES
Rr. Avdyl Krasniqi, Malishevë 19.08.2025-14:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec,19.08.2025-19:40. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Lidhur me rastin, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj dhe nuk ka dëshiruar urdhër mbrojtës. Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË VERI
SHANTAZH
Fsh.Korilë, Zveqan 18.08.2025-20:59. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare e kishte shantazhuar se do t’i publikonte video intime nëse nuk i paguan shuma të caktura parash. Rasti duke u hetuar.
VJEDHJE
Rr. Kolashini-Mitrovicë Veri,23.07.2025-08:30. Lidhur me rastin e lajmëruar më datën e lartcekur, më datë 19.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtje për 48 orë.
INCIDENTET KRIMINALE-DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
VJEDHJE E PYLLIT
Fshati Kashicë-Istog,19.08.2025-20:00. Njësia patrullues gjatë patrullimit kanë ndaluar një kamionetë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe ngarkesës është vërejtur se në automjet kishte ngarkuar dru për djegie rreth 4m kub për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokument si dhe drunjtë nuk ishin të damkosura. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.