Lajmet

Një rast me COVID-19 në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në kryeqytet

Published

on

Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë ka dalë një rast pozitiv me COVID-19. Pas konfirmimit të rastit me COVID-19, është bërë testimi i komplet klasës bashkë me mësimdhënësit.

Në njoftim thuhet se nxënësit e asaj klase u dërguan në izolim në shtëpi derisa të dalin rezultatet. Po ashtu bëhet e ditur se u bë dezinfektimi i hapësirave brenda shkollës.

“Me shpresen që do të marrim rezultate negativ për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, Ne ju urojmë një javë të mbarë dhe shumë shëndet për të gjithë.”, thuhet në njoftimin e shkollës./UBTNews

Pas konfirmimit të një rasti me COVID -19, sot më datë 5 tetor 2020, nga IKSHPK-ja, eshtë bërë testimi i komplet klasës…

Posted by SHFMU ''Ismail Qemali'' Prishtinë on Monday, October 5, 2020

lajme

Hamza dhe Çitaku në takim me kryeministrin Kurti në ndërtesën e Qeverisë

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë, raportojnë burime të Ekonomia Online.

Ky takim po zhvillohet në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë për rishqyrtimin e Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky projektligj, i cili është përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, i është kthyer Kuvendit për rishqyrtim nga presidentja e Republikës së Kosovës. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Magazinë

GTA 6 vjen për PS5 dhe Xbox, zbulohet çmimi në Evropë

Published

on

Loja e shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6) është paralajmëruar për PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S, ndërsa përdoruesit e PC-së do të duhet të presin për një version të veçantë.

Loja është zhvilluar për gjeneratën aktuale të konzolave, çka do të thotë se nuk do të jetë e disponueshme për PlayStation 4 dhe Xbox One. Ndërkohë, Rockstar Games ende nuk ka konfirmuar datën e lansimit për PC, ndërsa Nintendo Switch 2 nuk figuron në listën e platformave të mbështetura.

Sipas kompanisë kërkimore Enders Analysis, versioni për PC mund të publikohet në muajin shkurt, por ky informacion mbetet i pakonfirmuar.

Sa i përket çmimeve, loja ofrohet në dy versione, Standard dhe Ultimate. Në Evropë, versioni Standard kushton 79.99 euro, ndërsa Ultimate 99.99 euro. Në SHBA, çmimet janë 79.99 dhe 99.99 dollarë, ndërsa në Britaninë e Madhe 69.99 dhe 89.99 funte.

Çmimet përfundimtare mund të ndryshojnë varësisht nga rajoni dhe taksat./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova e pesta në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, e 14-ta në botë

Published

on

By

Republika e Kosovës renditet e pesta në Evropë dhe e 14-ta në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup, të bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova ka grumbulluar 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke kaluar mesataren botërore.

Në njoftimin e Qeverisë theksohet se ky rezultat pasqyron forcën e institucioneve të vendit dhe riafirmon angazhimin për të forcuar më tej kapacitetet e institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara