Teknologji

Një prej opsioneve më të kërkuara mund të vijë së shpejti në Instagram

Publikuar

Instagram së shpejti do të adresojë një prej ankesave më të mëdha nga përdoruesit, të paktën sesi një informacioni të publikuar ditën e sotme në rrjetin social Twitter.

Zhvilluesi dhe informatori i teknologjisë Alessandro Paluzzi në Twutter postoi disa imazhe të cilat tregojnë se Instagram do të lejojë përdoruesit të postojnë nga kompjuteri desktop dhe uebsajti i Instagram.

Ndërtuar si një aplikacion për smartfonët, Instagram i ka rezistuar ndër vite thirrjeve për të lançuar aplikacione që bëjnë të mundur postimin nga një kompjuter.

Provat Paluzzi i nxori nga kodi i aplikacionit Instagram dhe janë sinjal se rrjeti social më në fund do të ndryshojë qëndrim.

Aktualisht përdoruesit mund të postojnë vetëm nga aplikacioni për iOS dhe Android. Por kur do të ofrohet një mundësi e tillë?

Nuk ka një informacion në lidhje me këtë e madje as garanci se ky testim një ditë do të formalizohet. /PCWorld Albanian

Teknologji

Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Publikuar

nga

Nvidia u bë kompania më e vlefshme në botë pasi çmimi i aksioneve të saj u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të martën.

Aksioni e mbylli ditën e tregtimit me afro 136 dollarë, duke u rritur 3.5%, duke e bërë atë më të vlefshëm se Microsoft. Kompania e kaloi Apple në fillim të këtij muaji.

Kompania amerikane Nvidia prodhon çipa kompjuterikë të nevojshëm për softuerin e inteligjencës artificiale (AI) dhe kërkesa për produktet e saj ka rritur shitjet dhe fitimet e saj gjatë viteve të fundit.

Shumë investitorë besojnë se fitimet e saj mund të rriten edhe më shumë, gjë që ka bërë që çmimi i aksionit të saj të rritet, megjithëse disa e kanë vënë në pikëpyetje vlerësimin e saj të lartë.

Kjo konkurrencë përfiton nga Nvidia, e cila dominon shumicën dërrmuese të tregut të çipave AI./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

NATO fillon investimin prej 1 miliard eurosh në AI, hapësirë dhe teknologji të mbrojtjes së robotikës

Publikuar

nga

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) njoftoi se do të investojë në katër kompani evropiane të teknologjisë. Këtë e konfirmoi në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kompanitë e para që marrin investimin janë evropiane dhe në mesin e tyre janë ARX Robotics e Gjermanisë, e cila dizajnon robotë pa pilot dhe tri biznese në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe kompania e prodhimit të çipave kompjuterikë e cila ndodhet në Londër, Fractile AI, gjithashtu mori fonde, si dhe iComat me bazë në Bristol dhe start-up uellsian Space Forge, i cili prodhon materiale të reja hapësinore.

NATO tha se po bën investime për të rritur qendrat e thella të teknologjisë në rajone ku kapitali për startup-et në fazat e hershme është në kërkesë të lartë për të promovuar sovranitetin teknologjik të Aleancës.

Fondi i Inovacionit të NATO-s mbështetet nga 24 nga 32 shtetet anëtare të NATO-s. Derisa, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Franca janë anëtarë që nuk kanë rënë dakord./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aksionarët e Tesla-s padisin Elon Musk për devijimin e burimeve në kompaninë e tij të AI

Publikuar

nga

Aksionarët e Tesla kanë ngritur një padi kundër CEO-s, Elon Musk dhe bordit të kompanisë për zhvendosjen e burimeve dhe talentit nga prodhuesi i makinave elektrike dhe përdorimin e tyre në vend të kësaj për kompaninë e inteligjencës artificiale (AI) të Musk, xAI.

Disa aksionarë pohuan se Musk u përpoq për vite me radhë ta poziciononte Tesla-n si një kompani robotike dhe AI-në ​​dhe jo si një prodhues automjetesh.

Sipas padisë e cila u ngrit në shtetin amerikan të Delaware, Musk “devijoi talentin dhe burimet e pakta nga Tesla në xAI dhe mblodhi miliarda dollarë për xAI ndërsa pretendonte aksesin e xAI në të dhënat e lidhura me AI të Tesla”.

Padia, e raportuar fillimisht nga TechCrunch dhe Business Insider, vjen menjëherë pasi Musk hoqi dorë nga padia e tij kundër OpenAI, kompania e cila qëndron pas ChatGPT, te e cila ai ishte një investitor origjinal./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Elon Musk tërheq padinë ndaj OpenAI

Publikuar

nga

Miliarderi Elon Musk të martën tërhoqi padinë e tij ndaj krijuesit të ChatGPT, OpenAI dhe kryeshefit ekzekutiv të tij, Sam Altman. Sipas Musk, ata hoqën dorë nga qëllimi fillestar i firmës për zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) për të mirën e njerëzimit dhe jo për përfitim.

Avokatët e miliarderit Musk i kërkuan gjykatës shtetërore të Kalifornisë që të rrëzojë padinë, e cila ishte ngritur në muajin shkurt. Kështu thuhet në një dosje të Gjykatës së Lartë të San Franciskos.

Shefi i Tesla-s ngriti padi kundër OpenAI në fund të shkurtit të këtij viti, duke argumentuar se kompania që ai kishte ndihmuar të themelonte në vitin 2015 ka devijuar nga qëllimet e saj altruiste./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara