Lajmet

Një pikturë e rrallë nga Franz Marc del në shitje

Ankandi do të mbahet në Londër, më 1 mars.

Published

on

Një pikturë e rrallë nga ekspresionisti gjerman, Franz Marc – që u kthye vitin e kaluar nga një muze te pasardhësit e një koleksionisti hebre që iku nga nazistët – besohet se do të shënojë një rekord botëror për artistin kur do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.

Piktura “The Foxes” pritet të arrijë 47 milionë dollarë nga shitja. Ankandi do të mbahet në shtëpinë e ankandit Christie në Londër, më 1 mars.

“Do të jetë moment historik për botën e artit sepse pikturat e rëndësishme të Franz Marc janë të rralla”, deklaroi presidenti i shtëpisë së ankandit, Jussi Pylkkänen.

Marc, një figurë udhëheqëse e lëvizjes ekspresioniste gjermane, u lind në Mynih në vitin 1880 dhe vdiq në betejën e Verdunit – Lufta e Parë Botërore, në moshën vetëm 36-vjeçare.

Marc “realizoi vetëm 45 piktura në vitin 1913, ku katër prej tyre janë në duar private. Kjo është një kryevepër që u shfaq në një muze në Gjermani në vitin 1962, prandaj është një moment të cilin gjenerata të tëra të koleksionistëve e kanë pritur”, deklaroi Pylkkänen./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Kurti i ftuar i nderit në darkën e shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mbrëmë i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit, ku të pranishëm ishin personalitete të larta të hallkave diplomatike, politike dhe ekonomike të Francës, njoftojnë përmes komunikatës për media zyra e kryeministrisë.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, Kurti thuhet të ketë folur për rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve demokratike në avancimin e mëtejmë të shoqërive tona dhe në përballje me sfidat e përbashkëta. Ai theksoi nevojën, si dhe rëndësinë, që në rrugëtimin përpara të vendeve evropiane vlerat dhe interesat të ecin gjithmonë bashkë.

Gjithashtu foli për angazhimin dhe vlerën e shtuar të anëtarësimit të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në vetë interesin ekonomik dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij. Në këtë drejtim, ai shtoi se u përket atyre që besojnë se zgjerimi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe reformat e brendshme të tij shkojnë krah për krah. Vetëm një Evropë që dëshiron të reformohet nga brenda mund të zgjerohet nga jashtë, dhe vetëm një Evropë që dëshiron të zgjerohet nga jashtë mund të reformohet suksesshëm nga brenda; zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme janë njëkohësisht mundësi dhe kushte të njëra-tjetrës”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kurti sot merr pjesë në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron./EO

Continue Reading

Lajmet

Rritja e konsumit të energjisë, KEDS-i ankohet për mbingarkesë në rrjet

Published

on

By

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se konsumi i energjisë elektrike në vend ka shënuar rritje prej 18.5% gjatë tetorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

KEDS-i nëpërmjet një njoftimi vlerëson se arsyeja kryesore për këtë rritje është përdorimi masiv i energjisë elektrike për ngrohje, me rënien e temperaturave.

Kësisoj, në njoftim thuhet se kërkesa më e lartë sesa kapacitetet e rrjetit po shkakton mbingarkesa, sidomos në orët e ngarkesës së lartë.

Mes tjerash, KEDS-i u ka bërë apel qytetarëve për përdorim racional dhe të kujdesshëm të energjisë, në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi rrjet dhe të sigurohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë./EO

Continue Reading

Lajmet

Supremja hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla, MASHTI është kompetente për rregullat e uniformës

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar padinë e Rrjetit të Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” kundër Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit MASHTI për mbulesën në shkolla, duke konfirmuar njëherësh kompetencën e MASHTI-t për rregullat e uniformës.

Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13 i Udhëzimit Administrativ nr.06/2014, që është një akt administrativ i përgjithshëm, duke thënë se nuk mund të ndalohet ushtrimi i të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë mbulesën islame.

E njëjta ka theksuar se me nenin 55.1 të Kushtetutës, saktësohet qartë se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, duke shtuar se në katër vjetët e fundit kanë pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë.

Gjykata Supreme e Kosovës ka shqyrtuar me kujdes bazën ligjore të aktit nënligjor normativ të kontestuar dhe ka vlerësuar se dispozita nga neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13, gjen mbështetje në Ligjin nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar dhe në Ligjin nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

Nga këto dispozita rezulton se MASHTI ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen – uniformën dhe se akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi.

“Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet”, ka bërë të ditur Gjykata Supreme.

Gjykata Supreme çmon se rregullat e miratuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilat ndalojnë bartjen e çdo veshjeje tjetër përveç uniformës shkollore, janë në përputhje me ligjin dhe me kompetencën e deleguar ligjore, dhe si të tilla nuk përbëjnë tejkalim të autorizimeve të dhëna nga ligjdhënësi./KP

Continue Reading

Lajmet

OVL-UÇK paralajmëron protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të luftës

Published

on

By

Protesta e radhës në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të mbahet para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg më 16 nëntor.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, derisa kërkoi pjesëmarrje masive në protestë theksoi nevojën për drejtësi.

Kemi vendosur që protestën e radhës ta organizojnë më 16 nëntor para Asambalesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, tha ai në konferencë për media të mërkurën.

Kujtojmë se protesta e fundit në përkrahje të ish-krerëve që po gjykohen në Hagë ishte në Tiranë me 17 tetor./KP

Continue Reading

Të kërkuara