Kronikë e zezë

Një person i vdekur nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, pamje të rënda nga vendi i ngjarjes

Published

on

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Orllat, ku një person nga ndërruar jetë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi dha detaje nga aksidenti tragjik.
“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.

Indeksonline ka arritur që të siguroj pamje nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën një person.

Policia, autoambulanca dhe mjekësia ligjore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi dy zyrtarë policorë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në rrugën “Lidhja e Pejës”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:00, kur i dyshuari, duke drejtuar një veturë me targa vendore, ka hyrë në mes të kolonës së automjeteve që po shoqërohej nga policia.

Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari i ka sulmuar dy prej tyre, ndërsa njëri ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rriten rastet e dhunës në familje: 9 raste të raportuara brenda dy ditësh në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë, Prishtinë, Kamenicë, Novobërdë, Deçan, Pejë dhe Malishevë, të ndodhura më 27 dhe 28 tetor.

Në Fushë Kosovë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se ish-partneri i saj me të cilin kishte bashkëjetuar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Në një rast tjetër, një burrë dyshohet se ka sulmuar vajzën e tij, e cila ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar nga policia. Po ashtu, një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka kërcënuar me video-incizime një grua me të cilën ishte në lidhje dashurie. Ai është dërguar në mbajtje.

Në Kamenicë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Novobërdë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, e cila ka çrregullime mendore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Deçan, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ushtronte vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se posedonte një armë automatike. Policia ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka sekuestruar armën, së bashku me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, një grua është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. Të dy janë intervistuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Malishevë, një grua është arrestuar nën dyshimin se e ka kanosur djalin e saj pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor. Me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara