Kronikë e zezë

Një person arrestohet për posedim të armës dhe narkotikëve

Ngjarja ka ndodhur në Prizren.

Published

on

Policia ka informuar se sot në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Bastisje janë kryer në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale si: një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë, dy rollne, dy mullinj për bluarje, një pako me rizlla, një pushkë ajrore, një kuti metali me fishekë, një kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë, një peshore digjitale, një palë gërshërë dhe foli najloni; një DVR, një motoçikletë dhe një telefon mobil.

“Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar me iniciale L. K. viti i lindjes 1999, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë, në ndërkohë që njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, ka informuar Policia.

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara