Kronikë e zezë

Një nënkolonel i FSK-së gjendet i vdekur, dyshohet se qëlloi veten me armë

Published

on

Një person dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri në Zjaqë të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, e konfirmoi rastin për UBTNews.

Sipas Zahitit, i ndjeri S.H, 48-vjeçar është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë plagosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të  provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe  një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka  vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, njoftoi Zahiti.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj konfirmoi për UBTNews se i ndjeri ishte zyrtar i FSK-së./UBTNews

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje dhe sulm në Prishtinë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur një grua.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i policisë, i dyshuari është ndaluar nga autoritetet dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të kanosjes në veri të vendit

Published

on

By

Dy raste të ndara të kanosjes janë raportuar në veri të Kosovës në 24 orët e fundit sipas Policisë.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën Nemanjina në Zveçan, ku një qytetar ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe brenda garazhit të tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim për identifikimin e të dyshuarve.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë e Veriut, ku një person dyshohet se, derisa ndodhej në oborrin e gjykatës, ka fyer dhe kanosur një mashkull tjetër. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore në të dyja rastet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dyshim për dhunim në Ferizaj

Published

on

By

Një rast i dyshuar për dhunim është raportuar në polici nga një e mitur, e cila ka deklaruar se gjatë vitit 2025 kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person, me të cilin ishte në lidhje dashurie në atë periudhë.

Sipas njoftimit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 shtator 2025, ndërsa rasti është raportuar në polici më 23 shkurt 2026.

Pas pranimit të informacionit, autoritetet kanë njoftuar prokurorin kompetent dhe kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, sipas Raporti 24 orësh.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestim për kanosje në Ferizaj

Published

on

By

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas  Raportit një ditor të Policisë, i dyshuari, ka tentuar të sulmojë një burrë dhe një grua. Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara