Lajmet

Një muze kushtuar artistit Alberto Giacometti do të hapet në Paris në vitin 2026

Muzeu i ri do të ketë një hapësirë prej 6 mijë metrash katrorë në ish-stacionin e trenit Invalides.

Publikuar

Një muze dhe shkollë e re kushtuar artistit Alberto Giacometti do të hapet në Paris në vitin 2026, duke bashkuar koleksionin më të madh në botë të veprave të tij, njoftoi fondacioni i tij të hënën.

Muzeu i ri do të ketë një hapësirë prej 6 mijë metrash katrorë në ish-stacionin e trenit Invalides dhe anekset e tij nëntokësore.

Muzeu do të ketë një koleksion të përhershëm dhe do të shfaqë një rrotullim nga 10 mijë veprat e krijuara nga Giacometti (1901-1966), i cili lindi në Zvicër, por u transferua në Paris në vitet 1920.

Ai është më i njohur për figurat e tij prej bronzi, por gjithashtu krijoi një numër të madh pikturash, vizatimesh dhe objektesh dekorative, “shumica e të cilave aktualisht nuk janë të qasshme për publikun”, tha për AFP, Catherine Grenier, drejtoreshë e Fondacionit Giacometti./UBTNews/

Lajmet

Hatërmbetjet qeveri – presidencë, konsiderohet se shkojnë në dëm të politikës së jashtme

Publikuar

nga

Një letër dërguar Këshillit të Evropës, nga ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë që tash e disa javë të ketë një krisje të raporteve mes qeverisë dhe presidencës.

Letra e dërguar nga Gërvalla kishte të bënte me zotimin e Kosovës se do të përgatit një draft-statut të Asociacionit, nëse Kosova hyn në agjendë për pranim në Këshillin e Evropës.

Përplasja u bë e ditur, kur kryekuvendari Glauk Konjufca para mediave arsyetoj mosinformimin e presidentës  Vjosa Osmani për zotimin e qeverisë. Sipas tij kjo u bë për shkak të vizitës së Osmanit jashtë vendit, por që këtë deklaratë të Konjufcës, presidentja e kishte quajtur qesharake.

Këtë hatërmbetje insitutcionale, e ka komentuar politologu Dritëro Arifi.

“Këtu nuk është çështja se kush është fajtori por ajo çka është me rëndësi është që është politika e jashtme e Kosovës në një farë mënyre ka dërguar një letër edhe pa përmbajtje por edhe e turpshme në formën se si themi është paketuar dhe është prezentuar për çka do të bëjë Kosova nëse bëhet kjo apo ajo. Një farë mënyre presidentja ka shfaqur edhe një llojë inati të madh edhe në mënyrën se si është bërë, është dashur që qeveria ka dal nga kornizat me të cilën të trija institucione me letërn e mëhershme janë marrur vesh që të mos ketë dalje nga pakoja e përbashkët e përgjithshme e marrëveshjes bazike.” shtoi ai për UBTNews.

Sipas Arifit, kjo gjendje shpërfaqë brishtësinë e plolitikës së jashtme kosovare.

“Kosova e ka një krizë të brendshme, por jo vetëm brenda institucioneve po vrehet që më të lartë e ka të shtetit siq është qeveria dhe presidenca, por edhe brenda lëvizjes vetëvendosje ka paqartësi, ka shumë problematika se si duhet të duket dialogu apo politika e jashtme e Koosvës dhe kjo detyrimisht e shpërfaqë edhe të gjithë brishtësin e politikës së jashtme.” theksoi Arifi.

Kosova synonte të hynte në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave në maj, për tu bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës, por pavarësisht zotimit të Gërvallës për draft-statutin, vendi ynë nuk u përfshi në agjendë. /UBTNews/

©Dea Berisha 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kapja e spiunëve të BIA, Dogana del me sqarim

Publikuar

nga

Dogana e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dy personave sot në Ferizaj nën dyshimin për spiunim për BIA-n serbe, duke thënë se personi Bedri Shabani është pushuar nga pozita e tij në doganë 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.

Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Qe nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës, thuhet në sqarim.

Dogana e Kosovës përgëzon autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit për përpjekjet e tyre në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

Ne punojmë ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të mbështetur sigurinë kombëtare, në përputhje me misionin tonë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës në radhët tona”, përfundon komunikata për media.

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale spiunimi.

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë personat e arrestuar sot nën dyshimin për spiunim për agjencinë e inteligjencës serbe BIA.

Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Prokuroria ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Policia ka vazhduar me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve, të cilët dyshohet se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Njëri prej të arrestuarve, Bedri Shabani, ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Interesi shtetëror, Osmani flet për raportet me Kurtin

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetarë.

Ajo pas takimit me kryetarët e komunave, foli edhe për themelimin e asociacionit, ku tha se bazë e tij do të jetë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se nuk beson që ekzistojnë dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve tjerë shtetërorë, përfshirë Osmanin.

Diskutimet janë rritur secilën herë e më shumë, pasi Presidenca ka thënë se Qeveria nuk është konsultuar me të për hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Bërja e hapave drejt asociacionit ka qenë kusht për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë evropiane në muajin 17 maj.

Prishtina zyrtare, një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, deklaroi se gjatë muajit maj do të dërgojë për shqyrtim në Kushtetuese një propozim për asociacionin, por zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se një gjë e tillë është e pamjaftueshme. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ende s’ka padi për Banjskën, flasin nga Kryeprokuroria

Publikuar

nga

Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga sulmi terrorist në Banjska të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Zyrtarisht ende nuk ka padi të ngritur nga Prokuroria e Kosovës për grupin terrorist serb me në krye Milan Radoiçiq, i vënë në kërkim nga Interpoli, por që vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Drejtues të institucioneve të shtetit dhe analistë kanë kritikuar Prokurorinë e Shtetit për mos ngritjen e padisë.

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media në dhjetor 2023 së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka kritikuar Prokurorinë duke thënë se përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë, Prokuroria nuk ngriti asnjë aktakuzë për sulmin në Banjska.

Ka pasur numër faktesh, dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza, ky ishte vit i sulmeve kriminale, ka shpërputhje midis informacionit, fakteve dhe aktakuzave në anën tjetër. Ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria, i takon Prokurorisë, unë jam për të ndihmuar, dhe ata për të punuar”, kishte thënë Kurti.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, mos ngritjen e asnjë aktakuze për rastin Banjska e ka arsyetuar me faktin e afatit ligjor për ngritjen e aktakuzave, i cili është dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Afati ligjor për ngritjen e aktakuzave janë dy vjet me mundësi vazhdimi në rastet e ndërlikuara edhe për një vit, por kjo kërkohet nga gjykata”, ka thënë Kelmendi.

Më 24 shtator 2023 në Banjskë, një grup terrorist nga Serbia në krye me Milan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke i vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist. Radoiçiq iku në Serbi dhe pranoi se kishte qëndruar prapa këtij sulmi.

Parlamenti Evropian (PE) më 19 tetor 2023 ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara