Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për dy persona që sulmuan e gjuajtën me armë në drejtim të policëve

Gjykata Themelore bën të ditur se masa e paraburgimit është caktuar për secilin veç e veç.

Published

on

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy personave që dyshohet se kanë gjuajtur në drejtim të policëve më 15 mars të këtij viti.

Gjykata Themelore bën të ditur se masa e paraburgimit është caktuar për secilin veç e veç.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.9 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së si dhe të pandehurit I.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.R dhe I.R e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç. Të pandehurve M.R dhe I.R paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë komunikatë bëhet e ditur se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda është e bazuar dhe e argumentuar në këtë fazë të procedurës. Të pandehurit M.R dhe I.R dyshohen se me datë 15.03.2022 rreth orës 21:19, derisa zyrtarët policor E.B dhe L.H kishin qenë duke patrulluar këmbë të angazhuar në planin operativ për parandalim të vjedhjeve dhe veprave tjera penale, ishin sulmuar nga i dyshuari M.R i cili fillimisht kishte tentuar ti godasë me veturën e tij BMË dhe me pas nga vetura kishte shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor L.H i cili paraprakisht i ishte prezantuar si zyrtar policor dhe e kishte urdhëruar që të ndalet, mirëpo i dyshuari nuk kishte përfillë urdhrin dhe nga një distancë e shkurtë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke i rrezikuar drejtpërdrejtë jetën. Zyrtarët policor kishin arritur ta ndalojnë të dyshuarin M.R, mirëpo gjatë ballafaqimit me të, dy zyrtarët policor ishin sulmuar fizikisht nga i dyshuari I.P i cili i kishte goditur me grushte duke ju shkaktuar lëndime trupore, në këto momente kishin arritë edhe njësi tjera policore dhe kishin futë situatën nën kontroll, ku edhe u bë arrestimi i dy të dyshuarve. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon komunikata.

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person për ngacmim seksual në Shtime

Published

on

By

Një person është arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit seksual, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit policor, i dyshuari burrë është arrestuar pasi ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Gjermania për në Kosovë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të të dyja shteteve.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Procedura e ekstradimit u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me njësitet përkatëse policore. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar organeve kompetente për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër të lënduar në një aksident trafiku në aksin Gjilan-Koretishtë

Published

on

By

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Osmani.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara