Kronika e zezë

Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit të dyshuar për keqpërdorimin e mbi dy milionë eurove

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim Labinot Grudës, i dyshuar për keqpërdorimin e mbi dy milionë eurove.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar prej datës 21 tetor 2020 gjerë me datë 20 nëntor 2020. Gjyqtari e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinës.

Sipas njoftimit, të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengon rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurin L.B është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale.

“I pandehuri L.B dyshohet se me datë 09 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2,077,995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 2,077,995.90 euro dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./UBTNews

Aktualitet

Fushë Kosovë, burri sulmon fizikisht gruan

Published

on

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, kur një burrë shtetas i Kosovës, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase e Shqipërisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Fushë Kosovë 05.08.2025 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dhe më pas kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjendet pa shenja jete një 63-vjeçar në Jezerc

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një vilë private në Jezerc është gjetur pa shenja jete një person.

Kanun Veseli nga policia rajonale e Ferizajt, ka thënë se personi i moshës 63-vjeçare është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

Continue Reading

Aktualitet

​Punonjësi 55-vjeç gjendet pa shenja jete në Parkun Inovativ në Prizren

Published

on

Një 55-vjeçar me inicialet B.B. është gjetur pa shenja jete në hapësirat e Parkut Inovativ në Prizren ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person B.B., i gjinisë mashkullore, rreth 55-vjeç. Sipas informatave fillestare, i ndjeri kishte qenë punonjës në atë park. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si hetim i vdekjes dhe po ndërmerr veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohen dy persona për sulm në Ferizaj, dy të tjerë vihen në kërkim

Published

on

Dy persona janë kapur nga Policia e Ferizajt nën dyshimet për sulm fizik, incident ky ku thuhet se ka ndodhur më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në një kafiteri në sheshin e qytetit të Ferizajt, ku viktima, 41-vjeçar, punonjës sigurimi, është sulmuar nga katër persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur mjete të forta dhe një mjet të mprehtë thikë.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Pas analizës së pamjeve të siguruara, policia ka identifikuar katër të dyshuar, ku dy prej tyre, K.M. (33) dhe E.K. (26), janë arrestuar, intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuarit tjerë, tashmë të njohur për policinë, janë shpallur në kërkim policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe policia do të vazhdojë me veprime të mëtejme për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara