Lajmet

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Published

on

Gjykata Themelore në Pejë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh  të pandehurve K.L dhe D.L, të cilët dyshohen për sulm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Dy të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Pejës të dielën kërkoi caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, kurse Gjykata e Pejës po ashtu dje ua vazhdoi të njëjtëve masën e ndalimit edhe për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Pejë në afatin e saj ligjor ka bërë kërkesën për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve. Kërkesa është bazuar në tri fazat që janë paraparë në kodin e procedurës penale si është rreziku i arratisjes, ndikimi në dëshmitarë sepse në vendin ku ka ndodhë ka shumë dëshmitarë dhe ende një pjesë nuk janë intervistuar dhe pastaj ekziston edhe rreziku se të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale për vetë faktin se shtëpia e të dëmtuarve dhe të dyshuarve nuk është shumë në largësi të madhe. Të dyshuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘sulmi ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor”, ka thënë prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani Gacaferri.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e 26 tetorit në Pejë.

“Rreth orës 08:50 është sulmuar nga persona të dyshuar kryetari i Komunës së Pejës, i cili ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë të shtunën, Driton Rugova zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh të së dielës ka njoftuar për sulmin ndaj kryetarit të Pejës, duke bërë të ditur se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Kurse, Dukagjin Kerveshi, avokat i kryetarit të Pejës, deklaroi të shtunën për “Betimi për Drejtësi” se motivet pse besohet se kanë çuar deri te sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit është një projekt i Komunës për furnizimim meujë për tri fshatrat Stankaj, Bogë dhe Shkrel.

Avokati Kerveshi ka thënë se sulmuesit kanë sulmuar Muhaxherin pasi nuk pajtohen me një projekt të tillë të Komunës së Pejës.

“Arsyeja e sulmit besojmë të jetë një projekt i ujit në fshatin Stankaj, ku Komuna e Pejës synon të rregullojë çështjen e ujit për fshatrat Stankaj, Boge dhe Shkrel për furnizim me ujë. Besohet se sulmuesit kishin sulmuar kryetarin Muhaxheri pikërisht për shkak te mospajtimit me një projekt të tillë të Komunës se Pejës për rregullimin e ujit të pijshëm për tre fshatrat në fjale”, deklaroi avokati Kerveshi..

Pas sulmit, Muhaxheri publikoi një fotografi në Facebook, tha se është mirë me shëndet.

Partia e Muhaxherit, Lidhja Demokratike e Kosovës, dënoi ashpër sulmin ndaj kryetarit të Pejës, duke kërkuar që personat e dyshuar të përballen me drejtësinë.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë”, u tha në reagimin e LDK-së./Betimipërdrejtësi/

Lajmet

​Al-Hilal shumë afër transferimit të Darwin Nunez

Published

on

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Liverpooli dhe Al-Hilal kanë rënë dakord për një çmim dhe tani sauditët janë në bisedime me kampin e Nunez për kushtet personale.

Trajneri i Al-Hilal, Simone Inzaghi, është i etur të punojë me Nunez, pasi ka qenë i interesuar për lojtarin uruguaian kur ishte në krye të Interit.

Thuhet se Al-Hilal është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Liverpool prej 65-70 milionë eurosh për të mbyllur një marrëveshje.

Nunez e ka pranuar se duhet të largohet pasi Liverpooli solli Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz si opsione të tjera në sulm këtë verë.

Continue Reading

Lajmet

​Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

Published

on

Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por po përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, thuhet sipas një raporti nga “Foot Mercato”.

Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.

Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Përgjegjësia për pagat e RTK-së i takon Kuvendit, zgjidhje vetëm ligjore

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përgjegjësia për mosalokimin e pagave për 700 punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) i takon Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se qeveria nuk mund të marrë vendime jo-ligjore, duke iu referuar praktikës së kaluar të kryeministrit Avdullah Hoti në vitin 2021.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

RTK është themeluar nga Kuvendi dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive për të gjetur zgjidhje, por ajo nuk mund të jetë zgjidhje e cila është jo-ligjore. Komisioni për Buxhet dhe Financa do të duhej ta marrë një zgjidhje, duke mos pasur Kuvend të legjislaturës së nëntë, nuk kemi as Komision, rrjedhimisht as atë vendim”, ka thënë ai.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

Ajo është praktikë jo ligjore e kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkeli nëpër atë rrugë jo ligjore paçka se ajo tashmë është bërë”, ka thënë Kurti, duke folur për vendimin e qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Avdullah Hoti në vitin 2021, i cili kishte alokuar buxhetin me një vendim. Ka pasur takime, komunikime në këtë aspekt. Jam për zgjidhje ligjore. Duhet t’i pyesni ata që janë takuar, nuk mund të diskutoj për një gjë që e ka Kuvendin edhe themelues edhe adresë”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon 11 armë gjatë bastisjes te një 70-vjeçar në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës, sot, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer një bastisje në shtëpitë e të dyshuarit me inicialet J.I. (70), ku ka gjetur dhe sekuestruar tetë armë të gjata dhe tri pistoleta pa leje.

Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm, raporton KosovaPress.

Prokurori i shtetit ka udhëzuar inicimin e veprave penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit.

Continue Reading

Të kërkuara