Published
5 years agoon
By
Betim GashiPunonjësit, në ditët e sotme, janë më të angazhuar dhe qëndrojnë më gjatë në një kompani nëse marrëdhëniet mes tyre janë më të forta.
Puna është bërë më e decentralizuar, me më shumë punonjës që punojnë nga shtëpia dhe që përdorin mjete bashkëpunimi që kapërcejnë komunikimin ballë për ballë.
Si rezultat, studimi State of the Global Workplace i Gallup gjeti se 85% e forcës së punës në botë nuk është e angazhuar ose e paangazhuar në mënyrë aktive në vendin e punës, gjë që u kushton kompanive 7 trilionë dollarë në produktivitet të humbur..
Në të kundërt, liderët që i japin përparësi socializimit të punonjësve të tyre shohin angazhim më të madh të ekipit të punës dhe një rritje të produktivitetit dhe mirëqenies së kompanisë.
Për vite me radhë, millennials janë bërë stereotipa si gjenerata e “job hopper”, edhe pse ekzistojnë prova për ta kundërshtuar këtë mit. Sa më i ri të jeni, është më e mundur të ndryshoni punë më shpesh, ndërkohë që përpiqeni të zbuloni veten.
Ashtu si “baby boomer” dhe “Gen X”, shumë millennials kanë qëndruar në një kompani për më shumë se një dekadë, jo për shkak të sigurisë në punë, por më shumë si rezultat i marrëdhënieve që kanë me bashkëpunëtorët e tyre.
Ndjenja e përkatësisë
“Kam punuar te ‘General Mills’ për 11 vjet dhe miqtë aty janë sigurisht një arsye e rëndësishme e asaj që më mban këtu – kjo krijon një ndjenjë të fortë përkatësie” – thotë Michelle Odland, drejtor i marketingut për “Totino’s and Old El Paso” në “General Mills”.
“Miqtë e ngushtë është një nga motivet kryesore pse kam qëndruar në këtë kompani për 11 vjet dhe se pse do të vazhdoj të qëndroj” – thotë Jennifer Schopfer, drejtore e përgjithshme në logjistikën e transportit në “GE Transportation”.
Millennials i konsiderojnë bashkëpunëtorët si familja e tyre e punës dhe drejtuesin si prindërit në punë. Është më e vështirë të largohesh nga një familje se sa të lësh një grup të njohurish që takohen rrallë, nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe me të cilët nuk keni në lidhje emocionale.
Çdo lider mund dhe duhet të përqendrohet në krijimin e një kulture pune sociale më të angazhuar, sepse bën mirë për shëndetin dhe ekipin e tyre. Në një studim global të “Future Workplace” dhe “Virgin Pulse”, ne i pyetëm punonjësit se si liderët mund të ndihmonin në krijimin e marrëdhënieve më të forta në punë.
Thuajse gjysma e të intervistuarve deklaroi se për këtë ndihmojnë aktivitetet për krijimin e ekipeve dhe thuajse një e treta deklaroi aktivitetet sociale. Vetëm 20% përmendi përdorimin e teknologjive më bashkëpunuese. Ekuilibri i duhur mes kohës së lirë dhe instrumenteve bashkëpunuese mund t’i mbajë punonjësit të lidhur dhe t’u japë një ndjenjë përkatësie. Kompanitë e suksesshme dhe liderët e tyre e kuptojnë rëndësinë e aktivitetit të ndërtimit të ekipit.
“Ne mundëm të personalizonim hapësirën, që të ishte sa më e përshtatshme për ekipin e zhvillimit dhe menaxhimit të produktit”, pohon Erin Yang, zëvendëspresident i “Workday” për menaxhimin e produktit teknologjik. Ajo i kërkoi ekipit të saj të jepnin idetë e tyre për ambientin e punës. Falë këtij aktiviteti të zhvillimit të ekipit, hapësira u bë më mikpritëse dhe marrëdhëniet e tyre më të forta, pasi punuan në diçka bashkë, si një skuadër. Përveç aktiviteteve të ndërtimit të ekipit, aktivitetet sociale mund të jenë mjaft të rëndësishme, argëtuese dhe angazhuese.
Me 70% të njerëzve që punojnë nga shtëpia të paktën një herë në javë, në nivel global, kompanitë po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i angazhuar dhe për t’i bërë të ndihen pjesë e kulturës. Drejtuesit që krijojnë një forcë punëtore më të angazhuar nga pikëpamja sociale do të jenë në gjendje t’i mbajnë më gjatë në punë bashkëpunëtorët e tyre dhe kanë një kulturë të shëndetshme që i bën të gjithë entuziastë të punojnë, çdo ditë.
You may like
Kulturë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Published
23 hours agoon
April 8, 2026By
UBT News
Filmi i suksesshëm malazez “Nderi”, i realizuar në gjuhën shqipe dhe me regji nga Nikola Vukčević, do të shfaqet për herë të parë për publikun në Tiranë dhe Prishtinë. Ky produksion është përzgjedhur si kandidati zyrtar i Malit të Zi për çmimet prestigjioze Oscar (edicioni i 98-të) dhe ka arritur një sukses të gjerë ndërkombëtar, duke fituar 20 çmime në 31 festivale të ndryshme.Në mesin e festivaleve ku është vlerësuar filmi përfshihen edhe evente të rëndësishme të kategorisë A si Cairo International Film Festival dhe IFFI Goa. Përveç suksesit ndërkombëtar, “Nderi” ka shënuar rezultate të larta edhe në vendin e tij, me mbi 20 mijë bileta të shitura.Premiera në Tiranë u mbajt më 8 prill në Cineplexx, ndërsa publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë ta ndjekë më 9 prill.
Filmi bazohet në ngjarje reale të Luftës së Dytë Botërore dhe rrëfen historinë e një fëmije ortodoks malazez, i cili duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehë në shtëpinë e një familjeje myslimane shqiptare. Kryefamiljari, Nuredin Doka, përballet me një zgjedhje të vështirë: të rrezikojë jetën e familjes së tij për të shpëtuar një fëmijë të panjohur apo të shkelë besën.Në rolet kryesore interpretojnë Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski dhe Elez Adžović.
Në konferencën për media në Tiranë ishte i pranishëm regjisori Nikola Vukčević, si dhe përfaqësuesja e Ambasadës së Malit të Zi, Esmira Beqoviq, e cila theksoi rëndësinë e kësaj premiere në kuadër të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.Regjisori u shpreh se filmi ka vendosur rekord në shitjen e biletave në Mal të Zi dhe se historia e tij përcjell mesazhe të forta për pranimin e tjetrit dhe bashkëjetesën, duke shtuar se pret që edhe publiku shqiptar ta mirëpresë ngrohtësisht.
Pas shfaqjeve në Tiranë dhe Prishtinë, filmi do të vijojë rrugëtimin e tij në Beograd dhe Podgoricë.
Kulturë
“Prishtina – vrasja e një ëndrre” sonte në Gjilan
Published
24 hours agoon
April 8, 2026By
UBT News
Shfaqja mysafire “Prishtina – vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” vjen sot, nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.
Produksioni i Qendrës Multimedia, me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj, sjell një rrëfim të fuqishëm për fatin e një qyteti që humb ëndrrën e tij bashkë me arkitektin. Duke u mbështetur në historinë e arkitektit Rexhep Luci, shfaqja trajton përplasjen mes vizionit urban dhe interesave të mafisë së ndërtimit.
Përmes një narrative që ndërthur të kaluarën me të tashmen, ajo ngre pyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si ndërtohen dhe shkatërrohen qytetet, si dhe mbi pasojat e transformimeve të pakontrolluara urbane. Njëkohësisht, shfaqja vjen si homazh për figurën e Lucit dhe si thirrje për reflektim mbi humbjen e identitetit të qytetit.
Në këtë produksion interpretojnë aktorët Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj.
Kulturë
Koncert që feston trashëgiminë dhe identitetin kulturor rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve
Published
1 day agoon
April 8, 2026By
UBT News
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Shoqëria Kulturo-Artistike “Durmish Aslano” ka organizuar një koncert të veçantë, duke sjellë në skenë pasurinë e trashëgimisë shpirtërore rome përmes këngëve të vjetra dhe valleve tradicionale.
Interpretimet autoktone përcollën emocione të forta dhe reflektuan identitetin kulturor rom, ku çdo tingull dhe lëvizje rrëfente histori të ruajtura ndër breza. Publiku pati mundësinë të përjetojë nga afër një kulturë të pasur dhe autentike, e cila vazhdon të mbetet e gjallë përmes artit dhe traditës.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të programeve që synojnë ruajtjen, fuqizimin dhe promovimin e diversitetit kulturor në vend.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, si dhe zëvendësministrja Tijana Veljković.
Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon prezantimin dinjitoz të artit tonë në skenat ndërkombëtare.
Sot, në Çeki, publiku ka mundësinë të ndjekë premierën e shfaqjes “TERMIN@L”, një vepër bashkëkohore që sjell në skenë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik të baletit kosovar.
Kjo paraqitje është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të institucioneve tona kulturore, që përmes artit po e prezantojnë Kosovën në botë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke forcuar identitetin tonë kulturor në skenën ndërkombëtare.
Dita e Kushtetutës, UBT vlerëson rolin e saj në ndërtimin e shtetit ligjor
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 9 prill, në vitet nëntëdhjetë
Dita e Kushtetutës së Kosovës
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
