Lajmet

Një masakër e re: Sulmi izraelit në një zonë humanitare shkaktoi dhjetëra viktima

Published

on

Të paktën 40 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit, në një zonë humanitare në Khan Younis. Zona ishte e mbushur me tenda, në të cilat strehoheshin palestinezët. Forcat Mbrojtëse Izraelite e justifikuan sulmin, duke thënë se ishte në një qendër të komanduar nga Hamasi.

Nga ana tjetër, Mbrojtja Civile në Gaza u shpreh për AFP dhe BBC se 40 njerëz janë vrarë në kampin “Al-Mawasi”, ndërsa 60 të tjerë janë lënduar dhe transferuar nëpër spitalet lokale.

Mbrojtja Civile shtoi gjithashtu se ka ndodhur një masakër në Gaza, pasi 20 tenda morën zjarr dhe nga sulmi ajror u hap një krater prej 9 metrash. Nga ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi, nuk ka ende një reagim.

“Ekipet tona janë duke nxjerrë viktimat dhe të lënduarit nga zona e shënjestruar. Kjo duket si një masakër e re nga ana e Izraelit”, u shpreh Mbrojtja Civile.

Forcat Mbrotjëse Izraelite, në një deklaratë u shprehën se në zonën humanitare operonin terroristët e Hamasit dhe ishte një qendër e kontrolluar dhe e komanduar nga Hamasi. “Terroristët përparuan dhe zhvilluan një sulm terrorist ndaj forcave të Izraelit dhe kombit izraelit”.

Ndërkohë, Hamasi e mohon të ketë pasur luftëtarë të pranishëm kur ndodhi ngjarja e rëndë. Përmes një postimi në Telegram, Hamasi u shpreh: “Pretendimet e pushtuesve për prezencën e luftëtarëve tanë janë një gënjeshtër e madhe”.

Situata në Gaza vijon të jetë kaotike dhe e mbushur me ankth e dhimbje. Thuajse të 2.3 milionë banorët që jetojnë në Gaza janë detyruar të zhvendosen të paktën një herë nga shtëpitë e tyre. Disa prej tyre mund të jenë zhvendosur mbi 10 herë. Në kampin ku ndodhi sulmi strehoheshin qindra njerëz, të cilët marrin vetëm shërbimet bazike të jetesës.

Qartazi, sulmi i ri ajror i ndërlikon edhe më shumë bisedimet për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

Sa u përket sulmeve izraelite, Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë bërë disa krime kundrejt civilëve dhe kampeve ku ata strehohen, qysh prej nisjes së luftës më 7 tetor 2023. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 250 njerëz.

Më tej, Izraeli u kundërpërgjigj duke vrarë mbi 40,900 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Mijëra njerëz të tjerë mund të gjenden nën rrënoja dhe qindra palestinezë kanë ndërruar jetë për shkak të pasojave të luftës./UBTNews/

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Vendi

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara