Lajmet

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Lajmet

Rubio shtron darkën “Transatlantike” në New York, të pranishëm edhe ministrat e Shqipërisë e RMV-së

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka organizuar më 24 shtator atë që nihet si “Darka Transatlantike” 2025 me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë gjithashtu edhe ministrat e Jashtëm të Armenisë, Azerbajxhanit, Zvicrës dhe Ukrainës, por jo edhe ndonjë përfaqësues i ndonjë shteti tjetër.

Rubio në këtë organizim kishte folur për rëndësinë e aleancave transatnaltike për ruajtjen e paqes dhe angazhimin historik të shteteve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe rëndësinë e angazhimit për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Në këtë darkë të shtruar në New York ka qenë e pranishme kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, e cila ka thënë se aleanca në mes të SHBA-së dhe Shqipërisë po frocohet edhe më tej në dimension politik, ekonomik dhe atë të sigurisë./D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

Në UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj

Published

on

Ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj, student në nivelin Master në Fakultetin e Politikave Publike dhe Menaxhimit në UBT, mbrojti me sukses tezën e tij me temë: “Rëndësia e regjimenteve të këmbësorisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës – Një perspektivë strukturore: studim krahasimor (FSK, Ushtria Amerikane dhe NATO)”.

Ky punim, i cili u realizua me përkushtim të madh, i siguroi Major Musajt diplomën dhe gradën shkencore “Master në Politika Publike dhe Menaxhim”.

Komisioni vlerësues, i përbërë nga Prof. Dr. Hajdi Xhixha (kryetare), Prof. Dr. Arian Kadriu (anëtar) dhe Prof. Dr. Bahri Gashi (mentor), e vlerësuan këtë hulumtim si të parë në format dhe strukturën e tij në këtë fushë, duke e konsideruar si një punim serioz shkencor dhe mjaft kompleks.

Prezantimi i të gjeturave, argumentimi dhe krahasimi i hipotezave u vlerësuan me performancë të lartë akademike dhe notë maksimale, duke reflektuar një strukturë të qartë operacionale ushtarake dhe qasje profesionale në trajtimin e temës.

Major Vilson Musaj, i cili u gradua në këtë gradë më 1 korrik 2025, është emëruar Oficer për Bashkëpunim me ODC dhe Iowa (Office for Defense Cooperation – Zyra për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane) në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai vazhdon të shërbejë aktualisht në këtë departament të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe integrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Continue Reading

Lajmet

Paraqiten në gjykatë shtatë të arrestuarit në operacionin “Qielli i thyer”

Published

on

By

Po mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Pejë, në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.

Të pandehurit dyshohen për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe pastrimi i parave.

Ata, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë, 11,065 euro para të gatshme, 34 automjete, shtatë armë zjarri, dokumente personale me identitet të rremë.

Operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë evropiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ambasada gjermane njofton për takimin Kurti-Rohde

Published

on

By

Ambasada gjermane ka njoftuar për takimin lamtumirës që pati ambasadori Jorn Rohde me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në Kryeministri.

“Me rastin e lamtumirës së tij, Ambasadori Jörn Rohde u prit nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e falënderoi atë për pesë vitet e tij të shërbimit të përkushtuar”, tha ambasada.

Për këtë takim të para dy ditëve kishte njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në jetën e tij”, u tha në njoftim.

Rohde i shkoi në zyre Kurtit pas letrës së BE-së që të mos ketë takime më në zyrë te Kurti derisa të zgjidhet qeveria e re./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara