Lajmet

Një i arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën mbrëma ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale në qytetin e Podujevës.

I dyshuari, me inicialet E.M., është arrestuar në rrugën “Ali Ajeti”, ndërsa gjatë aksionit është kryer edhe kontroll në një lokacion të caktuar, ku janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë e konsiderueshme parash, si dhe dëshmi të tjera të mundshme.

“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë parash etj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Lajmet

​Mbi një mijë fëmijë vrapuan në Prishtinë për Ditën Olimpike

Published

on

By

Mbi një mije fëmije te shkollave fillore të Prishtinës kanë realizuar sot vrapimin olimpik dhe kanë praktikuar disiplina te ndryshme sportive në kuadër të Ditës Olimpike.

Ky aktivitet i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Olimpik, vjen në moton “Le të lëvizim” që ka për qëllim ta tregojë rëndësinë e aktivitetit sportiv në shëndetin e fëmijëve.

Në hapje të DItës Olimpike, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, theksoi se lëvizja është shumë e rëndësishme për fëmijët pasi i bënë ata më të shëndetshëm.

“Është dita kur festojmë sportin, dita kur festojmë shëndetin dhe lumturinë tuaj…Ky vit ka qenë mjaftë masovik dhe kemi pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga të gjitha komunat e Kosovës, pra nga 26 komuna…Dita olimpike dhe motoja e kësaj dite ‘Let’s move’, apo ‘Të lëvizim’ është shumë e rëndësishme për ju fëmijë të dashur sepse të lëvizim, na bënë të shëndetshëm, të merremi me sport. Besoj që shumica prej jush merreni me sport e disa të tjerë kanë synime që të merren me sport…Komiteti Olimpik do të jetë gjithmonë krahë jush, gjithmonë do ta keni përkrahjen tonë sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, deklaroi se përmes këtyre aktiviteteve, Kosova po i tregon botës që e ka prioritet marrjen em sport.

“Falemnderit të gjithë juve që keni ardhur sot bashkarisht që të vrapojmë, të bashkohemi, të tregojmë që jemi të shëndosh, të merremi me sport, e kryesisht me atletikë, sepse atletika është mbretëresha e sporteve…Kemi punuar për një muaj e gjysmë për këtë ditë që ta shënojmë dhe t’i tregojmë Federatës Botërore të Atletikës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që ne kemi fëmijë, vajza dhe djem të cilët sot këtë ditë do ta shënojnë në paqe dhe në liri të gjithë së bashku”, tha Sylejmani.

Përveç Prishtinës, aktivitet të ngjashme janë shënuar gjatë kësaj jave edhe në 26 komuna të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Dita e Çlirimit në Istog, “triumf për liri dhe drejtësi”

Published

on

By

Kuvendi Komunal i Istogut me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të kësaj komune nga okupatori serb ka mbajt seancë solemne dhe gjatë ditës janë paraparë aktivitete të shumta në këtë qytet. Në këtë seancë u tha se çlirimi i kësaj komune ishte triumf i popullit për liri dhe dinjitet.

Seanca solemne nisi me një minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve për liri.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati teksa uroi të gjithë qytetarët e kësaj komune për këtë ditë, tha se 20 qershor 1999 mbetet pikë me peshë shekullore për lirinë e vendit.

Ferati tha se tashmë për këtë komunë kanë vizion për zhvillim.

“Mbetet pikë referimi e lirisë dhe pikë me peshë shekullore e sakrificës. Ne tashmë kemi vizion të qartë se kemi motiv në piedestalin më të lartë të krenarisë qëndrojnë dëshmorët e rënë për liri…Kuptuan se atë ditë fitoi shpresa mbi frikën, e qëndresa e popullit vlejti, dhe Istogu i lirë kishte nevojën për angazhim e zhvillim e për ta sjell në ditën ku jemi sot. Liria nuk është mungesë e luftës, liria është drejtësi, liria është barazi, liria është arsim, është mundësi dhe thirrje për të dhënë më shumë të mos e privojmë vetën nga ajo që e fituam me plotë mund, sepse sot prej atyre që luftuan me dhe pa uniformë, prej atyre që ranë në derë të shtëpisë e në frontin ushtarak prej të gjallëve që nuk u dorëzuan kurrë ju uroj ditën e çlirimit të Istogut”, tha ai.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Istogut, Enver Rugova tha se 20 qershori i vitit 1999 shënon fundin e një periudhe të errët dhe të dhimbshme për popullin tonë.

Rugova theksoi se çlirimi i Istogut ishte triumf i vullnetit të popullit për liri e drejtësi.

“Ky është një moment reflektimi, mirënjohje, angazhimi për të ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë e lavdishme që na është lënë nga ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. 20 qershori i vitit 1999 shënon fundin e një periudhe të errët dhe të dhimbshme për popullin tonë, pas shumë vitesh vuajtje dhe persekutimesh Istogu u çliruara, ky çlirim nuk ishte vetëm një ngjarje ushtarake, por një triumf i vullnetit të popullit për liri, dinjitet dhe drejtësi”, tha ai.

Fjalë rasti në këtë seancë solemne për 26-vjetorin e çlirimit të Istogut mbajtën edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në 26-vjetorin e çlirimit të komunës së Istogut do të bëhen homazhe tek shtatorja e presidentit, Ibrahim Rugova, bëhet përurimi i shtatores së heroit, Selman Kadria, si dhe përurimi i memorialit të dëshmorëve në Vrellë. Më 20 qershor 1999 Istogu u çlirua nga okupatori serb

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale ndaj një gruaje kosovare.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës./betimipërdrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Ujësjellësi nis aksionin e shkyçjeve ndaj borxhlinjëve që kanë mbi 3000 euro borxh

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nisur aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të akumuluara mbi 3000 euro. Me moton “Pa pagesë, pa ujë!”, KRU Prishtina njofton se shkyçjet do të jenë të menjëhershme për të gjithë debitorët që nuk kanë bërë pagesat e nevojshme.

Sipas njoftimit, janë realizuar disa shkyçje në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ndërsa aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të kryeqytetit dhe rajonit që mbulon kompania.

Përgjegjësia është e secilit. Të gjithë ata që nuk e përmbushin obligimin për pagesën e shërbimeve të ujit, do të përballen me ndërprerje të furnizimit. Borxhet mbi 3000 euro nuk do të tolerohen më”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat në kohë për të shmangur masa të tilla./betimipërdrejtësi

Continue Reading

Të kërkuara