Kuriozitete

​Një furrë buke burgu zbulohet në Pompei

Furra u përdor edhe si një burg ku skllevër dhe gomarë mbylleshin dhe shfrytëzoheshin për të bluar miellin.

Published

on

Arkeologët që gërmonin në Pompei kanë zbuluar një furrë buke që u përdor edhe si një burg ku skllevër dhe gomarë mbylleshin dhe shfrytëzoheshin për të bluar miellin.

Zbulimi paraqitet si një hapësirë e ngushtë me vetëm dritare të vogla me grila hekuri për kalimin e dritës dhe gropa në dysheme për të drejtuar lëvizjen e kafshëve.

Furra e bukës ndodhet në Regio IX, insula 10, ku gërmimet janë duke u zhvilluar si pjesë e një projekti më të madh për të mbështetur dhe mirëmbajtur frontet që rrethojnë zonën ende të paeksploruar të qytetit antik romak që u varros nga shpërthimi i malit të afërt Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit./ANSA/

Kuriozitete

Studimi: Ajri i Everestit mund ta mposhtë Parkinsonin

Published

on

Ajri i hollë, i ngjashëm me atë të kampit bazë të Everestit, mund të ndihmojë në ngadalësimin apo edhe kthimin prapa të simptomave të Parkinsonit, sugjeron një studim i ri i botuar në Nature Neuroscience, ka raportuar The Independent.

Studiuesit nga Harvard Medical School kanë zbuluar se proceset e dëmtuara qelizore në tru shkaktojnë grumbullim të tepërt të molekulave të oksigjenit, gjë që çon në shfaqjen e simptomave të Parkinsonit. Ky oksigjen dëmton qelizat nervore, ndërsa marrja e saj në masë më të vogël ndihmon në mbrojtjen e tyre.

“Bazuar në këtë evidencë, u bë shumë interesante për ne të kuptonim efektin e hipoksisë (mungesës së oksigjenit) te Parkinsoni”, tha autori i studimit, Fumito Ichinose.

Një tjetër studiues, Vamsi Mootha, ka shtuar se niveli i ulet i oksigjenit mund t’i lehtësojë simptomat e sëmundjes në fjalë.

“Ne pamë së pari që niveli i ulët i oksigjenit mund të lehtësonte simptomat në disa sëmundje të lidhura me mitokondrit, si sindroma Leigh dhe ataksia e Friedreichut… Kjo ngriti pyetjen: A mund të vlejë e njëjta gjë edhe për sëmundjet më të zakonshme neurodegjenerative, si Parkinsoni?”, ka thënë ai.

Mitokondria membrana apo mbështjellësi i qelizës e cila e furnizon me energji.

Studiuesit injektuan proteina që quhen α-synuclein (shkaktojnë formimin e trupave Lewy) te minjtë, duke imituar gjendjen e pacientëve me Parkinson. Një grup minjsh qëndroi në ajër normal me 21% oksigjen, ndërsa tjetri në dhoma me vetëm 11% oksigjen, ekuivalent me jetën në 4,800 metra lartësi.

Pas tre muajsh, minjtë që thithnin ajër normal kishin nivele të larta të trupave Lewy, humbje të neuroneve dhe probleme serioze në lëvizje. Ndërsa minjtë e mbajtur në ajër me pak oksigjen nuk humbën asnjë neuron dhe nuk patën probleme lëvizjeje, ani pse trupat Lewy u formuan.

“Shumë oksigjen në tru rezulton të jetë toksik. Duke ulur furnizimin e përgjithshëm me oksigjen, po ndërpresim karburantin e këtij dëmtimi”, tha Mootha.

Kur trajtimi me ajër të hollë filloi gjashtë javë pas injektimit, pasi simptomat ishin shfaqur, minjtë përmirësuan aftësitë motorike, u zhdukën sjelljet e ngjashme me ankthin dhe ndaloi humbja e neuroneve. Shkencëtarët po punojnë për të krijuar “hipoksi në një pilulë”, barna që imitojnë efektet e nivelit të ulët të oksigjenit për të trajtuar sëmundjet që burojnë nga dëmtimet e mitokondrive.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se nevojiten më shumë kërkime para se ky zbulim të zbatohet tek njerëzit.

“Ndoshta nuk është trajtim për të gjitha llojet e neurodegjenerimit, por është një koncept i fuqishëm, që mund të ndryshojë mënyrën se si mendojmë për trajtimin e këtyre sëmundjeve”, ka thënë Mootha.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse na merr gjumi kur bie shi?

Published

on

Shumë prej nesh e ndiejnë: sapo fillon shiu, na vjen dëshira të futemi nën batanije dhe të flemë gjumë.

Tingujt e shiut, qielli i errët dhe lagështia na bëjnë të ndjehemi të lodhur dhe të përgjumur. Por pse ndodh kjo?

Më poshtë kemi tre renditur tre arsye.

Tingujt e shiut na qetësojnë

Tingulli i pikave të shiut është një lloj zhurme e butë që quhet “zë rozë”. Kjo zhurmë është e lehtë për veshin dhe na ndihmon të relaksohemi, ashtu si tingujt e detit ose fëshfërima e gjetheve. Trupi ynë e ndjen këtë qetësi dhe përgatitet për gjumë – është si një ninullë natyrale.

Qielli i errët ndikon në trupin tonë

Kur bie shi, qielli mbulohet me re dhe bëhet më i errët. Kjo bën që trupi ynë të prodhojë më pak serotoninë, një hormon që na jep energji dhe na përmirëson humorin. Në të njëjtën kohë, rritet prodhimi i melatoninës, që është hormoni i gjumit. Kështu, trupi ynë mendon se është kohë për të fjetur.

Lagështia na lodh

Shiu sjell lagështi në ajër. Kur ka shumë lagështirë, ajri bëhet më i rëndë dhe mushkëritë tona duhet të punojnë më shumë për të marrë oksigjen. Kjo na lodh më shpejt dhe na bën të ndihemi pa energji.

 

 

 

 

Continue Reading

Kuriozitete

Këto janë 10 punët më stresuese në botë

Published

on

Stresi është fatkeqësisht një realitet për shumë punonjës. Sipas “CareerCast”, disa punonjës përballojnë stresin është virtualisht i gjithëpranishëm, i shkaktuar nga: udhëtimet, afatet, puna në sytë e publikut, konkurrenca, nevojat fizike, kushtet mjedisore dhe rreziqet e hasura.

Sajti i kërkimit të punës ka identifikuar ato që besohet se janë 10 punët më stresuese.

Çdo punë është stresuese për arsye të ndryshme. Ushtarët dhe zjarrfikësit janë në krye të listës, për shkak të rrezikimit të jetës së tyre ose të të tjerëve.

Ndërkohë që stresi i gazetarëve dhe specialistëve të marrëdhënieve me publikun mund të vijë nga afatet dhe rrethanat jomirëpritëse.

Ja lista e 10 punëve më stresuese:

1. Ushtari

2.Zjarrfikësi

3.Piloti i avionit

4.Oficeri i policisë

5.Koordinator eventi

6.Specialist i marrëdhënieve me publikun

7.Drejtuesi i korporatës

8.Transmetuesit televiziv

9.Gazetari

10.Shoferi i taksive

Continue Reading

Kuriozitete

Pyetjet për trurin që mbeten ende mister

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara