Published
5 years agoon
By
Betim GashiTeksa Kampionatit Evropian të Futbollit “Euro 2020” po i vije fundi me finalen e shumëpritur që mbahet të dielën, është koha t’i bëhet një vështrim këtij turneu që mbërtheu kontinentin evropian me drama të minutës së fundit dhe një mori golash. Por, gjithashtu ky ka qenë një kampionat i mbushur me kundërthënie politike, pasi kjo ngjarje sportive njëmujore është bërë një mikrokozmos për shumë çështje me të cilat Evropa po përballet për momentin.
Dhe ndoshta narrativi më i madh, që Brukseli dëshpërimisht dëshiron të shmangë, mund të ndodhë në finale: suksesi i Anglisë së Brexit-it.
Por, le të fillojmë nga e para: përzierja e sportit me politikën nuk është diçka e mirë. Këtë e thonë vazhdimisht zyrtarët e lartë sportivë, sportistët dhe shumë tifozë. Mund të mos jetë “luftë me mjete të tjera”, por në një kontinent, që në pjesën më të madhe nuk është i përfshirë në konflikt të përgjakshëm dhe ku të paktën teoria e Zonës Shengen do të duhej të hiqte kontrollet në kufijtë kombëtarë në mes të shumë shteteve, “Euro 2020” ofroi një hapësirë të pranueshme për të kanalizuar patriotizmin e zjarrtë.
Vetëm nëse e analizoni pak kampionatin “Euro 2020”, mund të vëreni shumë lajme politike, që përzihen edhe me goditjet nga këndi në fushën e gjelbër dhe me kartonët e kuq, që ishin të diskutueshëm.
Tek e fundit, ky kampionat pandemik, u mbajt një vit më vonë sesa fillimisht ishte planifikuar, por për kuriozitet prapëseprapë u quajt “Euro 2020”. Shumë menduan se ishte çmenduri që kjo ngjarje të zhvillohej në 11 shtete të ndryshme, teksa ende ka njerëz që po vdesin nga koronavirusi. Po ashtu, ky turne u bë edhe më komik dhe më politik kur disa qytete lejuan që stadiumet të mbusheshin me tifozë dhe që tifozët e huaj të lejoheshin në tribuna, ndërsa disa qytete të tjera kishin masa më të ashpra. E vetmja gjë për të cilën duket se të gjithë pajtohen është se ky kampionat do të jetë një ngjarje super-shpërndarëse, kur një valë e re e pandemisë COVID-19 ta godasë kontinentin evropian më vonë gjatë stinës së verës.
Por, ka edhe më shumë. Fillimisht u shfaq problemi se cili ekip apo lojtarët e cilës kombëtare do të uleshin në gjunjë para fillimit të lojës për të kundërshtuar padrejtësitë racore – një gjest ky që u përdor më shumë pas vrasjes së George Floyd vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara. Turmat, ndërkaq, kanë brohoritur ose fishkëllyer pothuajse në masë të njëjtë – ndoshta duke treguar kështu edhe tensionet që ekzistojnë lidhur me të drejtat e pakicave kombëtare, që mund të jenë problem në kontinentin evropian.
Pastaj ishte rasti i fanellës së ekipit të Ukrainës, ku u vendosën kufijtë shtetërorë dhe ku përfshihej edhe Krimea dhe në të ishte edhe slogani “lavdi Ukrainës”, që Rusia fuqishëm e kundërshtoi. Ky slogan u cilësua politik nga UEFA dhe u hoq nga fanellat e ekipit ukrainas, por e gjithë kjo gjë ishte një kujtesë e zymtë e luftës që po vazhdon.
Sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautoviq, babai i të cilit është serb, ka fyer në baza racore shqiptarët etnikë në kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, gjë për të cilën u suspendua për një lojë. Ky rast, shpërfaqi edhe një herë tensionet që ende ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, loja e shumëpritur Angli-Skoci u luajt në sfondin e zhurmës për shkëputjen e Skocisë. Dhe për më tepër, ishin edhe kundërthëniet që e përcollën të ashtuquajturin “ligj kundër LGBTI+” të Hungarisë, ku u vendosën flamujt me ngjyra të ylberit dhe bilborde në stadiume. Kjo ndoshta është çështja më e ndjeshme politike që tash për tash e ka kapluar Evropën.
Por, në fund të fundit, fituesi i këtij kampionati do ta shkruajë narrativin kryesor. Është e vërtetë që gazetarët dhe komentatorët janë ata që shpesh e shkruajnë narrativin, duke gjetur paralele në politikën bashkëkohore. Merreni shembullin e fitores së Kupës së Botës nga Franca më 1998 dhe 2018. Në të dy rastet, Franca u lavdërua pasi iu përmbajt motos së saj “Liberté, égalité, fraternité” (Liri, barazi, vëllazëri) përmes një ekipi multi-etnik në kohën e nacionalistit Jean-Marie Le Pen më 1998 dhe 20 vjet më pas, në kohën e bijës së tij, Marine.
Danimarka ende e kujton verën e vitit 1992, kur pa e kuptuar, fitoi një biletë falas për në “Euro”, teksa Jugosllavia kishte shpërthyer në luftë. Ata e fituan kampionatin, vetëm disa javë pasi ata kishin refuzuar Traktatin e Mastrihtit të BE-së dhe më pas draftuan rrugët ligjore për vete sa i përket këtij traktati. Danezët po fluturonin. Fitorja e Gjermanisë më 2014 në Kupën e Botës ofroi mundësinë që të prezantohej një fytyrë më e butë para botës, pas viteve të shumta me akuza se gjermanët janë të ashpër – ata u prezantuan si një shtet që mund të integrojë të tjerët dhe të zbusë patriotizmin e publikut, kurse fitorja e Greqisë më 2004 në Kampionatin Evropian, dhe mbajtja e Lojërave Olimpike në Athinë në po të njëjtin vit, ishte fillimi i asaj që do të përfundonte me kolapsimin e ekonomisë greke disa vjet më vonë.
Tani, papritur Brukseli gjendet para mundësisë së fitores së Anglisë. Dhe nuk është kjo Anglia normale, me tifozë të zhurmshëm që këndojnë “po kthehet në shtëpi”, duke iu referuar fitores së kampionatit, pas 55 vjetësh, kur kjo kombëtare për herë të fundit kishte triumfuar në Kupën e Botës që u mbajt në Angli.
Kjo është Anglia e Brexit-it. Anglia që e mposhti BE-në më herët gjatë këtij viti në garën e vaksinimit. Shumë pak persona do të mund ta duronin pamjen e kryeministrit britanik, Boris Jonson duke buzëqeshur e mbajtur trofeun dhe duke sugjeruar se ky është sukses i “Britanisë globale”, që nuk zmbrapset nga diktatet e BE-së. Pavarësisht se disa lojtarë anglezë luajnë në liga të tjera evropiane dhe të gjithë morën mësimet e futbollit kur Anglia ishte ende pjesë e bllokut evropian, një fitore e Anglisë në këtë kampionat do të ishte thjesht një pilulë e hidhur për t’u gëlltitur.

BE-ja më shumë do të preferonte që të fitonte ekipi i përtërirë i Italisë, kombëtare e cila do të linte pas fiaskon e tre vjetëve më parë në Kupën e Botës. Italia në këtë kampionat ka luajtur padyshim futbollin më të mirë në të gjitha kampionatet evropiane që ka marrë pjesë, ku tash ka pak stil mbrojtës, një element për të cilin kombëtarja italiane është e njohur.
Shtoja kësaj edhe rrëfimin që ky shtet, që më 2020 u gjunjëzua dhe tani është shtet që qëndron në këmbë dhe udhëhiqet nga kryeministri Mario Draghi – njeriu që Brukseli e vlerëson si personin kyç që shpëtoi euron në kohën sa ishte president i Bankës Qendrore Evropiane. Nuk është çudi që burokratët po iu luten zotave të futbollit për fitoren e Italisë në finalen e të dielës.
Sport
Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris
Published
1 day agoon
February 7, 2026By
ubtnews
Distria Krasniqi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, një nga turnetë më prestigjioze të xhudos botërore. Medalistja e dyfishtë olimpike e Kosovës konfirmoi edhe një herë nivelin e saj elitar në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.
Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, në një duel të fortë të zhvilluar para një audience të madhe në kryeqytetin francez. Me paraqitje të sigurt gjatë gjithë turneut, Distria tregoi se forma e saj mbetet në nivel të lartë.
Kjo medalje e artë përbën një sinjal të fortë për ciklin olimpik që çon drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028, ku Krasniqi synon të vazhdojë historinë e suksesit për veten dhe për xhudon e Kosovës./KosovaPress/
Sport
Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Slam-in e Parisit
Published
3 days agoon
February 6, 2026By
ubtnews
Gjashtë xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Eventin e Madh të Parisit, që do të zhvillohet me datën 7 dhe 8 shkurt në Accor Arena të Parisit.
Kosova të garoj në pesë kategori.
Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg), në krye me Driton Kukën dhe të artën Majlinda Kelmendin, do të synojnë që do të kthehen me medalje në Kosovë.
Ky event do të mbledhë 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit. /KosovaPress/
Sport
Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026
Published
3 days agoon
February 6, 2026By
ubtnews
Sot kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt, duke rikthyer Olimpiadën Dimërore në Evropë me një program rekord dhe theks të veçantë te barazia gjinore dhe qëndrueshmëria.
Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga katër sportistë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në qendër të vëmendjes është skiatorja Lara Colturi, e renditur e pesta në botë, e cila konsiderohet si shpresa kryesore për një medalje olimpike për Shqipërinë. Garat kryesore të saj do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.
Olimpiada e 25-të Dimërore përfshin një rekord prej 116 eventesh medaljesh dhe shënon përparim të madh në barazinë gjinore, me gratë që garojnë në mbi 53 për qind të eventeve. Këto Lojëra shënojnë gjithashtu një moment historik për barazinë gjinore, pasi për herë të parë drejtohen nga një presidente grua e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.
Shqipëria shpreson që pjesëmarrja në Milano–Kortina 2026 të përfaqësojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore në vend dhe, pse jo, të sjellë një sukses historik në arenën olimpike.
Sport
FIBA ia beson përsëri Kosovës Evropianin e Femrave për Shtetet e Vogla
Published
3 days agoon
February 5, 2026
Është hedhur shorti për FIBA Kampionati Evropian të Femrave për Shtetet e Vogla dhe grup moshat e reja, ku Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj.
Dardanet do të jenë në Grupin B, së bashku me Andorrën dhe Armeninë. Ndërkohë, në Grupin A janë Malta, Gjeorgjia dhe Shqipëria.
Kjo do të jetë hera e dytë që FIBA Kampionati Evropian i Femrave për Shtetet e Vogla organizohet në Kosovë, pasi më 2024 ishte organizuar në Prishtinë.
Gjatë kësaj vere, Kosova do të organizojë edhe FIBA U18 Eurobasketi i Femrave, Divizioni C, kampionat që po ashtu do të organizohet në Pejë nga 21 deri më 26 korrik, ku marrin pjesë shtatë shtete.
Kosova është në Grupin B, së bashku me Armeninë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin, kurse në Grupin A janë: Malta, Shqipëria dhe Qipro.
Kjo verë do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete, pasi në përgjithësi, Kosova do të garojë me pesë Përfaqësuese në arenën evropiane, U20 meshkujt, U18 meshkujt dhe femrat dhe U16 meshkujt dhe femrat.
Kosova U16 femrat do të jenë në Grupin A, së bashku me Maltën dhe Gjeorgjinë, në Divizionin C, që mbahet në Maltë nga 7 deri më 12 korrik.
Kosova U16 meshkujt do të jenë në Grupi A, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, San Marino dhe Moldavia. Divizioni C do të mbahet në Armeni nga 4 deri më 12 korrik.
Kosova U18 meshkujt janë në Grupi A, ku do të garojnë edhe Armenia, Andorra dhe Gjibraltari. Gara e Divizionit C do të mbahet në Shkodër nga 21 deri më 26 korrik.
Kosova U20 meshkujt do të garojë në Divizionin B, ku edicionin e kaluar kishte hyrë në Top 8, njëherë suksesi më i madh te gjeneratat e reja. Dardanët e rinj janë në Grupin C, ku marrin pjesë edhe Islanda, Portugalia, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Qipro. Ky kampionat mbahet nga 10 deri më 19 korrik në Sllovaki. /Kosova Press/
Foto: KosovaPress
Rektori Hajrizi zhvilloi takime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Një gjykatë ushtarake në Rusi zbuloi të vërtetën rreth njërës prej humbjeve më të rënda të luftës në Ukrainë
Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris
“Hajdutët 2.0” që ju vjedhin me pajisje POS!
Gjakovë: Paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash
Policia e Maqedonisë së Veriut bën sekuestrimin më të madh të kanabisit ndonjëherë, raporton TV MRT
Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi
Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
