PlayStation dje prezantoi edicionin e veçantë të State of Play Japan, gjatë të cilit u zbuluan video-lojërat e ardhshme, përmbajtjet e reja DLC dhe datat e publikimit për disa nga titujt më të njohur.
Adhuruesit e lojërave priten me shumë surpriza, nga aventurat horror dhe RPG-të aksion, te simulimet narrativ dhe lojërat garuese.
Një nga titujt më të spikatur është BlazBlue Entropy Effect X, një ‘spin-off’ aksion roguelike i serisë së njohur, i cili do t’u lejojë lojtarëve të krijojnë stilin e tyre të lojës përmes karaktereve dhe historive të ndryshme.
Adhuruesit e horror-it u tërhoqën veçanërisht nga seria BrokenLore, që sjell histori mbi anën e errët të rrjeteve sociale dhe horror në Tokio.
Për ata që preferojnë përvojat narrativ më të qeta, u prezantua një video-lojë nga seria Coffee Talk, e vendosur në një kafene të rehatshme tokioane, ndërsa titulli aksion-aventuror Damon & Baby do të ndjekë udhëtimin emocional të një demon-lordi dhe një fëmije njerëzor.
Vëmendje të veçantë morën dhe njoftimet për DLC-të e video-lojërave si Dynasty Warriors Origins, Elden Ring Nightreign dhe Gran Turismo 7, që sjellin karaktere të reja, sfida dhe përmbajtje shtesë për titujt ekzistues.
PlayStation zbuloi riprodhimin e video-lojës kult horror Fatal Frame II: Crimson Butterfly, që do t’u japë lojtarëve mundësinë të eksplorojnë një fshat të përhumbur japonez dhe të takojnë shpirtërat e frikshëm përmes një kamere misterioze.
U njoftuan edhe video-lojëra si: MotionRec, Never Grave: The Witch and The Curse dhe Wandering Sword, që sjellin mekanika inovative, histori të pasura dhe botë vizualisht mbresëlënëse.
State of Play Japan 2025 kombinoi tituj japonezë, horror, aksion dhe aventura narrative, dhe u prezantua një monitor 27’’ me dock për karikimin e kontrolleve, për të cilin kemi shkruar më parë. /A.Z/UBT News/

