Kulturë

Një ditë për Kafkën: Shfaqje dhe refleksione në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

Në një pasdite të qershorit në Tiranë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë u transformua në një oaz kulturore për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar, Franz Kafka.

Qendra “Sotir Kolea” u bë vendi ku Markétá Mališová, një regjisore dhe shkrimtare e njohur çeke, dhe Charlotte Aigner, kryetare e Shoqatës Austriake “Franz Kafka”, i zbulojnë botës shqiptare detaje të paimagjinueshme rreth krijimtarisë së tij.

Duke filluar nga një hapje nga Etleva Domi, nëndrejtore e BKSH-së, atmosfera u mbush me emocion dhe kulturë. Ambasadorët Karel Urban dhe Christian Steiner bënë të ditur se Franz Kafka nuk është thjesht një emër, por një udhëtim në botën e absurdit dhe kontradiksioneve, shkruan ATA.

Përkthyesja Elda Gjana Boriçi solli përpara auditorit pjesë të përkthyera të veprave të tij, duke shtuar thellësi dhe ndjenjë të paharrueshme në marrëdhënien tonë me letërsinë e tij.

Dhe për të shtuar më shumë magjinë, BKSH hap ekspozitën e tij me koleksionet e tyre të çmuara, duke e bërë kështu Bibliotekën Kombëtare një destinacion të pazakontë për lexuesit dhe kuriozitetin.

Lufta e Kafkës për t’u kuptuar në një botë të pasigurt mbetet një frymëzim për gjeneratat, duke na mbushur me pyetje dhe reflektime për jetën, krijimtarinë dhe vlerat e vërteta që marrin formë në një botë të pandryshueshme.

Kjo veprimtari jo vetëm që shënoi një ditë të rëndësishme për kulturën dhe lidhjet ndërkombëtare, por gjithashtu e bëri kuptimplotë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, duke e ngritur atë në piedestalin e merituar të respektit dhe admirimin tonë./UBTNews/

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara