Nuk është çaj, por përgatitet si një infuzion. Nuk përmban kafeinë, por jep energji. Vjen nga Japonia, por po fiton gjithnjë e më shumë vend edhe në kuzhinat perëndimore.
Quhet soba cha, dhe nuk është thjesht një pije, është ritual i vogël i përditshëm që bashkon mirëqenie, shije dhe thjeshtësi.
Çfarë është soba cha?
Me origjinë nga zonat malore të Japonisë, soba cha është infuzion i përgatitur me kokrra hikërre të pjekura. “Soba” i referohet hikrrës, përbërës përmes “soba noodles”, “cha” do të thotë çaj, përkthehet si “çaji i hikrrës”, s’është çaj në kuptimin tradicional, pasi nuk përmban gjethe të bimës Camellia sinensis.
Në kulturën japoneze, soba cha trajtohet me të njëjtin respekt si çaji i zakonshëm: përgatitet me kujdes, pihet ngadalë dhe shërbehet gjatë momenteve të qeta.
Pija ka shije të ngrohtë të pjekur, me nuanca ajthie e aromë të ngjashme me bukën e sapo pjekur. Ngjyra varion nga ari në amber, është pjesë e përvojës shumëdimensionale që pija ofron. Hikërra, pa gluten, e pasur në vlera ushqyese e rezistente, ka qenë për shekuj me radhë një bazë në dietën e rajoneve rurale të Japonisë. Sot, soba cha përfaqëson një kombinim perfekt mes thjeshtësisë tradicionale dhe një qasjeje moderne ndaj shëndetit dhe mirëqenies.
Në vitet e fundit, soba cha ka kaluar nga një produkt i veçantë etnik në fenomen mirëqenieje, edhe në vende si Italia. Njerëzit e kërkojnë në dyqanet bio, në restorantet autentike japoneze, apo menu të konceptuara me fokus shëndetin.
Arsyeja? Soba cha ofron një alternativë natyrale dhe efektive për ata që duan të kujdesen për trupin dhe mendjen, pa përdorur suplemente artificiale.
Kokrra e hikrrës është e pasur me rutina, një flavonoid me veti të fuqishme antioksiduese dhe mbrojtëse për sistemin kardiovaskular. Studimet ndërkombëtare sugjerojnë se rutina ndihmon në forcimin e kapilarëve, uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Në mjekësinë popullore japoneze, soba cha shpesh këshillohet edhe për të moshuarit si mbështetje natyrale për shëndetin e zemrës.
Për më tepër:
Nuk përmban kafeinë, ndaj mund të konsumohet edhe në mbrëmje
Është i pasur me minerale si magnez, mangan dhe zink
Ndihmon në funksionimin e sistemit nervor dhe në menaxhimin e stresit
Ka veti diuretike dhe përmirëson tretjen
Është gluten free, ndaj i përshtatshëm për celiakët ose për ata që ndjekin një dietë pa gluten
Si përgatitet soba cha?
Shtoni një lugë gjelle hikërr të pjekura në filxhan me ujë të valuar, lërini për rreth 5 minuta Filtroni dhe është gati për ta shijuar.
Soba cha mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë (duke e ftohur më pas ose duke bërë përgatitje me ujë të ftohtë gjatë verës).
Shija mund të ndryshojë në varësi të shkallës së pjekjes: më e lehtë për një aromë delikate, më e errët për një shije më të thellë dhe të pasur.