Kronikë e zezë

Një burrë u arrestua për dhunim në Prizren

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Published

on

Policia sot ka informuar se një burrë është arrestuar për dhunim në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte keqpërdor seksualisht-dhunuar viktimën femër”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Lajmet

​Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova në Tetovë

Published

on

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk.

Policia dhe Prokurori Publik kanë dal në vendngjarje duke kryer hetimet./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Një shtetas i huaj theret me thikë në Gjakovë, dërgohet për mjekim në QKUK

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi dyshohet se ishte therur me thikë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa viktima dyshohet se ka pasur dy plagë kur ka pranuar trajtim mjekësor.

Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK teksa Policia ka nisur hetimet për rastin./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara