Kronikë e zezë

Një burrë dënohet me 7 vjet burgim për grabitje

Ai poashtu është dënuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Published

on

Një burrë sot në Prishtinë është shpallur fajtor për dy vepra penale, “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se i akuzuari B.K është dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Grabitje”, ndërsa, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, është dënuar me 1 mijë euro.

“I akuzuari B.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 04.03.2020 deri me datë 08.12.2022, ndërsa për veprën penale, dispozitivi Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, gjykata i shqiptoi dënim gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro. Sa i përket veprës penale në bashkëkryerje e në vazhdimësi, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPK-së, të njëjtin gjykata e liroi nga akuza, në mungesë të provave. I akuzuari B.K detyrohet që të dëmtuarit S.G t’ia paguajë dëmin në shumë prej 280 euro, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa sa i përket të dëmtuarës “Exfis” e njëta udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, i akuzuari po ashtu detyrohet që të paguajë shpenzimet gjyqësore sipas fletë shpenzimit të kësaj gjykate në shum֝ën prej 500 euro, ndërsa në Fondin e viktimave shumën prej 50 euro”, është bërë e ditur në komunikatë.

Me aktvendim të veçantë, siç ka informuar Gjykata, të akuzuarit B.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmet

Ngritët aktakuzë ndaj tetë të pandehurve për keqpërdorime me certifikata të armëve

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar ngritjen e aktakuzës ndaj tetë personave të përfshirë në vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare.

Sipas njoftimit, personat e akuzuar dyshohen për pranim ryshfeti në sektorin privat, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve që lidhen me aftësimin për përdorimin e armëve të zjarrit.

Hetimet e zhvilluara kanë zbuluar se i pandehuri F.G., në cilësinë e menaxherit në poligonin “R….”, dyshohet se ka pranuar shumën prej 600 eurove nga një kandidat për t’i siguruar certifikatën e aftësimit pa u nënshtruar trajnimit dhe provimeve të parapara me ligj. Në këtë veprimtari, ai pretendohet se është ndihmuar në vazhdimësi nga i pandehuri M.G., i cili ka mundësuar pajisjen e kandidatëve me dokumentacion në kundërshtim me procedurat ligjore.

Ndërkaq, në poligonin “D….” në Prizren, instruktorët S.B., R.M., dhe H.N. akuzohen se kanë shënuar të dhëna të rreme në dokumente zyrtare, duke nënshkruar certifikata për persona që nuk kanë ndjekur trajnimet teorike dhe praktike. Po ashtu, administratorja e këtij poligoni, B.G., dyshohet se ka plotësuar kërkesat për provim me të dhëna të kandidatëve dhe ka nënshkruar në emër të tyre pa prezencën e tyre fizike.

“Të pandehurit F.G. dhe M.G., ekziston dyshim i bazuar mirë për veprën penale ‘’Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat’’ nga neni 309 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërkaq, të pandehurit S.B., R.M., dhe H.N., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” nga neni 390 i KPRK-së, sipas njoftimit të Prokurorisë.

Përveç këtyre, aktakuza përfshin edhe të pandehurit B.H., S.B., dhe B.G. për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe rasteve të posaçme të falsifikimit të dokumentit.

“Ndërsa të pandehurit B.H., S.B., dhe B.G., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumentit” nga neni 391 KPRK-së”, sipas njoftimit.

Prokuroria bën të ditur se këto veprime bien ndesh me nenin 12 të Ligjit për Armë dhe udhëzimet administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u bazuar në provat e mbledhura gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi vajzën e tij në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërsa më vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëditor.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore për veprën penale -Hetim mbi vdekjen për një shtetas të huaj i cili ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje.

Sipas raportit të policisë viktima ishte i hospitalizuar nga 9 marsi 2026 në QKUK.

Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Prishtinë: Arrestohet i mituri pasi therë me thikë një person

Published

on

By

Policia e Kosovës ë raportin e saj 24 orësh ka njoftuar së ka arrestuar një të mitur në Prishtinë pasi i njëjti ka therë me thikë një person tjetër.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në raport rasti është klasifikuar si – lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi kontroll apo posedim  i pa autorizuar i armës

Continue Reading

Të kërkuara