Kronikë e zezë

Një 44-vjeçar goditet për vdekje nga një veturë në Ferizaj

Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Published

on

Një këmbësor i moshës 44-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë mbrëmë në mesnatë në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Me datën 01.11.2022 rreth orës 00:05 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve nē Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni me fatalitet, e përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore, të cilin e drejtonte shoferi B.G (M/K) i moshës 44 vjeçar dhe këmbesori N.O ( M/K) i moshës 64 vjeçar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima/këmbësori ka ndërruar jetë”, tha Veseli.

Njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes, konfirmon zëdhënësi policor, dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksin, ndërsa i dyshuari/ shoferi është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, tha mes tjerash ai.

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të posedimit të paligjshëm të armëve në Kamenicë dhe Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka evidentuar dy raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Kamenicë dhe Prizren.

Në Kamenicë, më 27 shtator policia ka kryer bastisje në banesën e një të dyshuari mashkull kosovar, me vendim të prokurorit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tre doza me plumba. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetim të mëtejshëm.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Korishë të Prizrenit, po më 27 shtator.

Gjatë një bastisjeje në kulmin e shtëpisë së një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të dy rastet po hetohen nga autoritetet përkatëse.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara