Lajmet

Niveli i ujit në lumin e Amazonës ka arritur pikën më të ulët

Tharja e shpejtë e degëve të lumit të fuqishëm Amazon ka lënë varkat të bllokuara, duke ndërprerë furnizimin me ushqim dhe ujë për fshatrat e largëta të xhunglës.

Published

on

Niveli i ujit në portin e madh të lumit të Amazonës në Brazil ka arritur pikën më të ulët në të paktën 121 vjet, pasi një thatësirë historike përmbys jetën e qindra mijëra njerëzve dhe dëmton ekosistemin e xhunglës.

Tharja e shpejtë e degëve të lumit të fuqishëm Amazon ka lënë varkat të bllokuara, duke ndërprerë furnizimin me ushqim dhe ujë për fshatrat e largëta të xhunglës, ndërsa temperaturat e larta të ujit dyshohet se kanë vrarë më shumë se 100 delfinë lumenjsh të rrezikuar.

Porti në Manaus, qyteti më i populluar i rajonit i vendosur aty ku lumi Negro takohet me lumin Amazon, regjistroi një nivel uji prej 13.59 metrash (44.6ft) të hënën, sipas faqes së tij të internetit. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i rekordeve në vitin 1902, duke kaluar një nivel më të ulët të të gjitha kohërave në vitin 2010. Disa zona të Amazonës kanë parë nivelet më të ulëta të shiut nga korriku deri në shtator që nga viti 1980, sipas qendrës së alarmit të katastrofave të qeverisë braziliane Cemaden.

Ministria e shkencës e Brazilit fajëson thatësirën për fillimin e këtij viti të fenomenit klimatik El Niño, i cili po nxit modele ekstreme të motit globalisht. Në një deklaratë në fillim të këtij muaji, ministria tha se priste që thatësira të zgjasë të paktën deri në dhjetor, kur efektet e El Niño parashikohen të arrijnë kulmin. Thatësira ka prekur 481,000 njerëz që nga e hëna, sipas agjencisë së mbrojtjes civile në shtetin e Amazonas, ku ndodhet Manaus.

Lajmet

Maqedonci takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Maqedonci teksa njoftoi për takimin mes tyre, thekson se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës, dhe pranin e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestime në Fushë Kosovë dhe Ferizaj për posedim dhe shitje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër shtetas të Turiqsë në Fushë Kosovë.

Të njëjtit dyshohen për posedim dhe shitje të narkotikëve teksa gjatë bastisjes siç bën të ditur Policia ka sekuestuar 1,482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ferizaj

Edhe në Ferizaj, dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Policia gjeti edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden eshtra në Veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Published

on

Disa mbetje eshtrore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë kanë thënë njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Rasti ka ndodhur derisa një familje e cila po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije.

Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis pushimi vjeshtor 2025/26

Published

on

Nxënësit e bankave shkollore në Kosovë për pak ditë do të shkëputen nga mësimi sepse nga sot ata janë në pushimin vjetor të paraparë me ligj.

Ndërkaq, sipas kalendarit zyrtarit, mësimi do të nisë sërish të hënën më datë 3 nëntor.

Njoftim

Sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026, pushimi vjeshtor për nxënësit e shkollave të Kosovës do të zgjasë nga data 29 tetor deri më 31 tetor 2025. Ky pushim tre-ditor u jep nxënësve një periudhë të shkurtër relaksi para se të vazhdojnë me pjesën e dytë të gjysmëvjetorit të parë. Pas përfundimit të pushimit, procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025, në të gjitha institucionet arsimore të vendit.

/S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara