Lajmet

Nisin kufizimet e tregtimit të vajit të lulediellit, të parët që e pësojnë bizneset e vogla

Rënia e prodhimit të farave të lulediellit në Evropë dhe rritja e çmimit nisi që në 2020.

Published

on

Importuesit më të mëdhenj të vajit paralajmëruan se që nga muaji qershor në vend do të fillojë të ndihen kufizimet e vajit ushqimor, për shkak të rënies të lartë të ofertës në tregjet europiane.

Pas shumë shteteve në Europë, që kanë vendosur kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete, në tregun shqiptar të parët që po vuajnë kufizimet e furnizimeve janë tregtarët e vegjël. Bizneset e vogla të mallrave ushqimore të kontaktuara nga “Monitor” pohojnë se nga dyqanet e shumicës nuk mund të blejnë më shumë se 15 apo 30 litra vaj luledielli (1-2 kuti), për shkak të mungesës të furnizimeve.

“Pikat e shumicës nuk të furnizojmë më shumë se 30 litra vaj, pasi edhe ato kanë mungesë furnizimesh. Shqetësim është edhe çmimi i lartë, pavarësisht se konsumatori vijon të blejë markat e vajit të lulediellit. Ndërsa për vajin me çmim më të lirë, por që është një marke e re që ka dalë së fundmi në treg, nuk ka kërkesë”, pohon Qamil Ajazi, drejtuesi i një ushqimore në zonën e Freskut.

Rënia e prodhimit të farave të lulediellit në Evropë dhe rritja e çmimit nisi që në 2020, ndërsa nisja e luftës Rusi-Ukrainë e thelloi edhe më shumë mungesën e prodhimit dhe shtrenjtoi çmimin. Në fillimi të muajit mars vaji i lulediellit iu shit 340 lekë/litër nga 260 që ishte në muajin shkurt. Në raport me muajin shkurt çmimi për muajin maj 2022 është 46,5% më i shtrenjtë.

Aktualisht çmimi i shitjes të vajit të lulediellit, të përcaktuar nga bordi i Transparencës është 381 lekë/litër për konsumatorin dhe 346 lekë për shitjen nga konsumatori. Për importuesit marzhi i fitimit i përcaktuar nga bordi është 35 lekë për litër dhe për tregtarët e pakicës 6 lekë për litër.

Përveç mungesës të furnizimeve, bizneset e vogla ngrenë shqetësimin se marzhi i fitimit që iu lenë pikat e shumicës është 50% më e ulët se marzhi i fitimit i miratuar nga bordi.

“Sot jam furnizuar me 15 litra (1 kuti) vaj “Floriol” me çmim 377 lekë me shumicë dhe me 15 litra me vaj “Olim” me çmim 370 lekë për litër. Nuk mund të furnizohemi me më shumë se dy kuti. Çmimi i shitjes për të dy llojet e vajit do të jetë 380 lekë. Me këto fitime po furnizohemi me këtë produkt vetëm që të mos u mungojë klientëve, pasi as koston e furnizimit nuk arrijmë të mbulojmë. Makinat e shumicës prej javësh nuk vijnë më të na sjellin mallin në dyqanet ushqimore”, pohon një tjetër drejtues i biznesit të vogël në Tiranë.

Importuesit më herët pohuan se në këtë situatë krize nuk përbën më shqetësim çmimi i vajit të lulediellit, por mungesa e gjetjes të produktit. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron” që importon vajin e ambalazhuar hungarez “Floriol” z. Tedi Maraj tha më herët për “Monitor” se nga muaji qershor dhe përgjatë gjithë stinës të verës në treg do të ketë mungesë të produktit. Maraj theksoi se kompania nuk mund të krijojë më tepër se 30 ditë rezerva, pasi në Hungari nuk gjen më furnizime.

Mungesa e furnizimeve u paralajmërua edhe nga një tjetër importues.

“Po shkojmë rreth një situate që rrezikohet të mos ketë vaj në treg duke nisur nga stina e verës. Tashmë për shkak të bombardimeve në pjesën Lindore të Ukrainës operatorët kanë ndërprerë furnizimet nga ky vend. Furnizimet e siguruara nga Ukraina zgjasin në treg për 1 muaj. Në Bullgari dhe Serbi çmimi i vajit vijon të jetë i lartë në vlerat e 420 deri 430 lekëve për litër me TVSH. Në Europë për shkak të rënies të ofertës, sasia e importit është e limituar”, nënvizoi më herët tregtari i vajit. Për vajin e lulediellit situata është rënduar, pasi 80% të konsumit botëror mbulohet nga Ukraina dhe Rusia. Në këto shtete në muajin mars nuk u arrit të mbillet fara e lulediellit. /Monitor.al

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara