Lajmet

Nishio: Kalimi i Kosovës nga përfitues në kontribues, një rrëfim i rrallë

Published

on

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio, ka thënë se Kosova zë vendin e saj si donatore në IDA-21 (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim) duke përmbyllur kështu një cikël të plotë në rrugëtimin e saj të zhvillimit.

Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për të kontribuar në IDA-21 fuqizon objektivat e përbashkëta: zhdukjen e varfërisë dhe ndërtimin e shoqërive të barabarta.

“Vite më parë, Kosova qëndronte mes kombeve që rindërtoheshin nga vështirësitë, duke shfrytëzuar mbështetjen e IDA-s për të hedhur themelet e rritjes. Sot ju i keni shndërruar sfidat në mundësi, duke u shfaqur si një partner i gatshëm për të shtrirë dorën e ndihmës edhe për të tjerët. Ky kalim nga përfitues në kontribues është një rrëfim i rrallë dhe i jashtëzakonshëm, i cili flet për qëndrueshmërinë, vizionin dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj progresit”, ka thënë ai.

“Vendimi juaj për të kontribuar në IDA-21 fuqizon objektivat tona të përbashkëta: zhdukjen e varfërisë dhe ndërtimin e shoqërive të barabarta. Ai na sfidon të gjithëve të rishpikim atë që është e mundur kur vendet ndjekin rrugën e tyre me vendosmëri. Vendosmëria çon në rritje kur kultivohet me partneritet dhe kjo mund të kapërcejë kufijtë dhe brezat”, ka thënë ai.

Aktualitet

Kryeministri Kurti takoi kongresistin amerikan James McGovern

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua në Capitol Hill, Washington D.C., me kongresistin nga radhët e Partisë Demokratike, James McGovern. Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin McGovern për progresin në vend dhe vendimet e Qeverisës së Kosovës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta nga SHBA-të, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga SHBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane.

Kryeministri Kurti gjithashtu e falënderoi kongresistin McGovern për angazhimin e tij të palodhshëm në kërkimin e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë avancimit të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

Gjatë bisedës, të dy u dakorduan të punojnë së bashku për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e investimeve në biznes dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik./S.K/EO/

 

Continue Reading

Botë

Udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe Evropë mirëpresin planin e paqes për Gazën

Published

on

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan të ri paqeje të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë.

Plani, i dakordësuar nga Trump dhe udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake.

Ai përcakton që brenda 72 orësh Hamasi duhet të lirojë 20 pengje izraelite të gjalla dhe mbetjet e pengjeve që besohet se janë të vdekur, në këmbim të qindra banorëve të Gazës të ndaluar, shkruan BBC.

Një burim palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit i tha BBC-së se zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.

Ai kërkon që Hamasi të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës dhe lë derën hapur për një shtet përfundimtar palestinez.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti planin një ditë historike për paqen.

Por, ai tha se Netanyahu do të ketë mbështetjen e SHBA-së për të përfunduar punën e shkatërrimit të kërcënimit të Hamasit nëse Hamasi nuk pajtohet me planin.

Netanyahu më pas tha se Izraeli do ta përfundojë punën nëse Hamasi e refuzon planin ose nuk e zbaton atë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Dinamo Zagreb mposht Slaven Belupon, shkëlqen Arbër Hoxha

Published

on

Dinamo Zagreb e mposhti Slaven Belupon me rezultatin 4-1 dje në kampionatin kroat, ku protagonist ishte Arbër Hoxha, i cili në minutat e fundit të pjesës së parë shënoi dhe më pas asistoi për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë Dinamos së Zagrebit.

Tashmë asgjë nuk është rastësi për sulmuesin e Kombëtares, që në javën e kaluar shënoi ndaj Hajduk Splitdhe se trajneri aktual i klubit kroat, por edhe i mëparshmi, kanë folur për Arbër Hoxhën.

“Pas stërvitjeve të para në fazën përgatitore i thashë të ishte i duruar se do të luante, dhe më vjen mirë që kisha të drejtë për të. Ka shpërthim, di të shënojë, të dalë në kundërsulm”, u shpreh pas fitores trajneri i Dinamo Zagreb, Mario Kovaçeviç.

Ndërkohë ish-trajneri i klubit kroat, Sergej Jakiroviç, ishte ai që këmbënguli për ta transferuar sulmuesin shqiptar te Dinamo Zagreb.

“Çfarëdo që të them për Arbërin është si të harxhoj fjalët, sepse e njoh shumë mirë atë djalë dhe ishte iniciativa ime që erdhi te Dinamo Zagreb. Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur ‘raketë’, por unë e di mirë çfarë kam thënë dhe qëndroj pas çdo fjale. Dua të theksoj se ai vetë kishte dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo Zagreb, më tha se do të vinte për fazën përgatitore sidoqoftë dhe do të nënshkruante çfarëdo të ishte, vetëm që të bëhej pjesë e jona. Do të veçoja edhe faktin se një pjesë të madhe të punës e ka bërë Robert Markulin nga Slaven Belupo, të cilin e falenderoj edhe në këtë rast, sepse Dinamo Zagreb sot ka një lojtar me karakter dhe cilësi të shkëlqyera”, tha ai.

“Personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull Siti këtë verë, por për shkak të bllokimit të merkatos nuk ishte e mundur. Kjo ju tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të”, vazhdoi ai./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Ismajli ulet në fushë dhe kërkon zëvendësim në Kombëtaren e Shqipërisë

Published

on

Ardian Ismajli ka shfaqur shqetësim në ndeshjen që Torino po luante ndaj Parmës. Mbrojtësi i Kombëtares kërkoi menjëherë zëvendësim në minutën e 75-të, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte.

Torino ishte në disavantazh 2 me 1, pikërisht në transfertën e Parmës që ka vlerë për javën e pestë të Seria A.

Ismajli mungoi në fillimin e kampionatit për shkak të njëdëmtimi, ndërsa tashmë fati i keq duket se po e ndjek sërish.

Përpara kujtojmë se është edhe sfida delikate e Kombëtares me Serbinë, ku në tetor do të vendoset, nëse Shqipëria do të vazhdojë të arrijë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara