Lajmet

Nis viti i ri shkollor, Nagavci flet për procesin e subvencionimit me libra

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar shkollën “Iliria” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025. Ajo tha se procesi i fillimit të vitit të ri shkollor po shkon mbarë në të gjitha shkollat në Kosovë.

Krahas kësaj, ministrja Nagavci shtoi se deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi për subvencionimin e teksteve shkollore.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në vend.

Vendi

Numërimi i votave me postë vazhdon, Vetëvendosje prin bindshëm në diasporë

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 7 qershor.

Aktualisht janë duke u numëruar votat me postë, ku nga 223 pako gjithsej janë numëruar 80 prej tyre, ose 35.87 për qind.

Sipas përditësimit të fundit në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje prin me 69.67 për qind të votave të diasporës. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.17 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.34 për qind të votave.

KQZ-ja ka njoftuar se janë aprovuar mbi 82 mijë fletëvotime me postë nga më shumë se 85 mijë sa janë pranuar gjithsej.

Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se 2.981 pako me vota të diasporës janë refuzuar për arsye të ndryshme.

/A.K/

Continue Reading

Botë

Bie çmimi i naftës pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit

Published

on

Çmimi i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme pas lajmeve për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02 për qind, duke arritur në 83.82 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas shënoi rënie prej 4.63 për qind, duke u tregtuar me 80.95 dollarë për fuçi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet për qarkullim dhe se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet.

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve. Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta”, ka shkruar Trump.

Sipas raportimeve, të dyja palët kanë shpallur përfundimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe në Liban, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri i Pakistanit.

Rënia e çmimit të naftës vjen si reagim i tregjeve ndaj pritjeve për stabilizim të situatës në rajon dhe rikthim të furnizimeve normale globale me naftë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Ditë me diell dhe temperatura deri në 28°C

Published

on

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Gjatë ditës do të ketë vranësira të pakta kalimtare, ndërsa reshje nuk parashihen në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Kushtet e motit do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe qarkullim normal në të gjitha rajonet e vendit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studentja e UBT-së, Adile Jashari, fiton çmimin e parë në Itali në ngjarjen prestigjioze të modës “Sotto il Cielo di Genzano 2026”

Published

on

By

Pesë studente të Departamentit të Dizajnit të Modës në UBT, të cilat përfaqësojnë gjeneratën e re të dizajnereve të Kosovës, prezantuan me sukses kreativitetin, talentin dhe vizionin e tyre në ngjarjen prestigjioze ndërkombëtare të modës “Sotto il Cielo di Genzano 2026”, të mbajtur në Romë, Itali. Përmes koleksioneve dhe koncepteve të tyre unike, ato përfaqësuan denjësisht UBT-në dhe Kosovën para një audience ndërkombëtare, duke dëshmuar potencialin e dizajnit kosovar në skenën globale.

Suksesi më i madh i kësaj pjesëmarrjeje u shënua nga studentja e UBT-së, Adile Jashari, e cila fitoi vendin e parë në kategorinë “Ricerca Stilistica” (Kërkim Stilistik), një çmim që vlerëson origjinalitetin, hulumtimin kreativ dhe qasjen inovative në dizajn.

Ky vlerësim i rëndësishëm e veçoi Adilen mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës, duke konfirmuar nivelin e lartë profesional dhe kreativ të studentëve të UBT-së në arenën ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe katër studente të tjera të Departamentit të Dizajnit të Modës në UBT, të cilat prezantuan punimet e tyre para profesionistëve dhe dashamirëve të modës nga vende të ndryshme, duke promovuar talentin, kulturën dhe identitetin krijues të Kosovës.

Pjesëmarrja dhe suksesi i studentëve të UBT-së në “Sotto il Cielo di Genzano 2026” dëshmojnë përkushtimin e institucionit në zhvillimin e talenteve të reja dhe krijimin e mundësive që studentët të prezantohen dhe të vlerësohen në ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare të artit dhe dizajnit.

Continue Reading

Të kërkuara