Lajmet

Nis seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares

I dyshuari Sh.K, u dorëzua në polici nga babai i tij gjatë të martës.

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit të pestë Sh.K, lidhur me dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. I dyshuari Sh.K, u dorëzua në polici nga babai i tij gjatë të martës.

Në këtë seancë, e cila po mbahet te gjyqtari i procedurës paraprake Avni Syla, pritet të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit.

Ai bashkë me E.R, G.R, G.J dhe Xh.S dyshohen për dhunimin e të miturës, ku që të katërve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Kosova synon një tjetër fitore, përballë Komoreve në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Armenisë, Kombëtarja e Kosovës rikthehet sot në fushë për testin e dytë miqësor të muajit qershor.

Dardanët do të përballen me përfaqësuesen e Komoreve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Pas fitores bindëse 5-2 ndaj Armenisë tri ditë më parë, ekipi i drejtuar nga trajneri Franco Foda synon të konfirmojë formën e mirë dhe të vazhdojë me rezultatet pozitive në prag të ndeshjeve zyrtare që e presin në muajt në vijim.

Përballja e sotme pritet t’i shërbejë trajnerit austriak për të testuar kombinime të reja dhe për të forcuar më tej identitetin e lojës së ekipit.

Continue Reading

Aktualitet

Zjarr masiv në bazën ushtarake ruse në Melitopol

Published

on

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën “Hydromash” në qytetin e pushtuar të Melitopolit, duke shkaktuar një tym të dendur dhe flakë që janë të dukshme në të gjithë zonën përreth.

Pamjet dhe dëshmitë tregojnë për zjarr të jashtëzakonshëm në përmasa, që ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të objektit industrial. Sipas burimeve lokale pas pushtimit të qytetit nga forcat ruse, kompleksi industrial i “Hydromash” është shndërruar në bazë ushtarake të improvizuar.

Kjo fabrikë, e cila më parë prodhonte pajisje hidraulike dhe komponentë të tjerë teknikë, thuhet se është përdorur nga ushtria ruse për magazinimin e armatimit dhe logjistikës ushtarake.

Zjarri ka filluar në orët e vona të natës dhe përhapja e tij e shpejtë ka ngritur shqetësime për rrezikun e shpërthimeve të mundshme, veçanërisht nëse në ambientet e godinës ndodhen municione ose karburante. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga pala ruse për shkakun e zjarrit apo pasojat e plota.

Autoritetet ukrainase nuk e kanë përjashtuar mundësinë që incidenti të jetë rezultat i një operacioni të qëllimshëm ose sabotimi.

Megjithatë, deri në këtë moment, shkaku i saktë i zjarrit mbetet i paqartë dhe nuk është konfirmuar nga burime të pavarura. Ngjarja vjen në një kohë kur tensionet në rajonet e pushtuara mbeten të larta, dhe incidentet e tilla gjithnjë e më shpesh lidhen me aktivitetet ushtarake dhe përplasjet në prapavijë.

Continue Reading

Lajmet

9 qershori i historisë: 26 vjet nga kapitullimi i Serbisë në Kosovë

Published

on

By

Më 9 qershor 1999 u nënshkrua Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës mes NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, e cila shënoi kapitullimin e forcave serbe dhe fundin e luftës në Kosovë. Kjo marrëveshje historike i hapi rrugë tërheqjes së plotë të trupave ushtarake dhe policore të Serbisë nga territori i Kosovës.

Dokumenti u nënshkrua në afërsi të Kumanovës nga komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali britanik Michael Jackson, dhe shefi i atëhershëm i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, gjenerali Nebojsha Pavkoviq – më pas i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid në Tribunalin e Hagës.

Marrëveshja hyri në fuqi më 11 qershor 1999 dhe pasoi një fushatë 78-ditore bombardimesh të NATO-s mbi caqet serbe, si përgjigje ndaj spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. Gjatë luftës, më shumë se 10 mijë shqiptarë u vranë, rreth 5 mijë mbeten të zhdukur, ndërsa mbi 1 milion qytetarë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Serbia ishte e detyruar të largonte nga Kosova të gjitha forcat me kapacitet ushtarak, përfshirë ushtrinë, policinë, njësitë speciale, paramilitarët dhe shërbimet sekrete. Gjithashtu u vendosën kufizime të rrepta për prezencën ushtarake në zonat kufitare me Kosovën: një brez ajror sigurie prej 25 kilometrash dhe një brez tokësor prej 5 kilometrash ku ndalohej vendosja e armatimeve të rënda.

Vetëm dy ditë më vonë, më 12 qershor 1999, trupat e para të këmbësorisë së NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar zyrtarisht fillimin e një epoke të re për vendin. Më 10 qershor, NATO ndaloi bombardimet dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, përmes së cilës në Kosovë u vendos misioni ndërkombëtar paqeruajtës KFOR me 37.200 ushtarë nga 36 shtete.

KFOR-i mori përgjegjësinë për sigurinë në pesë zona të ndara: amerikane, britanike, franceze, gjermane dhe italiane. Në të njëjtën kohë u vendos edhe Misioni i Përkohshëm Administrativ i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), që do të udhëhiqte procesin e rindërtimit dhe administrimit civil të vendit.

Pas përfundimit të luftës, edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u shpërbë dhe u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si një forcë e re në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Sot, 26 vjet më pas, Marrëveshja e Kumanovës mbetet një nga gurët themeltarë të shtetformimit të Kosovës dhe një simbol i triumfit ndaj shtypjes dhe dhunës.

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi mblidhet sot për të 29-ën herë

Published

on

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 29-të për të arritur konstituimin e këtij institucioni.

Megjithëse, si 28 herët paraprake, sipas deklaratave dhe qëndrimeve të ish-opozitës si dhe partisë fituese të zgjedhjeve, as sot nuk do të ketë ndonjë ndryshim në ngërçin e krijuar politik.

Seanca e sotme nis nga ora 11:00.

Sakaq më 15 qershor bëhen dy muaj që nga nisja e bllokadës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara