Lajmet

Nis mbyllja e furrave të bukës në Greqi, shkak rritja e çmimeve

Federata e furrave të bukës argumenton se 10 deri në 15% e anëtarëve të saj po luftojnë për të mbijetuar.

Published

on

Furrat e bukës në Greqi kanë pësuar një goditje të fortë, për shkak të rritjes së lartë të faturave të energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Tassos Vazakas ka në pronësi një furrë buke në Athinë dhe ka 28 punonjës. Gjatë vitit të fundit sipërmarrësi dhe bukëpjekësi është përballur me një situatë të paprecedentë. Dikur paguante rreth 1 mijë euro për gazin natyror, por tani fatura i kalon 5 mijë euro.

“Kjo është fatura e fundit. Shuma totale i kalon 5 mijë euro dhe po të mos kishte subvencionim nga shteti do të arrinte në 6 mijë euro. Një vit më parë kam paguar rreth 1 mijë euro për gazin natyror. Kjo është një rritje që nuk mund ta përballojmë, që nuk mund të paguajmë. Sinqerisht nuk di çfarë të bëj. E gjithë kjo, është përtej durimit tim”, u shpreh Tasos Vazakas, bukëpjekës, pronar i furrës.

Qeveria subvencionon 40 cent për çdo kilovat orë energji elektrike të konsumuar nga një furrë buke. Profesionistët njohin mbështetjen e shtetit, por kërkojnë edhe rritjen e subvencionit të gazit natyror dhe uljen e TVSH-së nga 13% në 6%.

Siç argumentojnë ata, përveç kostove të larta të energjisë, ata duhet të përballen edhe me rritjen e kostos së lëndëve të para.

“Rritjet e çmimeve të mallrave dhe lëndëve të para në disa raste arrijnë në 100%. Për shembull çmimi i miellit është dyfishuar, të gjitha produktet e qumështit janë rritur me 60%. Edhe çmimi i vezëve është dyfishuar. Ku do të shkojë kjo?”, tha më tej bukëpjekësi.

Përveç bukës dhe disa ëmbëlsirave, kjo furrë buke ofron edhe ushqime të tjera.

Vaia Chroni ka kaluar 35 vite në kuzhinë. Si kuzhiniere profesioniste dhe si amvise, kjo është rritja më e lartë e çmimit që mund të kujtojë. Çdo javë në supermarket, ajo shpenzon gjithnjë e më shumë para për të blerë mallra bazë.

“Gjithçka është bërë kaq e shtrenjtë! Është rritur çmimi i vajit të ullirit dhe nuk mund të blejmë më mish. Fileto pule ka arritur 10 euro, viçi është mbi 12 euro. Kush mund të blejë me çmime të tilla? Asnjë familje nuk mund ta mbushë frigoriferin”, u shpreh kuzhinieri Vagia Chroni.

Federata e furrave të bukës argumenton se 10 deri në 15% e anëtarëve të saj po luftojnë për të mbijetuar. Sindikalistët pretendojnë se rreth 300 furra buke do të mbyllen menjëherë pas Krishtlindjeve.

Lajmet

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara