Lajmet

Nis fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Fushata elektorale do të zgjasë 20 ditë dhe përfundon më 15 tetor.

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut, të hënën, 27 shtator, ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Për 80 komunat dhe Shkupin, si njësi e veçantë e pushtetit lokal, marrin pjesë 301 kandidatë për kryetarë komunash dhe 10,600 kandidatë për këshilltarë komunalë.

Fushata elektorale do të zgjasë 20 ditë dhe përfundon më 15 tetor. Të drejtë vote kanë 1,824 864 qytetarë, të cilët për herë të parë votojnë me pajisje biometrike për identifikimin e votuesve.

Teknologjia e re në zgjedhje synon evitimin e parregullsive si, votimin familjar apo votimin për personat e vdekur, apo ata që nuk dalin për të votuar për arsye të ndryshme.

Beteja kryesore do të zhvillohet mes dy blloqeve politike, Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM) të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që drejtohet nga Ali Ahmeti nga njëra anë, dhe VMRO DPMNE-së opozitare maqedonase që udhëhiqet nga Hristijan Mickoski dhe koalicionit opozitar shqiptar Aleanca-Alternativa, që drejtohet nga Zijadin Sela.

Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri, Kumanova dhe Shtipi, janë qytetet ky do të përqendrohet gara mes partive maqedonase ndërsa mes atyre shqiptare në Tetovë, Çair, Gostivar, Strugë, Kërçovë dhe Dibër.

Partitë janë deklaruar se angazhohen për fushatë të qetë, me tubime të vogla për të respektuar masat për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit.

Partitë kanë nënshkruar edhe një kodeks për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Zgjedhjet lokale mbahen në dy rreth zgjedhore, më 17 dhe 31 tetor./REL

Lajmet

​Sot Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, si një kremtim global i themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1985 për të festuar fuqinë e vullnetarizmit.

Në këtë ditë Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) qëndrojnë përkrah Vullnetarëve të OKB-së dhe më shumë se një miliard vullnetarëve në të gjithë botën, duke hedhur dritë mbi fuqinë e zgjidhjeve të udhëhequra nga njerëzit për t’u përballuar me sfidat e përbashkëta.

Këtë vit, nën temën frymëzuese “Çdo Kontribut Ka Rëndësi”, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit 2025 merr rëndësi historike pasi shënon lansimin zyrtar global të Vitit Ndërkombëtar të Vullnetarëve për Zhvillim të Qëndrueshëm (IVY 2026).

Ky moment historik vjen pas Rezolutës A/RES/78/127 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila bën thirrje për një lëvizje mbarëbotërore për të njohur dhe përforcuar rolin jetësor të vullnetarëve në përshpejtimin e progresit drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) deri në vitin 2030./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dogana konfiskon një sasi barnash të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Published

on

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të qarkullimit të produkteve ilegale në treg./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet i dyshuari për vendosjen e bombave para sulmit të 6 janarit në Kapitol

Published

on

FBI ka arrestuar një person lidhur me vendosjen e dy bombave cilindrike jashtë selive të Komitetit Kombëtar Republikan dhe Demokrat në Uashington, natën para sulmit në Kapitol më 6 janar 2021.

Ai do të përballet me akuza në një gjykatë federale sot, thotë një burim i FBI-së për CBS. Zyrtarët ende nuk kanë komentuar mbi identitetin e tij apo mbi atë që çoi në arrestimin e tij.

Arrestimi vjen pas një ndjekjeje pothuajse pesëvjeçare, e cila përfshiu një hetim të gjerë dhe një shpërblim prej 500 mijë dollarësh.

Bombat u vendosën natën para sulmit dhe u zbuluan ndërsa turmat filluan të sulmonin Kapitolin. Ato u neutralizuan në mënyrë të sigurt dhe nuk shpërthyen.

Më herët këtë vit, FBI publikoi pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë një individ duke vendosur një bombë pranë një stoli jashtë ndërtesës së Komitetit Demokrat Kombëtar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në Kosovë parashihet të mbaj mot me vranësira dhe herë pas here riga lokale shiu. 

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik,temperaturat minimale do arrijnë 1-4 °C, ndërsa ato maksimale 8-11 gradë celsius.

Era do fryjë lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara