Lajmet

Nijazi Gashi dorëhiqet nga udhëheqja e Shoqatës së Pensionistëve: Asnjëherë kërkesat tona s’u morën parasysh

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sëbashku me Shoqatën e Pensionistëve, kanë organizuar takim diskutues me pensionistë, me ç’rast është publikuar edhe raporti me titull “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”.

Sipas këtij Raporti se Qeveria duke mos bërë rritje reale të pensioneve, pensionistët do të izolohen, do të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe do të ketë ndikim negativ në aspektet sociale dhe psikologjike të jetës së tyre.

Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, tha se ata kanë bërë llogaritjet se sa duhet të jenë pensionet, por që asnjëherë janë marr parasysh kërkesat e tyre nga Qeveria.

Madje ai me këtë rast ka bërë të ditur se më nuk do të jetë më kryetar i Shoqatës së Pensionistëve.

Kemi bërë kërkesa që kemi llogaritur koston jetësore, dhe ne bazë të saj kemi llogaritu se sa duhet të jenë pensionet. Ja kemi dërguar dhe nuk janë përgjigjur. Nuk ka kanë rritur pensionet, na kanë privuar nga pensionet për 7 vjet, secila qeveri. Nuk e kanë bërë as një veprim të tillë që është marre, niveli me i ulët për këtë legjislaturë që të mos respektoj një nëne. Po me befason injoranca e pushtetarëve tanë. Prej sot unë nuk jam kryetar i organizatave, unë dorë hiqem”, ka thënë ai.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD, tha se Qeveria aktuale për katër vjet nuk i ka kushtuar vëmendje pensionistëve. Sipas tij, rritja e pensioneve për 20 për qind nuk është në harmoni dhe parimet që dalin nga Kushtetuta dhe  kostoja e jetesës.

Ne si IKD konsiderojmë që secila parti në pushte që është duhet ti kushtoj një rëndësi të veçantë pensionistëve. Në Qeverinë e fundit nuk jemi duke parë diçka të tillë. Edhe pse e kemi parë që qeveri ka marr vendim për rritjen e pensioneve, e shohim që ky vendim nuk është marr në harmoni dhe pajtim që dalin nga Kushtetuta dhe ligji”.

Në planë-programi e partisë në pushtet kemi pasur premtime të ndryshme ku do të ndihmën grupet e ndejshme, duke përfshirë këtu edhe  pensionistet. Fatkeqësisht në katër vite nuk kemi parë që i është kushtuar rëndësisë pensionistëve. Ky 20%, jo që nuk është në pajtim me inflacion por nuk është në pajtim edhe me koston e jetesës në të cilën po jetojmë. Qeveria nuk i ka kushtuar fare dialogut social”.

Naim Jakaj, hulumtues i Lartë në IKD, i cili publikoi të gjeturat e këtij raporti, tha se ngritja e pensioneve nga ana e Qeverisë është një lëvizje politike elektorale, e cila nuk reflekton një politikë sociale të qëndrueshme dhe të drejtë për këtë kategori.

Ai ka thënë se një nga problemet më të mëdha me sistemin e pensioneve në Kosovë ka qenë mungesa e harmonizimit me koston e jetesës dhe inflacionin.

Ngritja erdhi pas një periudhe të gjatë ku pensionistët gjatë tre viteve të fundit përjetuan rënie të fuqisë blerëse, dhe mund të thuhet që tani ky vendim më shumë është një lëvizje politike elektorale, e cila nuk reflekton një politikë sociale të qëndrueshme dhe të drejtë për këtë kategori. Për mungesën e një politike të mirëfilltë pensionale, tanimë kjo çështje vërtetua nga mbledhja e fundit e Qeverisë, ku premtimi për reformë të thellë në këtë mandat, u tha se do të bëhet në mandatin tjetër”.

Duke mos bërë rritje reale të pensioneve, pensionistët do të izolohen, do të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe kjo jetesë do të ketë ndikim negativ në aspektet sociale dhe psikologjike të jetës së tyre. Ndjenja mos përkrahjes nga shteti, ndjenja e izolimit dhe dëshpërimit ka efekte të mëdha në shëndetin mendor të pensionistëve, andaj duhet intervenim më të shpejtë dhe më të mirë”, ka thënë ai.

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara