Kronikë e zezë

Ngritet aktakuzë për rahovecianin që dyshohet se e vrau vëllain për para

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri G.K., të shpallet fajtor.

Published

on

Është ngritur aktakuzë për rahovecianin i cili dyshohet se e vrau vëllain për para.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.K., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë”, dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij, B. K.

“I pandehuri paraprakisht kishte njohuri se vëllai, kishte një shumë të konsiderueshme të parave të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës, dhe ditën kritike rreth orës 09:00 i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku gjatë një bisede të përbashkët, i pandehuri ishte fyer nga tani i ndjeri me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij. I revoltuar nga kjo i pandehuri kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen, ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e të ndjerit B.K, hynë brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Më pas i G.K e kishte tërhequrt zvarr trupin e pajetë të tij dhe në oborrin e shtëpisë e kishte djegur.

“Më pas i pandehuri e merr kufomën, dukë e tërhequr zvarrë me një batanije, e qet në oborr të shtëpisë, më pas kufomën e mbulon me materiale të ndryshme si: dru, plastika, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera, të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë, dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në një vend deri tani të pa identifikuar më qëllim për t’i zhdukur gjurmët e krimit”, thuhet më teje në komunikatë.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas komunikatës “I dyshuari më parë e deri më 11 shkurt 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në Republikën e Kosovës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve’”.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri G.K., të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e së dielës, por që janë kapur nga policia dhe janë kthyer sërish në qendër.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Dogana konfiskon një sasi barnash të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

Published

on

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të qarkullimit të produkteve ilegale në treg./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara