Kronikë e zezë

Ngritet aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim të përmbajtjes së rreme

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale mashtrimi dhe legalizimi i përmbajtjes së rreme, si dhe ndaj të pandehurve A.B. dhe V.L., për shkak të veprës penale legalizimi i përmbajtjes së rreme.

I pandehuri E.C., nga viti 2018 e deri më 27 janar 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore është prezantuar rrejshëm dhe i ka fshehur faktet duke falsifikuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontrata mbi shitblerjen e paluajtshmërisë, si dhe duke e vënë në lajthim noterin S.B., ashtu që i ka nxitur disa të dëmtuar të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe të njëjtëve ua ka prezantuar një pronë në lagjen Matiçan si të tijën, duke ua shitur në vlerë prej 7 mijë euro për një ari dhe në vitin 2018 ka marrë nga të dëmtuarit shuma prej 65 mijë euro, 30 mijë euro dhe prej të dëmtuarit tjetër shumën prej 4 mijë e 50 euro, në emër të kaparit.

Gjithashtu, i pandehuri ka falsifikuar dokumentin publik (pasaportën e vëllait të tij), duke e hequr fotografinë e këtij të fundit dhe vendosur fotografinë e tij, me të dhënat personale të vëllait, ashtu që me këtë e ka vënë në lajthim noteren M.K., për të legalizuar një çështje të pavërtetë që mund të shërbejë si provë në procedurë ligjore, ku me pasaportën e falsifikuar ka autorizuar vetveten për shitblerjen e njësisë kadastrale në Matiçan.

Ndërkaq, i pandehuri A.B., më 15 nëntor 2021, në Prishtinë, në zyrën e noteres M.K., me dashje të njëjtën e vënë në lajthim, me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është e paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me letërnjoftimin e falsifikuar nga i pandehuri E.C., ky i fundit e ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin për përfaqësim, ndërsa i pandehuri V.L., më 20 janar 2022, në Prishtinë, në zyrën e noterit S.B., me dashje të njëjtin e ka vënë në lajthim me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me pasaportën e falsifikuar ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontratat mbi shitblerjet e paluajtshmërive.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë.

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë AK-47 dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi armatimi dhe pajisje ushtarake në fshatin Radoshevika të Zubin Potokut.

Gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar, njësitet policore kanë gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera luftarake.

Pas identifikimit të pronarit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij të dytë në Zubin Potok, ku ka gjetur edhe një tjetër armë AK-47 dhe katër karikatorë me 120 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Graçanicë, Gjilan dhe Istog.

Në rastin e parë në Graçanicë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një grua dhe më pas ka kanosur edhe persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Istog është regjistruar një incident i ngjashëm, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunim në Rahovec, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara