Kronikë e zezë

Ngritet aktakuzë kundër Haris Kelmendit për keqtrajtimin e qytetarit brenda stacionit policor

Published

on

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor Haris Kelmendi dhe kolegut të tij Agon Hyseni, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërsa Kelmendi ngarkohet edhe me veprën “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Aktakuza kundër tyre është ngritur pas pamjeve të publikuara në media ku Haris Kelmendi godet me shuplakë një të djalë të ri në moshë, brenda stacionit policor. Ndërsa, rasti kishte kishte ndodhur në qershor të vitit 2018.

Lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për Gazrtën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, më 02.04.2021, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet H.K., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të KPRK-së dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga 386 të KPRK-së, si dhe ndaj personit me inicialet A.H., në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ulaj për Express.

Haris Kelmendi u arrestua për herë të dytë ndërsa IPK’ja kishte marrë vendim edhe për suspendimin e dy zyrtarëve tjerë policor, një rreshteri dhe një polici tjetër.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara