Shëndeti

Ngrirja e muskujve të qafës

Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë.

Published

on

Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo. Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.

Kontraktimi i qafës mund të shoqërohet me dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e saj. Në disa raste, njerëzit dëgjojnë edhe kërcitje ose zhurma të ndryshme kur e lëvizin qafën në një drejtim të caktuar. Kontraktimi dhe ngurtësimi përhapet edhe në zonën e shpatullave ose të kraharorit.

Shkaqet E Kontraktimit Të Qafës
Sipas dhënave kontraktimet e qafës mund të ndodhin si pasojë e shumë veprimeve apo shkaqeve. Disa prej shkaqeve më të zakonshme janë:
-Lëndimet muskulare, ose fjetja dhe qëndrimi në një pozicion të çuditshëm.
-Qëndrimi përpara kompjuterit gjatë gjithë ditës.
-Fleksibilitet i mangët muskular,
-Dobësim i muskujve,
-Rrëzime ose lëndime të ndryshme.
Në shumicën e rasteve, mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi afatgjatë përpara kompjuterit, ose ushtrimet fizike të papërshtatshme përkeqësojnë ose pengojnë shërimin e qafës nga kjo tendosje. Nga informacionet në 15% të rasteve, kontraktimi i qafës dhe dhimbjet e saj sinjalizojnë një problem mjekësor. Këtu përfshihet: hernia diskale, frakturat në pjesën e sipërme të shpinës si pasojë e ndonjë rrëzimi, osteoartriti apo spondiliartroza. Në raste shumë të rralla, kontraktimi i qafës mund të shkaktohet nga një problem nervor ose bllokim i enëve të gjakut.

Si Të Trajtoni Kontraktimin E Qafës Në Kushtet E Shtëpisë
Kompresa Të Ftohta Dhe Të Ngrohta

Kompresat ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e qafës. Kompresat duhen mbajtur me intervale 20 minutëshe. Nëse kompresa me akull ju lehtëson më shumë, atëherë përmbajuni asaj.

Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik dhe shtendosja janë efikasë në zhbllokimin e qafës.Ju mund të ngrini dhe ulni shpatullat dhe t’i lëvizni ato para dhe mbrapa. Më pas mund të lëvizni kokën në anë dhe më pas lart dhe poshtë. E rëndësishme është të mos sforcoheni, sepse do të përkeqësoni dhimbjet.

Medikamentet
Ilaçet kundër inflamacionit dhe dhimbjeve mund të ndihmojnë në zhbllokimin e qafës dhe largimin e dhimbjes. Një tjetër mënyrë se si të trajtoni kontraktimet e përsëritura është të tregoni kujdes me pozicionin e të fjeturit ose qëndrimit./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

Published

on

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE

Në një nga studimet, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ngadalëson rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Ai i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet, ky rezultat është lajm i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Ky efekt është i lidhur me forcën antioksiduese që ka shega, e cila gjendet te ngjyra e kuqe dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.

Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit. Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen përfitimet është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.

SHEGËT LUFTOJNË PLAKJEN

Një substancë, që gjendet te shegët, përpunohet nga mikrobe të florës bakteriale dhe nga ky përpunim të prodhohet një molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten. Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetëshkatërrimit të mitokondrive difektoze në muskuj, duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.

KOMBINIMI IDEAL

Lëngu i shegës i kombinuar me 3 hurma arabie në ditë, ofron mbrojtje efektive kundër sëmundjeve të zemrës e hemorragjisë cerebrale. Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, që rezultojnë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

Continue Reading

Shëndeti

Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes nga përbërësi i përditshëm që rrit tensionin e gjakut

Published

on

Një përbërës që gjendet në çdo vakt të përpunuar mund të jetë një nga fajtorët më të mëdhenj për tensionin e lartë të gjakut – dhe jo, nuk bëhet fjalë për kripën, por për sheqernat e shtuara.

Ekspertët kanë ngritur alarmin se sheqeri i shtuar, i pranishëm në pije të gazuara, ushqime të përpunuara, gatime të gatshme, madje edhe në shumë produkte “të shëndetshme” mund të rrisë ndjeshëm tensionin e gjakut, duke rritur rrezikun për atak në zemër, infarkt cerebral dhe vdekje të parakohshme.

Sheqeri, një “vrasës i heshtur” krahas kripës

Edhe pse është e njohur se konsumi i tepërt shkakton hipertension, një sërë studimesh të fundit tregojnë se teprimi me sheqerna të shtuara mund të ketë të njëjtat efekte të rrezikshme për shëndetin kardiovaskular.

Sipas studimeve:

Personat që marrin më shumë se 25% të kalorive ditore nga sheqernat e shtuara janë tre herë më të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Konsumimi i pijeve të ëmbëlsuara më shumë se 8 herë në javë shoqërohet me rritje të rrezikut për aneurizëm në zemër deri në 30%, si dhe rritje të rrezikut për dështim të zemrës apo infarkt cerebral deri në 20%.

Problemi i padukshëm: Miliona me tension të lartë pa e ditur

Rreth 14 milionë persona vetëm në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me tension të lartë të gjakut shumë prej tyre pa simptoma dhe pa e ditur. Në shumicën e rasteve, hipertensioni zbulohet vetëm pasi ndodh dëmtimi serioz.

Sipas ekspertëve, mungesa e vetëdijes për përmbajtjen e sheqerit të shtuar në produktet e kuzhinës e bën situatën edhe më alarmante, duke rritur rrezikun për komplikime të shumta shëndetësore.

Si ndikon sheqeri në trupin tonë?

Sheqeri ndikon negativisht në profilin metabolik, duke rritur rrezikun për sindromën metabolike, një grup problemesh që çojnë në diabet të tipit 2 e sëmundje të zemrës. Sheqernat e shtuara rrisin nivelin e acidit urik, një mbetje trupore që në nivele të larta mund të:

Ndikojë negativisht në prodhimin e oksidit nitrik – i cili ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut;

Nxisë ngushtimin e enëve të gjakut dhe aktivizimin e sistemit renin-angiotensin-aldosteron, mekanizëm për tensionin e gjakut.

Studimet e reja: Sa më shumë ushqim të përpunuar, aq më shumë rrezik

Shkencëtarët në Kinë zbuluan se për çdo 100 gram ushqim ultra të përpunuar të konsumuar në ditë (të pasur me sheqerna dhe kripë):

Rreziku për ngjarje kardiovaskulare rritet me gati 6%;

Rreziku për hipertension rritet me 14.5%. Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë gjithçka që përmban ngjyrues artificialë, ëmbëlsues, konservues dhe përbërës që i japin jetëgjatësi produktit. Zgjidhje e re në horizont: ilaçi “cudibërës” për tensionin e lartë.

Miliona pacientë që nuk reagojnë ndaj trajtimeve ekzistuese për hipertensionin përfitojnë së shpejti nga një ilaç revolucionar i quajtur Baxdrostat. Ky medikament, i cilësuar si “triumf i shkencës”, është i pari që sulmon shkakun bazë të hipertensionit, jo vetëm simptomat.

Baxdrostat pritet të jetë i disponueshëm në sistemin shëndetësor britanik që nga viti i ardhshëm, në një kohë kur numri i të prekurve nën moshën 50 vjeç është në rritje alarmante. Faktorët kryesorë të hipertensionit: jo vetëm ushqimi

Përveç ushqimeve të përpunuara dhe kripës, ekspertët po theksojnë edhe rolin e mungesës së gjumit, dietës së dobët, alkoolit të tepërt (i cili shpesh përmban shumë sheqer), por edhe stresit kronik, veçanërisht te të rinjtë – një faktor që shpesh është anashkaluar.

Në përfundim: Sheqeri – armiku i padukshëm i zemrës

Ndërsa kripa ka qenë në qendër të vëmendjes kur flitet për hipertensionin, sheqeri i shtuar në ushqimin e përditshëm mund të jetë “vrasës i heshtur” tjetër që po na dëmton shëndetin në mënyrë të pandërgjegjshme.

Ekspertët këshillojnë që konsumatorët të lexojnë me kujdes etiketat dhe të reduktojnë sa më shumë produktet e përpunuara, për të ruajtur një zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Si bëhet diagnostikimi i autizmit?

Published

on

Sipas grupit të avokimit “Autism Speaks”, një në çdo 36 fëmijë në SHBA ka një çrregullim të spektrit të autizmit (ASD).

Diagnoza e hershme është thelbësore për të ndihmuar në trajtimin e gjendjes, por si bëhet një diagnozë?

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë përmbledhje të përditësuar të asaj që përfshihet në diagnostikimin e autizmit tek fëmijët.  “Diagnostifikimi i çrregullimit të spektrit të autizmit mund të jetë i vështirë sepse nuk ka asnjë test mjekësor, si një test gjaku, për të diagnostikuar çrregullimin,” vuri në dukje agjencia.

“Mjekët shikojnë historinë e zhvillimit dhe sjelljen e fëmijës për të vendosur një diagnozë.”

Në cilën moshë mund të bëhet një diagnozë?

Sipas CDC, koha në të cilën fëmija merr një diagnozë ndryshon. Ndonjëherë një çrregullim i spektrit të autizmit zbulohet në moshën 18 muajshe, apo edhe më parë, por vetëm në moshën 2-vjeç mund të konsiderohet i besueshëm një diagnozë nga një profesionist i trajnuar.

Një diagnozë e autizmit mund të mos vijë deri më vonë në fëmijëri. Disa njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë çrregullim të spektrit të autizmit derisa të diagnostikohen si të rritur. Një diagnozë e besueshme duhet të bëhet në fëmijëri, kur terapitë janë më efektive, tha CDC.

Monitorimi i zhvillimit

Ndërsa fëmijët rriten, duhet të inkurajohen bisedat midis prindërve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor që përqendrohen në aftësitë e fëmijëve, thekson CDC. Ndjekja e zhvillimit të fëmijës suaj – p.sh sa shpejt ai arrin piketa tipike zhvillimore është thelbësore.

Këto momente lidhen me moshën përfshijnë aftësitë e vëzhguara në lojë, të mësuarit, të folurit dhe sjelljet. Të gjithë mund të jenë pjesë e procesit të “monitorimit të zhvillimit”, prindërit, gjyshërit, punonjësit e çerdheve e mësuesit, japin komente se si një fëmijë po përparon.

Skreningu për çështjet e zhvillimit dhe autizmin

Akademia Amerikane e Pediatrisë, këshillon që ekzaminimi zhvillimor dhe i sjelljes ndodh për fëmijët gjatë vizitave të rregullta në mosha: 9 muaj, 18 muaj dhe 30 muaj. Kur bëhet fjalë për ekzaminimin specifik të çrregullimit të spektrit të autizmit, duhet të ndodhin në moshën 18 muajshe dhe 2 vjeç, sipas rekomandimeve të akademisë.

Ekzaminimi mund të ndodhë në raste të tjera, nëse një kujdestar ose mjek shqetësohet se një fëmijë mund të ketë autizëm, ose nëse një fëmijë është në rrezik për një çrregullim të spektrit të autizmit (p.sh fëmija ka një vëlla ose një anëtar tjetër të familjes me këtë gjendje).

Continue Reading

Shëndeti

Studim: Ëmbëlsuesit artificialë mund të përshpejtojnë plakjen e trurit!

Published

on

Një studim i botuar në revistën Neurology tregon se konsumimi i lartë i ëmbëlsuesve artificialë, si Equal apo Sweet’N Low, lidhet me rënie më të shpejtë të aftësive mendore dhe kujtesës.

Hulumtuesit nga Universiteti i São Paulos në Brazil analizuan shëndetin e 12,800 të rriturve për një periudhë mesatare prej tetë vitesh.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin më shumë ëmbëlsues kishin rënie 62% më të shpejtë të funksioneve njohëse, e barabartë me rreth 1.6 vite plakje shtesë të trurit, shkruan HealthDay.

Efekti ishte më i fortë te personat e moshës së mesme dhe te ata me diabet, ndërsa nuk u pa një lidhje e qartë tek personat mbi 60 vjeç.

Nga ëmbëlsuesit e studiuar, të gjithë përveç tagatozës rezultuan të lidhur me rënie të kujtesës dhe aftësive njohëse.

Studiuesit paralajmërojnë se, ndonëse promovohen si alternativa më të shëndetshme ndaj sheqerit, ëmbëlsuesit artificialë mund të kenë pasoja negative për shëndetin e trurit në afatgjatë.

Continue Reading

Të kërkuara