Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj 12 personave në rastin “Brezovica 1”

Ata akuzohen për keqpërdorim detyre, marrje e dhënie ryshfeti dhe armëmbajtje pa leje.

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave në lidhje me rastin e njohur si “Brezovica 1”. Ata akuzohen për keqpërdorim detyre, marrje e dhënie ryshfeti dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Bratisllav Nikolliq., si person zyrtar – kryetar i Komunës së Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke mundësuar dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, me ç’rast do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga nen 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për të njëjtin, prokuroria thotë se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprat penale “Marrja e ryshfetit” nga nen 428 par.2 të KPRK-ës, “Ushtrimi i ndikimit” nga nen 431 par.1 të KPRK-ës, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga nen 366 par.1 të KPRK-ës.

Për të pandehurin D.R., prokuroria thotë se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2016, si person zyrtar, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autorizimit” nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 2 nënpar.2.2 të KPRK. Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer edhe veprat penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par 2 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga nen 366 par.1 të KPRK-ës.

Për të pandehurit D.R., H.B., dhe D.M.,- ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri me 21 dhjetor 2021,në bashkëveprim, si persona zyrtar, i pandehuri i parë drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, kurse i pandehuri i dytë dhe i tretë si inspektor komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit-tani Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, në pajtim me nenin 24 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që pas marrëveshjes që të lejojnë ndërtimet pa leje, në mënyrë që të përfitojnë dobi pasurore për vete, me këtë kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autorizimit” nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.2 të KPRK-së. Po ashtu, ndaj të njëjtëve ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer në bashkëkryerje edhe veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndaj të pandehurit S.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2010 deri në fund të vitit 2014, si person zyrtar, shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës, dhe deputet i Kuvendit të Kosoves, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe pranuar para për vete që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfeti” nga neni 428 par.2 e KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga nen 366 par.1 të KPRK-ës.

Për të pandehurin A.Ç- ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë vitit 2016 dhe 2017, si person zyrtar- Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, ka keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të lidhur me par.2 nënpar.2.2 KPRK-së.

Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.

Për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri me 20 dhjetor 2021, si person zyrtar-Kryeinspektor në MMPH, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare,në pajtim me nenin 7 të për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, në atë mënyrë që nuk ka ndërmarr veprimet ligjore-ekzekutive, për të ndaluar ndërtimet e vikend-shtëpive dhe objekteve hoteliere në Parkun Kombëtar ,,Sharri’’-vikend zona e Brezovicës, edhe pse ishte në dijeni se objektet ishin duke u ndërtuar pa pëlqime mjedisore dhe në afërsi të lumit, kurse disa ndërtime edhe në zonën e dyte të Parkut, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 të lidhur me par.2 nënpar.2.2 KPRK-së. Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par 1 të KPRK-së.

Për të pandehurin M.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar-shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH-së, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me nenin 8 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit” nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 2 nënpar.2.2 të KPRK-së.

Për të pandehurin H.A., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2014 deri 2016, si person fizik, në mënyrë të terthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ,e këtë ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK. Për të njëjtin, ekzisotn dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-

Ndaj të pandehurit S.S., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2016, ka ndihmuar të pandehurin B.N., në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 par.2 të KPRK-së, me qëllim të veproj në kundërshtim me detyrat zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit në ndihmë” nga neni 428 par.2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Ndërsa, ndaj J.K., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2016, ka ndihmuar të pandehurin B.N., në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit me qëllim të veproj në kundërshtim me detyrat zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit në ndihmë” nga neni 428 par.2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Kurse, ndaj R.B., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri me 21 dhjetor 2021, si person zyrtar-shef i personelit në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit” nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.2 të KPRK-së. Po ashtu, ndaj të njëjtit eksziton dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes .Rasim Maloku, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Kronikë e zezë

​E trishtë: Vdes djaloshi që dyshohet se kishte rënë në lumin e Gadimes

Published

on

By

Nxënësi 13-vjeçar Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë, mbrëmjen e së martës. 

Drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka bërë të ditur për media se përkundër masave të marra, është konstatuar vdekja.

Ndërkaq, më parë, rastin e gjetjes së fëmijës e kishte konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

Familjarë të fëmijës kishin alarmuar për zhdukjen e fëmijës, i cili nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte përfunduar mësimin në shkollë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dyshohet se djali vrau nënën në Restelicë të Dragashit

Published

on

By

Një vraje e rëndë ka ndodhur në Restelicë të Dragashit, aty ku dyshohet se djali vrau nënën e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se “Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë. Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML”.

Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri (3) raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese.

Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Continue Reading

Kronikë e zezë

​Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes një grua mbi 50 vjeç

Published

on

By

Në fshatin Goriq të Malishevës është djegur mbrëmë një shtëpi dhe si pasojë ka mbetur e vdekur një grua mbi të 50-at.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta i cili theksoi se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

“Rasti i zjarrit është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Goriq, Malishevë. Viktima rreth 53-54 vjeçare. Shkaku i zjarrit nuk dihet”, ka thënë Graishta.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ishte shpallur i zhdukur të dielën, gjendet pa shenja jete 39-vjeçari nga Malisheva

Published

on

By

Është gjetur pa shenja jete Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti.

Vullnetari në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, Ridvan Tahiri ka bërë të ditur se 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një fushë afër fshatit Siqevë mëngjesin e së martës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se përveç njësive kompetente policore, në vend të ngjarjes ka dal edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, një fshatar nga fshati Siqevë, komuna e Klinës, ka njoftuar policinë se në fushat e fshatit ka hasur në një trup të shtrirë, i cili sipas tij dyshohet të jetë pa shenja jete. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu në vend të ngjarjes ka dal edhe mjeku kujdestar, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore, është duke u punuar në mënyrë intensive për të kuptuar për rrethanat për ndriçimin e rastit”, tha Gashi.

Continue Reading

Të kërkuara