Lajmet

Ngrihet aktakuzë kundër dy të dyshuarve për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.P., dhe B.B., për shkak të siç thuhet se ekziston dyshim i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale ‘’Dokumente të rrejshme lidhur me Tatimin’’.

Sipas njoftimit, Prokurori i shtetit pas zhvillimit të procedurës hetimore, ka marrë aktvendim për pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj të pandehurve: A.P., A.R., A.J., G.GJ., M.Z., M.B., M.R., M.Z., N.B., S.T., V.K., XH.H., I.L., B.B., si dhe F.P. për veprat penale ‘’Shmangia nga tatimi ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’- ‘’Mashtrimi në detyrë’’ dhe ‘’Shmangia nga tatimi’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.P., gjatë muajve Janar- Mars 2020 në Prizren dhe Prishtinë, në cilësi të pronarit të bisnesit ‘’B.K.,’’AG, me dashje ka përdorur ‘’Dokumentet e rrejshme’’, konkretisht njëzetë e tre (23) fatura fiktive në vlerë të përgjithshme prej tetëmbëdhjetë (18) milionë euro të lëshuara nga biznesi ‘’B.BB’’ sh.p.k., me personin përgjegjës të pandehurin B.B., se kinse ka kryer ndërtimin e hotelit ‘’Lakeside’’ në Vërmicë-Prizren me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me ç’rast të dëmtuarës i ka shkaktuar dëme matriale në vlerë prej 3,449,016.61 €”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se i pandehuri B.B., gjatë muajve janar-mars 2020 në Prishtinë, në cilësi të personit përgjegjës të biznesit ‘’B. BB’’ sh.p.k me dashje dhe me qëllim të mundësimit që biznesi ‘’B.K., AG’’ pronë e të pandehurit F.P., që t’i shmanget pagesës së tatimit në vlerë prej 3, 449,016.61€, i ka lëshuar gjithsej njëzetë e tre (23) fatura fiktive në vlerë të përgjithshme prej tetëmbëdhjetë (18) milionë euro kinse për punët e ndërtimit të hotelit Lakeside në Vërmicë/Prizren edhe pse ndërtimi nuk ishte kryer nga ky biznes, duke i shkaktuar dëm matrial të dëmtuarës Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në vlerë prej 3, 449.016.61€, ndërsa vetë duke i lëshuar këto fatura fiktive i është shmangur pagesës së tatimit në vlerë prej 115,850.31 euro.

Më tej thuhet se me këto veprime të njëjtit kanë kanë kryer veprën penale ‘’Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin’’.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe te dënohen sipas ligjit./D.B/KP

Lajmet

Kontrabandim në pejë, sekuestrohen mallra rreth 30 mijë euro

Published

on

Sipas raportit policor, të martën në pejë  rreth orës 10:00, njësitë relevante të policisë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në pejë, inspektorët e administratës tatimore të kosovës dhe njësinë anti-kontrabandë të doganës së kosovës kanë realizuar një kontroll në objektin dhe veturën e një të dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme elektronike të dyshuara si të kontrabanduara, përfshirë pajisje samsung, një ipad, 160 koka mbushëse të tipit apple 20, 13 telefona iphone modele të ndryshme, 13 telefona celularë të tjerë, si dhe 2 apple watch.

Sipas vlerësimit, mallrat e sekuestruara kapin vlerën rreth 30,000 euro.

I dyshuari, pas intervistimit dhe me udhëzim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Arratisje nga qendra korrektuese në lipjan – dy të arrestuar, njëri i mitur

Published

on

Sipas raportit policor, në lipjan më 09.06.2026 rreth orës 09:15 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin se janë arratisur nga qendra korrektuese në lipjan.

Sipas të njëjtit raport, të dyshuarit dyshohet se janë larguar derisa ishin duke e shfrytëzuar kohën e shëtitjes brenda oborrit të qendrës korrektuese.

Pas arrestimit dhe intervistimit, të dyshuarit janë dërguar sërish në qendrën korrektuese, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Continue Reading

Lajmet

Luca Parmitano, hyn në histori si evropiani i parë në ekuipazhin ‘Artemis’ të NASA-s

Published

on

Astronauti italian i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), Luca Parmitano, do të jetë evropiani i parë që merr pjesë në programin hënor “Artemis” të NASA-s, ka njoftuar administratori i agjencisë amerikane të hapësirës, Jared Isaacman.

Parmitano, 49 vjeç, do të jetë një nga katër astronautët e misionit “Artemis III”, i cili pritet të nisë në vitin 2027.

Megjithatë, ndryshe nga planet fillestare, misioni nuk pritet të shkojë drejt Hënës, por do të zhvillohet vetëm në orbitën e Tokës për kryerjen e testeve.

Sipas Isaacman, ekuipazhi do të përfshijë gjithashtu astronautët amerikanë Andre Douglas, Frank Rubio dhe Randy Bresnik, ndërsa Bob Hines do të jetë në gatishmëri si rezervë në rast emergjence.

Në vend të uljes në sipërfaqen hënore, misioni “Artemis III” do të fokusohet në testimin e lidhjes (docking) të anijes kozmike “Orion” me sistemet e uljes hënore.

Përmes këtij programi, NASA synon të vendosë një prani të përhershme njerëzore në Hënë, si hap drejt misioneve të ardhshme në hapësirën e thellë/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova shënon 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit me aktivitete përkujtimore

Published

on

Kosova do të shënojë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit të vendit me një agjendë të gjerë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, që përfshijnë homazhe, ekspozita, koncerte dhe veprimtari shkencore.

Aktivitetet kanë nisur me ceremoninë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në kompleksin historik në Prizren, ndërsa programi qendror do të zhvillohet më 12 qershor me homazhe në Prekaz, te varret e figurave të njohura kombëtare dhe në monumentet e dëshmorëve në Prishtinë.

Në kuadër të shënimeve do të hapet edhe ekspozita “KFOR and Kosova 25+” në Bibliotekën Kombëtare, do të mbahet pritja shtetërore dhe koncerti festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë me ansamble nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Më 25 qershor parashihet edhe një ligjëratë përkujtimore për akademikun Rexhep Qosja në Bibliotekën Kombëtare, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.

Institucionet e Kosovës theksojnë se përmes këtyre aktiviteteve synohet nderimi i ngjarjeve dhe figurave që kanë shënuar historinë kombëtare dhe rrugëtimin drejt lirisë.

Continue Reading

Të kërkuara