Lajmet nga UBT

Nga UBT në Amerikë – Ish-studentja e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Marigona Gashi punësohet në “James Madison University”

Published

on

Ish-studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Marigona Gashi është punësuar si asistente në departamentin e mjedisit dhe qëndrueshmërisë në Universitetin “James Madison” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pozicioni si asistente i ofron mundësinë për të punuar në fushën e arsimit të lartë dhe për të ndihmuar profesorët dhe studentët në detyrat akademike. Marigona në të njëjtën kohë ka filluar punën si koordinatore e qëndrueshmërisë në një kompani në New York.

Ish-studentja e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, ka thënë se përvoja e saj në UBT ka qenë e frytshme dhe i ka dhënë asaj një bazë të qëndrueshme për zhvillimin profesional.

“Përvoja në UBT ishte e frytshme dhe më ofroi një bazë të qëndrueshme për zhvillimin tim personal dhe profesional. Kurdo që kam pasur nevojë për ndihmë dhe këshilla, profesorët dhe stafi akademik ishin gjithmonë të gatshëm për të më ndihmuar. Nëpërmjet projekteve dhe punës së grupit, u mora me sfida akademike të cilat më ndihmuan të zhvillojë aftësitë dhe të përfitojë njohuri të reja në fushën time të interesit”, ka thënë Gashi.

Për Marigonën studimet në UBT kanë qenë të veçanta për faktin e përqendrimit të tyre në zhvillimin praktik dhe profesional të studentëve, duke përjetuar situata reale dhe duke fituar njohuri të nevojshme për tregun e punës.

“Studimet në UBT janë të veçanta për shkak të përqendrimit të tyre në zhvillimin praktik dhe profesional të studentëve. Profesorët dhe stafi akademik janë të përkushtuar në të siguruar një mjedis mësimor të stimulueshëm dhe në të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike. Përmes projekteve të vërteta dhe bashkëpunimit me komunitetin dhe industrinë, studentët kanë mundësinë të përjetojnë situata reale dhe të fitojnë njohuri të nevojshme për tregun e punës”, është shprehur ajo.

Marigona ka qenë e përzgjedhur si një nga dhjetë finalistet e Fondit Madison Trust, në të cilin ka prezantuar idenë e saj “Think outside the trash”, një ide për të implementuar procesin e riciklimit në Kosovë dhe për të edukuar brezat e rinj për rëndësinë e riciklimit përmes aktiviteteve të ndryshme.

Së fundi, ajo ka qenë e ftuar të flas në një mbledhje “Morning prayers”, ku kam pasur rastin të përfaqësoj Kosovën.

Continue Reading

lajme

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Vendi

Studio Master në të Drejtën Tregtare në UBT me Bursën “Engaged Scholarship”

Published

on

By

Bota e së drejtës nuk kufizohet më vetëm brenda sallave të gjykatave tradicionale apo tek leximi i thjeshtë i neneve ligjore. Në një mjedis ekonomik ku sipërmarrjet po zhvillohen me hapa të shpejtë, ku teknologjia dhe inovacioni po transformojnë pronësinë intelektuale dhe ku transaksionet tregtare kalojnë çdo ditë kufijtë kombëtarë, tregu i punës kërkon profesionistë që nuk janë thjesht njohës të ligjit, por partnerë strategjikë të biznesit. Për shumë të diplomuar në nivelin bachelor që gjenden sot para dilemës se cilën rrugë të ndjekin për të profilizuar karrierën e tyre ligjore, zgjedhja e drejtimit të duhur është hapi më përcaktues drejt suksesit afatgjatë.

Programi Master në të Drejtën Komerciale (Tregtare) në UBT është ideuar pikërisht për t’i dhënë zgjidhje kësaj dileme, duke ofruar një arsimim modern që ndërthur kornizat më të avancuara teorike me aplikimin direkt praktik. Ky program u mundëson studentëve të zhvillojnë njohuri të thelluara mbi qeverisjen, financimin dhe shpërbërjen e shoqërive tregtare, si dhe të zotërojnë të drejtën e kontratave afariste, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, markave e patenteve, e deri te zgjidhja e kontesteve përmes arbitrazhit ndërkombëtar. Përmes krahasimit të kuadrit ligjor të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato globale, studentët përgatiten për të menaxhuar çështje komplekse ligjore në një treg gjithnjë e më të globalizuar.

Për t’ia bere edhe me të lehtë këtë rrugëtim profesionistëve të rinj që synojnë të bëhen liderë në këtë fushë dinamike, UBT ofron një mbështetje të veçantë financiare përmes bursës Engaged Scholarship prej 20% për këto studime master. Kjo mbështetje financiare u dedikohet posaçërisht punonjësve në institucionet e drejtësisë, avokaturës, noterëve, zyrtarëve ligjorë në institucione, zyrtarëve të burimeve njerëzore, si dhe të gjithë punonjësve në institucione të tjera publike dhe private. Kjo bursë përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në potencialin e studentëve që tregojnë përkushtim akademik dhe angazhim për të kontribuar në zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm e ligjor në rajon, duke lehtësuar kështu rrugëtimin e tyre drejt ekselencës profesionale.

Gjatë këtij programi, përvoja akademike e kalon kornizën e leksioneve klasike. Studentët trajnohen në metodologji të avancuara kërkimore, menaxhojnë ekipe dhe marrin pjesë në simulime të proceseve gjyqësore tregtare, si dhe mësojnë hartimin e kontratave profesionale dhe menaxhimin e përgjegjësisë sociale të korporatave. Me një mision të qartë për të edukuar profesionistë etikë dhe të përgatitur për sfidat reale të sipërmarrjes, Masteri në të Drejtën Komerciale (Tregtare) në UBT mbetet zgjedhja ideale për të gjithë ata që duan ta transformojnë pasionin për drejtësinë në një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

Meqenëse afati i regjistrimit dhe vendet e lira janë të kufizuara, merr vendimin tënd tani dhe siguro 20% bursë për studimet tuaja.

Continue Reading

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Lajmet

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Të kërkuara