Lajmet

Nga temperaturat anormale 5 milionë vdekje shtesë çdo vit

. Të dhënat mbi vdekshmërinë dhe temperaturat u analizuan përgjatë viteve 2000-2019.

Published

on

Sipas një studimi të ri, temperaturat ekstreme të të nxehtit dhe të ftohtit, shkaktojnë më shumë se 5 milionë vdekje të tepërta çdo vit në të gjithë botën. Studimi në fjalë shqyrtoi “temperaturat jo optimale të ambientit”, duke iu referuar ekspozimit ndaj temperaturave ekstreme mbi dhe nën një interval të pranuar.

Këto nivele temperaturash dhe nivelet e vdekshmërisë u lokalizuan për secilën prej 750 vendndodhjeve anembanë globit për të vlerësuar vdekjet shtesë. Të dhënat mbi vdekshmërinë dhe temperaturat u analizuan përgjatë viteve 2000-2019, me temperaturat globale që kanë ndryshuar mesatarisht me 0.26 gradë Celsius për 1 dekadë.

“Ky është studimi i parë që ofron një pasqyrë globale të nivelit të vdekshmërisë për shkak të kushteve jo optimale të temperaturës midis viteve 2000-2019, periudha më e nxehtë që nga epoka para-industriale”- thotë epidemiologu i mjedisit Juming Guo  nga Universiteti Monash në Australi.

Studiuesit përdorën të dhënat bazë të 43 vendeve në 5 kontinente me klimë të ndryshme, kushte socio-ekonomike dhe demografike të ndryshme, dhe nivelet të ndryshme të infrastrukturës dhe shërbimeve të shëndetit publik.

Statistikat zbuluan një situatë shqetësuese, me 9.43 për qind të vdekjeve globale që i atribuohen temperaturave ekstreme të ulëta dhe të larta. Një studim i mëparshëm që përdorte një grup të dhënash më pak gjithëpërfshirëse,e përcaktoi atë në nivelin 7.71 përqind.

Tani për tani, rreth 9 në 10 nga këto vdekje të tepërta janë për shkak të të ftohtit. Por kjo gjëdo të ndryshojë teksa planeti ynë po ngrohet. Ndërkohë ne e dimë se ngrohja globale po shkakton valë të të ftohtit dhe të nxehtit ekstrem.

Azia dhe Afrika mbanin barrën më të rëndë të vdekjeve të lidhura me të ftohtin,respektivisht 2.4 milionë dhe 1.18 milionë vdekje çdo vit. Kur bëhej fjalë për vdekjet e lidhura me të nxehtin, shifrat më të larta vinin nga Azia me 224.000 dhe Evropa me 178.700.

Evropa ishte kontinenti i vetëm ku vdekjet e lidhura si me të ftohtin ashtu edhe me nxehtin ekstrem, ishin më të larta sesa mesatarja globale. Në përgjithësi, vdekshmëria e lidhur me klimën ra gjatë periudhës së studimit, por tendencat janë shqetësuese.

Vdekjet e lidhura me të ftohtin ranë me 0.51 për qind gjatë viteve 2000-2019, ndërsa ato të shkaktuara nga i nxehti u rritën 0.21 për qind. “Në periudhën afatgjatë ndryshimi i klimës pritet që të rrisë barrën e vdekshmërisë, pasi vdekshmëria e lidhur me të nxehtin do të vazhdojë të rritet”- thotë Guo.

Për ta shpjeguar këtë statistikë në një mënyrë tjetër, po flasim për 74 vdekje të tepërta për çdo 100.000 njerëz në të gjithë botën. Në kushtet kur vdekjet që lidhen me temperaturat jo optimale, janë aktualisht një nga 10 shkaqet kryesore të vdekshmërisë në të gjithë botën, ky është tashmë një problem i madh.

Por nuk janë vetëm nivelet e vdekshmërisë nga temperaturat në rritje. Ndërsa planeti ynë po ngrohet, ne do të shohim zona të caktuara që të bëhen jo mikpritëse apo të padobishme për rritjen e të korrave, ndërsa edhe kafshët do të gjenden nën një kërcënim të madh. Studimi është botuar në “The Lancet Planetary Health”. / Science Alert – Bota.al

Lajmet

Prizren: Humb jetën një punëtor pasi u zu nga vinçi i rrëzuar në vendin e punës

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e së hënës në Prizren, pasi është zënë nga një vinç që u rrëzua në një punishte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana, ku sipas informacioneve fillestare, vinçi është rrëzuar gjatë punës, duke lënë të bllokuar një punëtor.

Pas incidentit, kolegët e viktimës kanë tentuar ta nxjerrin atë nga vendi ku ishte zënë, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen momentet pas rrëzimit të vinçit dhe përpjekjet e punëtorëve për të shpëtuar kolegun e tyre.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit./Indeks online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara