Lajmet

Nga shoqëria civile në politikë, karriera e Erion Veliajt që nga viti 2003

Published

on

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj nisi të hidhte hapat e parë drejt ngjitjes së politikë në vitin 2003, pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media.

Veliaj ka lindur në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979, studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus tek Integrimi Europian.

Ishte viti 2003, kur Erion Veliaj vetëm 24 vjec asokohe, themeloi lëvizjen “MJAFT” dhe e drejtoi atë plot 4 vite, deri në nëntor të vitit 2007. Më pas ai iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së. Në vitin 2011, Veliaj u bë pjesë e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, dhe 2 vite më vonë, pasi u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër, u emërua ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në qeverinë Rama 1.

Në 2015-ën, Partia Socialiste gjykoi se Veliaj duhet të kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë të cilën e fitoi, dhe prej asaj kohe, ai ka mbajtur këtë post, pasi ka fituar edhe dy palë zgjedhje të tjera bashkiake.

Popullariteti i Veliajt, tashmë është i lëkundur, me vendimin e Drejtësisë, për ta arrestuar atë për korrupsion dhe pastrim parash.

Lajmet

Zyrtari policor goditet me veturë në Zubin Potok

Published

on

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë gjatë një kontrolli në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 16:25, kur njësiti policor ishte në pikë kontrolli. Gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë, drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi duke goditur një nga zyrtarët policorë.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet”, thuhet në raportin 24-orësh./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Nora Gjakova në mesin e kampioneve botërore e olimpike në Romë

Published

on

Kampionia olimpike nga Kosova, Nora Gjakova, po merr pjesë në Akademinë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) që po mbahet në Romë të Italisë.

Siç shkruan Federata e Xhudos në Kosovë, Gjakova ka përfunduar me sukses pjesën teorike të shkollimit dhe tashmë po ndjek pjesën praktike të trajnimit, përkrah kampioneve të tjera botërore e olimpike, nën udhëheqjen e Daniel Lascau.

Kjo akademi ka për qëllim licencimin dhe ngritjen profesionale të trajnerëve të xhudos në nivel ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Skandal në Maqedoninë e Veriut, klubi shqiptar suspendohet nga të gjitha ligat!

Published

on

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”.

Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh.

Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare.

Ajo që ka tronditur opinionin sportiv është fakti se për suspendimin e klubit ka votuar edhe anëtari shqiptar i bordit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mbrojtjen e interesave të sportit shqiptar dhe të vetë klubit që përfaqëson një traditë të gjatë në basketbollin e Shkupit.

Me këtë vendim, KB “Shkupi” përjashtohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare të Federatës, gjë që pritet të shkaktojë pasoja të mëdha për lojtarët, trajnerët dhe komunitetin sportiv shqiptar në vend.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra në opinion, ku kërkohet urgjentisht rishikimi i vendimit dhe ndërhyrja e institucioneve përkatëse për të shmangur një dëm të pariparueshëm për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut./S.K/EO/MK/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

By

Brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të dhunës në Familje, e ku të gjitha viktimat janë gra. Katër nga to raportohet për dhunë psikike e fizike nga bashkëshortet, ndërsa në Fushë Kosovë, nëna u sulmua nga e vajza e saj.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste.

Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga  i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa në rastin tjetër, viktima thuhet se ka pësuar edhe lëndime.

Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Një person në Podujevë u arrestua për dhunë psikike ndaj bashkëshorte, por pas intervistimit ai u lirua në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’, bëhet e ditur në raportin policor.

Ndërsa në Lipjan një shtetas palestinez ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase Palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./EO

Continue Reading

Të kërkuara