Aktualitet

Nga Oda e Hotelierisë thonë se nuk do t’i respektojnë masat antiCOVID

Published

on

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një reagimi për media thekson se nuk do t’i respektojnë masat antiCOVID të paralajmëruara nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Në reagimin e OHT-së thuhet se shumë biznese kanë pësuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

“Gjatë krejt kohës bizneset në përgjithësi kanë qenë të kujdesshëm në respektimin e masave, dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në çdo aspekt për mbrojtjen e qytetarit.  Mirëpo në anën tjetër, pas një viti sakrificë të të gjitha bizneseve, të gjitha subjektet politike, të gjitha pa asnjë përjashtim, e shikuan vetëm interesin e vetë. Manipuluan me popullin duke u bërë kinse interesohemi për ju, dhe në momentin që i duhej po ky popull, u anashkaluan komplet masat duke dalë jashtë në turma, sikurse gjithqka ndërroj brenda nate, e nuk po egziston më Virusi, dhe në fund prap se prap me pasojat po përballen bizneset”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva iu bën thirrje të gjitha bizneseve nga të gjitha sektorët të vazhdojnë t’i respektojnë masat e manualit që i keni dhe të cilin bashkarisht e kemi punuar.

“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës edhe njëherë iu bën thirrje juve kushdo që jeni duke i planifikuar këto masa: Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet”, thuhet më tej në reagim./UBTNews

Bota

Trump dhe Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të flasë në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, në orën 14:00GMT, transmeton Anadolu.

Do të flas me presidentin Putin të Rusisë në orën 10:00 paradite. Faleminderit!”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Putin gjithashtu iu referua bisedës me Trumpin gjatë një ekspozite të markave ruse në zhvillim në Moskë.

Sot, unë do të flas me presidentin e SHBA-së dhe patjetër do t’i sugjeroj që ai ta përdorë këtë material për ta promovuar atë në tregun amerikan”, tha Putin.

Lajmi për telefonatën vjen derisa SHBA-ja kërkon të ndërmjetësojë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Trump e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në negociatat midis dy vendeve fqinje.

Diskutimet zakonisht trajtojnë çështjet dypalëshe së bashku me shqetësime më të gjera të sigurisë rajonale,

Në mandatin e dytë presidencial të Trumpit, ai dhe Putin janë angazhuar në disa telefonata, duke filluar me bisedën e tyre të parë më 12 shkurt.

Continue Reading

Bota

BE-ja aktivizon mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të luftuar zjarret në Evropë

Published

on

By

Bashkimi Evropian (BE) ka aktivizuar mekanizmin e Mbrojtjes Civile pasi zjarret në pyje kanë filluar të prekin shumë vende në Evropë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni Evropian thuhet se zjarret pyjore kanë filluar të prekin shumë vende në Evropë dhe se 650 zjarrfikës nga 14 vende evropiane janë pozicionuar në zona me rrezik të lartë në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë.

BE-ja gjithashtu do të rrisë numrin e zjarrfikësve në secilin vend si pjesë e përgatitjeve të saj verore për zjarret në pyje. Përveç kësaj, 22 avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë janë vendosur në 10 shtete anëtare për të reaguar nëse është e nevojshme.

Këto burime, të koordinuara dhe të bashkëfinancuara përmes mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, synojnë të ndihmojnë në uljen e rreziqeve dhe të ofrojnë reagim më të shpejtë dhe më të fortë ndaj krizave.

Unioni gjithashtu do të ofrojë ndihmë në kuadër të mekanizmit të Mbrojtjes Civile nëse kërkohet.

Continue Reading

Bota

Merz bën thirrje për marrëveshje tarifore të shpejtë dhe të lehtë me SHBA-në

Published

on

By

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një marrëveshje të shpejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shmangur tarifat ndaj mallrave të BE-së – më pak se një javë përpara përfundimit të afatit të caktuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Aktualisht, nuk bëhet fjalë për një marrëveshje tregtare gjithëpërfshirëse dhe të hartuar me hollësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është negociuar në çdo detaj”, tha Merz në një konferencë bankare në Berlin.

“Por, bëhet fjalë për zgjidhjen e shpejtë të një mosmarrëveshjeje doganore”, theksoi ai.

Merz theksoi rëndësinë e sektorëve kryesorë industrialë të Gjermanisë, duke përfshirë kimikatet, prodhimin e automjeteve, farmaceutikën, inxhinierinë mekanike, aluminin dhe çelikun.

Tani duhet të arrihet një rezultat i shpejtë”, shtoi ai.

Më mirë shpejt dhe lehtë sesa një proces i gjatë dhe i ndërlikuar dhe ende në status negociues për muaj të tërë”, theksoi Merz.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë negociuar për javë të tëra për një marrëveshje tregtare, me qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të mosmarrëveshjes tarifore.

Tarifat ndaj mallrave të BE-së do të hyjnë në fuqi më 9 korrik nëse nuk arrihet një marrëveshje. /atsh

Continue Reading

Bota

Izraeli arreston 30 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë nxënës të shkollave të mesme

Published

on

By

Forcat izraelite kanë arrestuar 30 palestinezë gjatë bastisjeve të fundit ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha sot Shoqata Palestineze e të Burgosurve, transmeton Anadolu.

Në mesin e të ndaluarve kishte shtatë nxënës të shkollave të mesme, të cilët u morën në paraburgim nga Izraeli vetëm disa orë para provimeve të tyre përfundimtare, tha Shoqata në një deklaratë.

Ajo tha se bastisjet para agimit kishin në shënjestër nxënësit e regjistruar për provimet e shkollës së mesme, veçanërisht në qytezën Deir Istiya në provincën veriore Salfit, ku u ndaluan gjashtë nxënës dhe disa nga baballarët e tyre.

Një nxënës i shtatë u arrestua në Tulkarem, gjithashtu në veri të Bregut Perëndimor. Ndërsa baballarët e ndaluar u liruan më vonë, nxënësit mbeten në paraburgim izraelit, tha grupi.

Arrestimet erdhën ndërsa ministrat dhe politikanët izraelitë kanë intensifikuar thirrjet për aneksimin e Bregut Perëndimor, duke përshkallëzuar më tej tensionet në territorin e pushtuar.

Sipas Ministrisë palestineze të Arsimit, 67 nxënës të shkollave të mesme janë penguar të japin provimet e tyre këtë vit për shkak të ndalimeve nga ana e Izraelit. Izraeli ka arrestuar mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i luftës së tij gjenocidale në Gaza në tetor 2023.

Sipas shifrave palestineze, të paktën 988 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7.000 janë plagosur në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm që nga tetori 2023.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) korrikun e kaluar e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Continue Reading

Të kërkuara