Lajmet

Nga New Yorku në Alaskë, amerikanët kujtojnë tmerrin e 11 shtatorit

Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë në ceremoninë në bazën ushtarake në Anchorage.

Published

on

Amerikanët sot do t’i përkujtojnë viktimat e 11 shtatorit, në ceremonitë përkujtimoore që mbahet në 22 vjetorin e sulmit terrorist më vdekjeprurës në tokën amerikane.

Përkujtimet shtrihen që nga vendet e sulmit, në Qendrën Tregtare Botërore të New Yorkut, Pentagon dhe Shanksville, Pensilvani deri në Alaskë dhe më gjerë.

Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë në ceremoninë në bazën ushtarake në Anchorage.

Vizita e tij, gjatë kthimit nga udhëtimi në Indi dhe Vietnam, tregon se ndikimi i 11 shtatorit u ndje në çdo cep të kombit, sado i largët. Sulmet e avionëve morën rreth 3000 jetë dhe riformësuan politikën e jashtme amerikane dhe frikën e brendshme.

Atë ditë, “ne ishim një vend, një komb, një popull. Kjo ishte ndjenja. Të gjithë u mblodhën dhe bënë atë që mundëm, ku ishim, për t’u përpjekur të ndihmonim, “tha Eddie Ferguson, shefi i shpëtimit nga zjarri në kontenë Goochland të Virxhinias, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris do t’i bashkohet ceremonisë në sheshin Kombëtar të Memorialit dhe Muzeut të 11 Shtatorit. Ngjarja nuk do të ketë komente nga figurat politike, përkundrazi do t’iu jepet podiumi familjarëve të viktimave për një lexim prej një ore të emrave të të vdekurve.

Lajmet

Osmani krah Zelenskyt në Kopenhagë: Siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ulur afër presidentit ukrainas, Zelensky thotë se ka theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për Evropën.

Osmani tha se Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë“, ka shkruar Osmani./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Shpaloset lista e Shqipërisë për ballafaqim me Serbinë

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për ditën e sotme.

Gjithashtu sot në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa, miqësorja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Shaqiri shkëlqen në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Published

on

FC Basel ka marrë fitoren e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Europa League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0.

Albian Ajeti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë pas një gabimi në mbrojtjen gjermane. Stuttgart pati mundësinë të barazonte me penallti në minutën e 35-të, por Marwin Hitz priti goditjen e Ermedin Demirović.

Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri vulosi fitoren e zviceranëve me një gol nga afërsia, duke i dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të Baselit në Evropë.

Stuttgart humbi pas tri fitoreve radhazi dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Stamboll për t’u përballur me Fenerbahçen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Suharekë, Policia: Doli nga shtëpia me 1 tetor 25

Published

on

By

Zhduket një person në Suharekë. Sipas raportit të policisë, viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara