Shëndet

Nga mëngjesi në darkë, udhëzuesi i saktë për konsumin e ujit

Published

on

8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet tregojnë se njerëzit që pijnë ujë kur janë të etur janë mjaftueshëm të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet gjithashtu kontribuojnë në marrjen e ujit.

Megjithatë, pini me masë, sepse konsumimi i tepërt mund të shkaktojë overdozë uji, një gjendje e rrezikshme për organizmin.

Veza dëmton zemrën? Jo. Konsumi i dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vezët përmbajnë omega-3 dhe aminoacide të rëndësishme për shëndetin kardiak. Ato janë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Ajri i ftohtë shkakton sëmundje? Jo domosdoshmërisht. Qëndrimi në temperatura të ulëta nuk shkakton ftohje apo grip. Në fakt, njerëzit që kalojnë kohë jashtë shpesh janë më të shëndetshëm, pasi bakteret zakonisht lulëzojnë në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura.

Multivitamina çdo ditë? Multivitaminat duhet të merren vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë vitaminat dhe mineralet që merrni nga ushqimet e shëndetshme si fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri.

Mëngjesi ndihmon për humbje peshe? Mëngjesi mund të ndihmojë të kontrolloni urinë gjatë ditës, por nuk garanton humbje peshe. Efekti varet nga zgjedhja e ushqimeve dhe nga dieta gjatë gjithë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe fibra, mund të ndihmojë kontrollin e oreksit.

Sheqeri bën fëmijët hiperaktivë? Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë. Sheqeri është i dëmshëm në sasi të mëdha, por nuk shkakton hiperaktivitet tek fëmijët. Shpesh prindërit interpretojnë sjelljen normale të fëmijëve si hiperaktivitet pas konsumimit të ëmbëlsirave.

Kërcitja e gishtave shkakton artrit? Jo. Zhurma vjen nga gazrat që formohen në nyje dhe nuk shkakton artrit. Megjithatë, kërcitja e tepruar mund të çojë në ënjtje ose pak shqetësim në duar, por nuk ka lidhje me sëmundjet kronike të kyçeve. /A.Z/UBT News/

Shëndet

Uthulla e mollës: Përfitimet dhe mënyra e përdorimit të sigurt për organizmin

Published

on

Uthulla e mollës njihet nga ekspertët dhe mjekët tradicionalë për shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, lehtësimin e tretjes dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Sidoqoftë, çelësi qëndron në sasinë e duhur ditore, që siguron efektet pozitive pa shkaktuar dëme.

Uthulla e mollës për sheqerin në gjak

Mund të ndihmojë në uljen natyrale të sheqerit në gjak. Konsumimi i saj para vakteve të pasura me karbohidrate ndihmon në ngadalësimin e përpunimit të ushqimit nga stomaku dhe parandalon rritjen e nivelit të sheqerit.

Rekomandimi:

Katër lugë çaji uthull molle përpara vakteve

Përzieni me pak ujë për të shmangur aciditetin e tepërt

Efekti arrihet vetëm kur pihet përpara vakteve të pasura me karbohidrate

Uthulla e mollës për rënien në peshë

Studimet tregojnë se një ose dy lugë gjelle uthull çdo ditë për tre muaj ndihmon në humbjen e 1.2 – 1.7 kg. Konsumi i dy lugëve gjelle gjatë kësaj periudhe mund të dyfishojë efektin. Uthulla mund të pihet me ujë para vakteve ose të shtohet në sallata.

Kujdes: Uthulla nuk është zgjidhje e vetme për humbje peshe. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik i rregullt janë të domosdoshëm.

Për tretjen

Një-dy lugë uthull molle të tretur në një gotë ujë para vakteve ndihmon në përmirësimin e tretjes e lehtësimin e shqetësimeve të stomakut.

Për shëndetin e përgjithshëm

Konsumimi i sasisë së vogël të uthullës çdo ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe infeksioneve, sipas disa studimeve.

Si të shmangni efektet anësore?

Përzieni uthullën gjithmonë me ujë për të neutralizuar aciditetin

Përdorni pipëz për të mbrojtur enamelin e dhëmbëve

Konsumi i sasisë së madhe mund të shkaktojë osteoporozë ose ul nivelin e kaliumit në gjak

Ndaloni përdorimin nëse shfaqen të përziera, urth, gromësira ose shqetësime të tjera

Uthulla e mollës është një shtesë e dobishme në dietë, por përdorimi i saj duhet të bëhet me masë dhe kujdes, duke kombinuar ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?

Published

on

Qoftë që po stërviteni për një garë vrapimi apo thjesht dëshironi të ruani formën fizike, shumë njerëz ndihen të pasigurt se mos ushtrimet ndikojnë negativisht në shëndetin e nyjeve.

Kjo frikë është e zakonshme, sidomos duke pasur parasysh se dhimbjet e nyjeve janë një ndër problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës.

Sipas statistikave, mbi 25 për qind e meshkujve rrezikojnë të zhvillojnë artrit, ndaj shumë prej tyre shmangin aktivitetin fizik nga frika se mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Një studim i Lawrence Berkeley National Laboratory zbuluoi se vrapuesit janë më pak të prirë të zhvillojnë dhimbje në nyje krahasuar me ata që nuk ushtrojnë. Vrapimi i rregullt, madje edhe në disa maratona në vit, nuk dëmton nyjet, përkundrazi, ndihmon në ruajtjen e tyre.

Sipas hulumtuesve, mbipesha është faktori më i madh që ndikon negativisht në nyje. Studimi ka treguar një lidhje të qartë mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive të djegura gjatë aktivitetit fizik.

Eksperti Dr. Frederik Fuchs rekomandon të zgjidhni vrapimin e lehtë, të bëni ushtrime zgjatjeje dhe, sa të jetë e mundur, të vraponi në ambiente natyrore, si në park, në vend të treadmill-it.

Ai thekson rëndësinë e vitaminës D, e cila ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, mineral thelbësor për shëndetin e kockave.

Mungesa e tyre çon në osteoporozë, ndaj ekspozimi i moderuar në diell është i domosdoshëm për mirëqenien e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes

Published

on

Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.

Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.

Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.

Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.

Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara