Sport

Nga kreditë deri te ndryshimi i emrit të stadiumit, Barça po punon në operacionin 650 milionë eurosh

Klubi është në gjendje të shpenzojë 650 milionë euro në dy operacione që janë duke shkuar në rrugën e duhurpër momentin.

Published

on

Barcelona ka punuar për një kohë të gjatë në kërkim të financimit për të balancuar situatën e saj delikate ekonomike dhe për të qenë në gjendje të futet në tregun e verës me para të mjaftueshme për të tentuar të nënshkruajë me Erling Haaland. Klubi është në gjendje të shpenzojë 650 milionë euro në dy operacione që janë duke shkuar në rrugën e duhur për momentin.

Një prej tyre është negociata e hapur me fondin CVC. Pavarësisht se në një moment ata hodhën poshtë marrëveshjen me këtë fond që e pengoi Messin të qëndronte te Barcelona, negociatat janë rihapur prej disa javësh dhe një marrëveshje nuk është larg. Ky operacion do t’i kontribuonte Barcelonës me 300 milionë euro. Një nga çelësat është se këto të ardhura llogariten në bilanc si kapital dhe jo si borxh, diçka thelbësore për Barcelonën. Kjo pengesë tashmë është kapërcyer, raporton “Marca”.

Në Barcelonë nuk besojnë se kjo marrëveshje supozon një krahasim me klubet e tjera të Ligës spanjolle që kanë negociuar kushte të tjera me këtë fond. Në fakt, drejtorët e klubeve të tjera i kërkojnë presidentit Laporta të hyjë në marrëveshje pasi CVC është e interesuar për të drejtat televizive të Madridit se Barçës.

350 milionë të tjera mund të vijnë nga shitja e 49% të “Barça Estudios”. Këtu marrëveshja nuk është aq afër sepse po studiohet nëse do të shitet ajo përqindje apo vetëm 30%. Përveç kësaj, klubi dëshiron të përfshijë një opsion riblerje në kontratë dhe në këtë pikë nuk ka asnjë marrëveshje. Këto dy kontrata do të lejonin që fatura e pagave të rritet në 75 milionë euro, një shumë e konsiderueshme.

Laporta kërkon t’i mbyllë këto dy çështje para muajit prill, pasi që nga ajo kohë do të duhet të diskutojnë për ekzekutimin e kredive me bankat dhe obligacionet. Presidenti nuk dëshiron të shkojë në këtë ekstrem. Nga ana tjetër, marrëveshja e sponsorizimit me Spotify është shumë afër, ku do të përfshihej edhe emri i stadiumit, i cili tani e tutje do të quhej “Spotify Camp Nou”.

Sport

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Published

on

Ardon Jashari ka dhënë konferencën e parë për media si futbollist i Milanit, ku ka folur për emocionet e transferimit te gjiganti italian, por edhe për lidhjen e tij me Granit Xhakën dhe rrënjët shqiptare.

Mesfushori i ri kuqezi nuk e fshehu respektin për kapitenin e Zvicrës, me të cilin ndan jo vetëm fushën e lojës, por edhe prejardhjen, shkruan Gazeta Express.

“Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa vetes, por është ende një lojtar i mrekullueshëm. Gjithashtu, kam mësuar shumë nga ai. Ajo çfarë kemi të përbashkët është prejardhja jonë, rrënjët tona shqiptare. Ne jemi rritur me atë grintën, atë fuqinë dhe zjarrin brenda nesh që duam të fitojmë gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, tha Jashari para gazetarëve italianë.

21-vjeçari theksoi se kjo energji e vendosmëri do ta udhëheqin edhe në aventurën e re me Milanin, ku synon të lërë gjurmë të bëhet pjesë e historisë së klubit.

Me këtë deklaratë, Jashari jo vetëm që vuri në pah lidhjen e tij me Xhakën si model frymëzimi, por edhe krenarinë për origjinën shqiptare, që sipas tij i ka dhënë karakterin dhe forcën për të luftuar në çdo sfidë.

 

 

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Të kërkuara