Kulturë

Nga kanuni te kultura: Kujtimi për At Shtjefën Gjeçovin në ditëlindjen e tij

Published

on

Në një ditë të veçantë, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë shënon jubileun e 150-vjetorit të lindjes së At Shtjefën Gjeçovit, një figurë e rëndësishme për kulturën, fenë dhe atdheun. Ai lindi në Janjevë të Kosovës, dhe sot, në 12 korrik 2024, kujtohen arritjet dhe veprimtaritë e tij të shquara.

Shtjefën Gjeçovi u edukua në kolegjin françeskan në Troshan dhe më pas vazhdoi studimet e tij në Kroaci. Pas kthimit në Kosovë, ai u bë prift dhe shërbeu në vende të ndryshme si Peja, Gomsiqe, Theth, dhe Rubik. Gjeçovi ishte jo vetëm një meshtar dhe prift, por gjithashtu një intelektual i shquar, i cili grumbulloi një pasuri të madhe kulturorë dhe shkencorë.

Ai u bë i njohur për punën e tij të jashtëzakonshme në botimin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” në vitet 1910-1925, një monument i kulturës së juridikut shqiptar. Kjo punë e tij ishte një përpjekje e paharrueshme për të mbledhur dhe dokumentuar rregullat e kanunit nga goja e popullit.

Përveç kësaj, Gjeçovi kontribuoi në fushën e folklorit, duke grumbulluar traditat e Shqipërisë Veriore dhe poezinë popullore të malësive shqiptare. Ai ishte një prej folkloristëve të parë shqiptarë që kryente punë kërkimore në terren me metodologji të rregullta.

Fatkeqësisht, jeta e tij u shkëput brutalisht nga aktivitetet e tij të shenjta, kur u vra nga shovinistët serbë më 14 tetor 1929 në Prizren, ku ai shërbente si famullitar. Megjithatë, trashëgimia e tij kulturore dhe kontributi në ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë së kulturës shqiptare vazhdon të frymëzojë dhe të ndriçojë brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Kujtimi dhe përjetësimi i At Shtjefën Gjeçovit në ditëlindjen e tij  janë një rikujtuesë e rëndësishme për të gjithë kombin shqiptar, për të mbajtur gjallë kujtesën e një intelektuali të jashtëzakonshëm dhe martir të kulturës sonë./UBTNews/

Magazinë

“Hereditary” hiqet nga Netflix, filmi horror që la një aktor me trauma emocionale

Published

on

Filmi horror i njohur, “Hereditary”, do të largohet nga platforma Netflix më 15 prill 2025. Ky film, i publikuar në vitin 2018, është vlerësuar si një nga më të frikshmit e dekadës së fundit, duke marrë 90% në Rotten Tomatoes. 

Gjatë xhirimeve, aktori Alex Wolff, i cili luan rolin e Peter Graham, ka përjetuar trauma emocionale të konsiderueshme. Ai ka deklaruar se përvoja ishte aq intensive sa e la atë me ndjenja të forta negative dhe vështirësi në gjumë.

Për ata që ende nuk e kanë parë këtë film, koha po mbaron për ta shikuar atë në Netflix para se të hiqet nga transmetimi.

Continue Reading

Magazinë

Gjendet i vdekur ish-truproja i Beckham, ky është mesazhi i tij lamtumirës

Published

on

Craig Ainsworth, ish-anëtar i marinës mbretërore britanike dhe ish-truproja i David dhe Victoria Beckham, u gjet i vdekur në Spanjë.

Për të ishte shpallur më parë një kërkim i madh nga policia, shkruan Mirror, dhe lajmi për vdekjen e tij u shpërnda nga nëna e tij.

Para se të kryente vetëvrasje, Craig u drejtua te ndjekësit në rrjet me një letër lamtumire, shpjegoi arsyet pse mori këtë vendim kaq radikal.

“Që të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve ekzistojnë, kjo është gjithçka. Për shumicën ky do të jetë një shok, kam qenë në dhimbje të madhe gjatë katër viteve të fundit që kur bllokimi nervor shkatërroi gjithçka që kam ndërtuar, humba disa njerëz të mrekullueshëm që isha krenar t’i quaja miq dhe kolegë. Posaçërisht Ryan dhe Jamie, që ishin si vëllezërit e mi. Anëtarët e familjes sime më sulmuan e poshtëruan publikisht, edhe pse e dinin që isha në gjendje të keqe, dhe humba miq me të cilët kam qenë në kontakt për 20 vjet, që vendosën të flasin për mua, në vend që të flisnin me mua. Kur kisha më shumë nevojë për të gjithë, e zgjedhën të më sulmojnë në vend të më mbështesin, dhe kjo është diçka nga e cila nuk jam shpërblyer kurrë. Kjo më thau thjesht”, shkruajti Craig në postimin e tij të fundit.

Craig Ainsworth shtoi se “nuk dëshiron varrim, por që eshtrat e tij të hidhen në det”.

Ainsworth ka punuar për David dhe Victoria Beckham nga 2013 deri në 2015, kur jetonin në “Holland park” në Londër. Ai ka folur për çiftin pasi është publikuar një dokumentar për ta në Netflix.

“David ishte sharmant. Victoria mbante veten, ishte me fëmijët ose punonte. Fëmijët e tyre janë të edukuar, duke marrë parasysh sa shumë ndjekës kanë. Të jesh i famshëm e të mbash familjen, pra duhet të bëjnë diçka të jashtëzakonshme dhe të jenë të mirë”, tha atëherë.

 

 

 

Share Now

Continue Reading

Magazinë

Naomi Campbell mahnit me pamjen rinore në çmimet Olivier 2025

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Lucas Bravo: Sezoni i pestë i “Emily in Paris” do të jetë më i miri deri tani

Published

on

Aktori Lucas Bravo, i njohur për rolin e shefit simpatik Gabriel në serialin e suksesshëm të Netflix-it “Emily in Paris”, ka dhënë sinjale premtuese për sezonin e pestë të serialit.

Në një intervistë për revistën “Parade”, aktori francez ka zbuluar se xhirimet do të nisin në muajin maj dhe ka premtuar se ky do të jetë sezoni më i fuqishëm deri më tani.

“Mendoj se është sezoni më i mirë deri tani, fansat do të çmenden!” ka thënë ai.

Bravo ka zbuluar se ka pasur takim me krijuesin e serialit, Darren Star, nga i cili ka marrë disa informacioneA rreth drejtimit të sezonit të ri.

“Darren më tregoi pak, pa më treguar shumë. Është sezoni më i çmendur deri më tani”, ka thënë ylli duke qeshur.

Emri i aktorit është lidhur me atë të yllit të Hollywoodit, Shailene Woodley. I pyetur nëse do shfaqet si mysafire në sezonin e ardhshëm, Bravo u përgjigj me humor duke pretenduar se nuk e di se kush është.

“Kush? Nuk e di për çfarë po flisni”, ka thënë ai.

Kritika e Bravos ndaj zhvillimit të karakterit të Gabrielit. Edhe pse entuziast për sezonin e ri, Bravo nuk i ka kursyer kritikat për mënyrën se si është trajtuar personazhi në sezonet e fundit. Në një intervistë më 2024, pati deklaruar se nuk ndihet më i lidhur me Gabrielin.

“Në sezonin e parë kishte shumë gjëra prej personalitetit tim që mund t’i gjeja në të. Por më pas, me zgjedhjet që i bënë, ai u kthye në një karakter të humbur dhe të manipuluar. Nuk ishte më argëtuese për mua”, pati thënë aktori.

Ai ka përmendur me metaforë se personazhi i tij “po kthehej ngadalë në një person që manipulohet lehtë”, duke e bërë të vështirë lidhjen emocionale me rolin. Përkundër këtyre vështirësive, sipas Bravos, sezoni i ri mund të rikthejë energjinë e munguar.

Continue Reading

Të kërkuara