Sport

Nga fjalët për Kanten, triumfi në Ligën e Kampionëve e deri te fajësimi i klubit, Rudiger konfirmon largimin nga Chelsea

Rudiger do të largohet nga klubi londinez në fund të këtij sezoni.

Published

on

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger përmes një komunikate zyrtare në Twitter ka konfirmuar sot largimin nga Chelsea.

Rudiger do të largohet nga klubi londinez në fund të këtij sezoni dhe do t’i bashkohet si lojtar i lirë gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Me këtë rast, Rudiger ka shfrytëzuar rastin që të thotë lamtumirën e tij drejt tifozëve të Chelseat dhe klubit, ku këtë të fundit e fajësoi për çështjen e rinovimit të kontratës.

Fillimisht, Rudiger e nisi këtë përshëndetje me disa fjalë për bashkëlotarin e tij, N’Golo Kante, për të cilin tha se është ndër njerëzit më të sjellshëm në futboll.

“Duhet ta tregojë një histori të shpejtë për njërin nga djemtë më të sjellshëm në futboll. Sigurisht jam duke folur për Kanten. Para se të vija në Chelsea, kisha dëgjuar të gjitha historitë e bukura për të. Ata thanë se ai është gjithmonë i buzëqeshur. Ata thanë se ai ende vozit një Mini Cooper të vjetër. Ata thanë se ai kurrë nuk e ngre zërin. Por e dini se si shkon në futboll, apo jo? Askush nuk është vërtet i tillë. Ka shumë presion, shumë zhgënjim. Të gjithë jemi njerëz. Askush nuk është kaq i lezetshëm gjatë gjithë kohës. Është e pamundur. Pastaj takova N’Golo. Gjithçka që i thashë këtij djali, ai thjesht më shikonte dhe tundte kokën, sikur të mendonte se gjithçka që thashë ishte vërtet interesante. Dhe ai do ta bënte këtë gjë, unë nuk di vërtet se si ta shpjegoj, duhet ta dëgjoni. Sa herë që unë flas, ai bënte *click, click, click* me gojën e tij”, tha Rudiger për Kanten.

Më pas, Rudiger foli për triumfin në Ligën e Kampionëve, për të cilin mbrojtësi gjerman tregoi se pas gjitha problemeve që kishte pasur i dukej si ëndërr.

“Për mua, për të arritur në një finale të Ligës së Kampionëve, pas çdo gjëje që kisha kaluar personalisht, dhe pasi luajta për kaq gjatë pa asnjë tifoz gjatë COVID … uau … ishte si një ëndërr. Kam fjetur si një bebe para finales së Ligës së Kampionëve dhe kur u zgjova, u ndjeva i pathyeshëm. Me familjen time pas dhe me ushqimin në tryezë, nuk mund të humbas. Vetë ndeshja ishte e bukur, sepse fituam kundër një skuadre tejet të fortë si City, duke u mbrojtur të bashkuar dhe duke i goditur me kundërsulme. Ne luftuam për jetën tonë dhe në fund u bëmë kampionë. Në fishkëllimën e fundit, unë po vrapoja si i çmendur, dhe Tuchel erdhi drejt meje, dhe unë e përqafova fort. Ishte një moment i veçantë për mua dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës, sepse më dha një shans kur të gjithë kishin hequr dorë nga unë”, tha Rudiger.

Ndër të tjera, Rudiger foli edhe për situatën e rinovimit të kontratës së tij me Chelsea, ku e fajësoi këtë të fundit që kishte lënë për momentet e fundit këtë gjë.

“Fatkeqësisht, bisedimet për kontratën time kishin filluar të vështirësoheshin vjeshtën e kaluar. Biznesi është biznes, por kur nuk dëgjon asnjë lajm nga klubi nga gushti në janar, situata ndërlikohet. Pas ofertës së parë, nuk kishte bisedime, nuk kishte asgjë. Ne nuk jemi robotë, e dini? Ju nuk mund të prisni me muaj me kaq shumë pasiguri për të ardhmen tuaj. Natyrisht, askush nuk i pa sanksionet që vinin, por në fund klubet e tjera të mëdha po shfaqnin interes dhe unë duhej të merrja një vendim. Do ta lë me kaq, sepse mënjanë biznesin, nuk kam asgjë të keqe për të thënë për këtë klub”, tha Rudiger.

Antonio Rudiger ishte transferuar te Chelsea nga Roma, ku në 202 paraqitje për skuadrën angleze arriti të regjistroj 12 gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij, ndërsa arriti të fitojë trofe si Ligën e Kampionëve, FA Cup, Ligën e Evropës, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Sport

Final Four i Kupës së Kosovës në volejboll zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë

Published

on

By

Fundjava e parë e muajit prill sjell spektaklin e shumëpritur të volejbollit kosovar me organizimin e “Final Four” të Kupa e Kosovës në volejboll.

Katër ekipet më të mira në konkurrencën e meshkujve dhe katër të tjera në atë të femrave do të përballen për trofeun më të rëndësishëm në volejbollin vendor, në një vikend maratonik plot emocione dhe rivalitet.

Sipas programit, më 4 prill 2026 zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa më 5 prill 2026 luhen finalet që do të përcaktojnë fituesit e këtij edicioni.

Të gjitha përballjet do të zhvillohen në palestrën Pallati i Rinisë dhe Sporteve “1 Tetori” në Prishtina, ku pritet një atmosferë festive dhe përkrahje e madhe nga tifozët.

Continue Reading

Sport

Dilema e Vedat Muriqi para Real Madrid

Published

on

By

Mediumi spanjoll Última Hora ka raportuar për situatën e Vedat Muriqi përpara përballjes së RCD Mallorca ndaj Real Madrid, duke theksuar dilemat e mëdha që ekzistojnë në kampin e ekipit.

Sipas “Última Hora”, rikthimi i Muriqit nga angazhimet me Kosovën ka qenë i vështirë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht:
“Sulmuesi kosovar kthehet në ishull pas dy ndeshjeve që kanë peshuar shumë në aspektin fizik dhe emocional, pikërisht në prag të një faze vendimtare për Mallorcën në garën për mbijetesë”.

Mediumi shton se sulmuesi “nuk ka pushuar aspak gjatë dritares së FIFA-s, përkundrazi, ka luajtur çdo minutë”, duke e bërë situatën edhe më delikate për stafin teknik.

Po ashtu, theksohet zhgënjimi i tij pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror:
“Pas humbjes ndaj Turqisë, Muriqi u pa i dëshpëruar, duke mos arritur të realizojë një ëndërr që ai vetë e përshkroi si një ‘pavarësi e dytë’ për Kosovën”.

Në këtë kontekst, sipas raportimit, trajneri Martín Demichelis përballet me një vendim të vështirë:
“Duke marrë parasysh të gjitha këto, si gjendjen emocionale ashtu edhe lodhjen fizike pas 180 minutash loje dhe duke parë kalendarin e ngjeshur që e pret Mallorca-n, lind një dilemë për trajnerin: a duhet të aktivizojë sulmuesin kryesor nga minuta e parë ndaj Real Madridit, apo të zgjedhë alternativa të tjera, si për shembull Mateo Joseph, dhe ta ruajë Muriqin për ndeshjet e ardhshme në shtëpi ndaj Rayo Vallecano dhe Valencia CF, ku Mallorca ka më shumë shanse për pikë”.

“Última Hora” nënvizon gjithashtu se jo vetëm Muriqi, por edhe disa lojtarë të tjerë janë të ngarkuar fizikisht dhe në rrezik pezullimi, duke e bërë edhe më kompleks planifikimin për këtë ndeshje.

Në përfundim, mediumi spanjoll vlerëson se:
“Ka shumë në lojë dhe ka ardhur momenti kur nuk lejohet gabimi”, duke e cilësuar këtë periudhë si vendimtare për mbijetesën e Mallorcës në elitën e futbollit spanjoll.

Continue Reading

Sport

Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë

Published

on

Një nga ikonat më të mëdha të sportit kosovar, Nora Gjakova, ka hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, këtë herë jashtë tatamit si garuese. Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht rrugëtimin si trajnere në Federatën e Xhudos së Valonisë në Belgjikë.

Pas tërheqjes nga sporti aktiv më herët gjatë këtij viti, Gjakova i është bashkuar stafit të trajnerëve, ku do të punojë krah për krah me Pedro Guedes, me synimin për të zhvilluar gjeneratat e reja të talentëve belgë. Dyshja njihen më parë, pasi Guedes kishte kaluar një periudhë të shkurtër si trajner në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Judo Wallonie Bruxelles shkruan:
“Mirë se vini te Nora Gjakova në Xhudo Wallonie-Bruksel! Me krenari të madhe e mirëpresim Nora Gjakovën në ekipin tonë si trajnere. E mirëpresim në Belgjikë dhe i urojmë shumë suksese në aventurën e saj të re me JWB.”

Continue Reading

Sport

Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi

Published

on

Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, pas dështimit të kombëtares italiane për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Dorëheqja e tij u paraqit gjatë një mbledhjeje urgjente të këshillit të përgjithshëm, pas humbjes së Italisë në finalen e play-off-it të Kupës së Botës kundër Bosnjë dhe Hercegovinës, të martën në mbrëmje.

Gravina kishte mbajtur postin më të lartë në futbollin italian që nga tetori i vitit 2018. Gjatë mandatit të tij, Italia fitoi Kampionatin Evropian Euro 2020, por gjithashtu dështoi të kualifikohej në Kupat e Botës 2022 dhe 2026.

Continue Reading

Të kërkuara