Lajmet

Nga farmakologjia te nanoteknologjia – UBT hap thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën e 14-të Ndërkombëtare

Published

on

UBT ka kënaqësinë të ftojë studiues, profesionistë, akademikë dhe studentë nga mbarë bota që të marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencat Farmaceutike dhe Natyrore (IC-PNS 2025), e cila do të mbahet në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Ky edicion synon të shërbejë si një platformë unike shkencore për shkëmbimin e njohurive, prezantimin e kërkimeve më të fundit dhe diskutimin e ideve inovative në fushën e shkencave farmaceutike dhe natyrore.

Qëllimi dhe objektivat

Konferenca ka për synim të nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes studiuesve të rinj, doktorantëve, akademikëve, ekspertëve të fushës dhe profesionistëve të industrisë. Përmes këtij forumi ndërkombëtar do të trajtohen sfida dhe zhvillime të reja në farmaci, shkencat natyrore dhe ndikimin e tyre në shëndetin publik, teknologjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Fushat dhe temat e konferencës

Temat e konferencës janë të gjera dhe ndërdisiplinore, duke përfshirë:

  • Farmaci dhe farmakologji;
  • Farmakognozi & fitokimi;
  • Bioteknologji farmaceutike;
  • Kimi farmaceutike dhe kimia medicinale;
  • Farmaci klinike dhe shëndeti publik;
  • Farmakogjenomikë dhe farmacovigjilencë;
  • Sisteme të reja të shpërndarjes së barnave dhe nanoteknologji;
  • Biokimi, kimi organike, fizike dhe analitike;
  • Biologji, bioteknologji, biologi molekulare dhe toksikologji;
  • Shkencat e ushqimit dhe nutricionit;
  • Shkenca mjedisore dhe biofizikë;
  • Ekonomia e barnave dhe digjitalizimi në shëndetësi;
  • Kërkime në onkologji dhe gjenetikë.

Ky spektër i gjerë tematik krijon hapësirë për diskutim multidisiplinar dhe bashkëpunim mes kërkuesve dhe praktikuesve.

Afatet e rëndësishme

Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: 17 tetor 2025

Afati i hershëm i regjistrimit: 17 tetor 2025

Afati i vonuar i regjistrimit: 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025

Vlerësimi shkencor (peer review): 17 tetor 2025

Udhëzime për autorët

Të gjitha materialet e dorëzuara duhet të jenë origjinale dhe të papublikuara më parë. Punimet që nuk janë në përputhje me kriteret e formatimit nuk do të merren parasysh. Gjatësia maksimale e punimit është 6 faqe. Udhëzimet e plota mbi standardet e pranimit dhe formatimin mund të gjenden në faqen zyrtare të konferencës: Konferenca e UBT-së

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara