Lajmet

Nga arti te teknologjia: Konferenca Ndërkombëtare e Dizajnit e UBT-së sjell idetë më të fundit

Published

on

Në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare për Dizajn të Integruar (IC-ID 2025), e cila mblodhi studiues, ekspertë dhe profesionistë nga vendi dhe nga vende të ndryshme të botës për të ndarë përvoja, ide dhe kërkime shkencore mbi zhvillimet më të fundit në dizajn, teknologji dhe inovacion.

Një nga momentet kulmore të konferencës ishte ligjërata kryesore e Prof. Dr. Gjoko Miratovskit, i cili foli për temën “How AI is Changing the Field of Design”, duke trajtuar mënyrën se si inteligjenca artificiale po revolucionarizon proceset krijuese dhe mënyrën se si perceptojmë estetikën, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë në dizajn.

Gjatë gjithë ditës, u zhvilluan katër sesione shkencore me prezantime që përfshinë temat nga dizajni grafik, arkitektura e brendshme, moda, estetika, kultura vizuale, e deri te teknologjia dhe qëndrueshmëria mjedisore.

Sesioni 1

Chair: Aferdita Statovci
Co-Chair: Arbresha Hoxha
Keynote Speaker: Prof. Dr. Gjoko Miratovski – How AI is Changing the Field of Design

  • Prof. Dr. Gjoko Miratovski – How AI is Changing the Field of Design
  • Milot Gusia – Artistic Illustrations in “Jeta e Re” (1970–1973)
  • Arbresha Hoxha – The Influence of Visual Aesthetics on the Perception of Functionality in Graphic Designs
  • Mevludin Shabani, Sasko Milev – Statistical Modeling of Polyester’s Environmental Profile for Eco-Efficient Design
  • Naim Ostergllava et al. – Innovative Design of High-Pressure Vertical Pumps: Tribological Analysis
  • Ylber Limani, Erolina Osmani – Visualizing Transformation: The Intersection of Graphic Design, Sustainability, and Technology
  • Ylber Limani, Olisa Boshnjaku – Visual Identity as Strategy: Branding and Marketing Challenges
  • Ariana Gjoni – Circular Aesthetics: Designing for Longevity and Emotional Durability

Sesioni 2

Chair: Aferdita Statovci
Co-Chair: Arbresh Hoxha

  • Muharrem Sejdiu, Jeta Bejtullahu – Design and Production of Furniture in Gjakova
  • Besfort Salihu – Typography in Furniture Design: Minimalism & Postmodernism
  • Kaltrina Veselaj Shllaku et al. – From Advertising to Reality: Fast-Food Products and Consumer Perceptions
  • Hana Zeqa, Rita Hasani – Living Thread – Materia Nova: Material Experiments
  • Aferdita Statovci – Fashion as Language of Resistance and Change
  • Ardita Rizvanolli, Trim Basha – Redesigning Municipal Logos in Kosovo
  • Ardita Rizvanolli – Symbolic Reflection in Fashion Design (1990–2025)
  • Ardita Rizvanolli, Elita Gruda – Impact of Design and Aesthetics on Interior Space

Sesioni 3

Chair: Aferdita Statovci
Co-Chair: Arbresha Hoxha

  • Zymer Veliu – 8K Immersive Environments: New Dimensions in Art and Design
  • Vlera Mejzinolli et al. – The Role of Natural Lighting in Minimalist Interior Design
  • Benara Bytyqi et al. – Interior Design in Kosovo: Student Experience Perspective
  • Mimoza Hoxha et al. – Excessive Modernism in Interior Design: Case of “Mon Oncle”
  • Enisa Gashi et al. – How Colours Affect Psychology in University Environments
  • Bora Thaqi et al. – The Echo of Tradition: Albanian Domestic Life and Its Impact on Interior Design
  • Albulena Bilalli – Integration of Colour and Light Standards in Education and Industry
  • Nexhat Cocaj – National Symbols in Traditional Textiles

Sesioni 4

Chair: Aferdita Statovci
Co-Chair: Arbresha Hoxha

  • Cennet Lika, Laura Ymeri – Fashion and Cultural Identity in a Globalized Digital World
  • Arbresha Hoxha – Typography as Visual Art – Between Design
  • Arbresha Hoxha, Kaltrina Veselaj Shllaku – Promoting Cultural Identity Through Interactive Design

Në përmbyllje të konferencës, pjesëmarrësit u pajtuan se dizajni i integruar është më shumë sesa art – është një filozofi zhvillimi, që bashkon kreativitetin me inovacionin për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe humane.

Lajmet

Ndalohet një person në Prishtinë për keqpërdorim detyre, ryshfet dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.

Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale

Continue Reading

Lajmet

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Published

on

By

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.

Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.

Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

lajme

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara