Lajmet

Nga 200 deri në 500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500 euro

“Le të festojmë sigurt dhe të mbrojmë njëri-tjetrin! Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuuesve në Fondin e Mirëbesimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara