Lajmet

Neymar mund të përballet me një gjobë prej 1 milion dollarësh për punën e pronave në Brazil

Kjo pasi ndërtimi mund të rezultojë “shkelje mjedisore”.

Publikuar

Një projekt “i madh ndërtimi” në rezidencën e Neymar në Rio de Zhaneiro u ndërpre të enjten për “shkelje mjedisore”, që mund të rezultojë në një gjobë prej rreth 1 milion dollarë, thanë autoritetet.

Projekti ishte duke u zhvilluar “pa autorizim mjedisor” në pronën luksoze të lojtarit në Mangaratiba, rreth 130 kilometra nga Rio de Zhaneiro, tha zyra e kryetarit në një deklaratë.

Autoritetet zbuluan “shkelje të ndryshme mjedisore”, përfshirë devijimin e një rruge ujore dhe nxjerrjen e paautorizuar të ujit nga një lumë.

Ata zbuluan gjithashtu gërmime dhe lëvizje të paautorizuara të dheut, gurëve dhe shkëmbinjve, si dhe përdorimin e rërës së plazhit pa leje./UBTNews/

Lajmet

​Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Publikuar

nga

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është ftuar nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Durmishi, i cili ka theksuar se është i ftuar me datën 8 maj.

“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, potencoi Durmishi.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”.

Durmishi potencoi se ka raste të tjera të cilat i ka dërguar në prokurorinë Speciale por që të njejtin kanë zvarritur procesin.

“Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar! Unë me datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që t’a kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës”, përfundoi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Jep dorëheqje kryeministri i Skocisë

Vendimi erdhi menjëherë pasi Yousaf i dha fund aleancës së SNP-së me të Gjelbrit skocez.

Publikuar

nga

Humza Yousaf ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) dhe kryeministër i Skocisë.

Vendimi erdhi menjëherë pasi Yousaf i dha fund aleancës së SNP-së me të Gjelbrit skocez, gjë që shkaktoi dy vota mosbesimi të paraqitura nga partitë opozitare që Yousaf dukej se kishte gjasa t’i humbiste.

Pasuria e SNP-së pro-pavarësisë është lëkundur mes një skandali financimi dhe dorëheqjes së Nicola Sturgeon si udhëheqës i partisë vitin e kaluar. Një luftë e brendshme ka pasuar mbi atë se sa progresive duhet të paraqesë partia politikat e saj ndërsa kërkon të tërheqë votuesit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit 368 mijë eurosh me komunën e Mitrovicës

Publikuar

nga

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum me komunën  e Mitrovicës në vlerë 368 mijë euro. Aliu tha se financimi do të bëhet për projektin e rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”.

“Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilën komunë po e financojmë me 368.000.00 €. Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturorë: Projekti i Rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq””, thuhet në njoftimin e ministrit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Drenicë, përkujtojnë martirët e dëshmorët e UÇK-së

Publikuar

nga

Krerët institucional kanë bërë homazhe në Drenicë në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë homazheve në Vërboc dhe Shtuticë në 25-vjetorin e masakrave në këto dy fshatra dhe në fshatrat përreth tha se sakrifica e heronjve dhe dëshmorëve të UÇK-së, nuk do të harrohet kurrë.

“Sa më afër lirisë, brutaliteti i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë rritej e manifestohej në mënyrën më çnjerëzore, ndaj në ofensivën e tyre vranë 280 banorë të kësaj ane vetëm pse ishin shqiptarë. Në mbrojtje të popullsisë civile u vunë vajza e djem të UÇK-së, në krye me komandant Ilaz Kodrën. Përballë egërsisë së regjimit kriminal, Ilazi me 42 bashkëluftëtarë qëndruan me guxim dhe vendosmëri deri në flijim. Ata ranë në fushë të betejës, duke u bërë të pavdekshëm”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti gjatë homazheve në Gllobar, Verboc dhe Shtuticë, ka përkujtuar shqiptarët e vrarë nga këto fshatra dhe zonat përreth, nga forcat policore e ushtarake të Serbisë më 30 prill 1999.

“Para 25 vjetëve janë vrarë 276 shqiptarë, që dëshironin të jetonin të lirë në tokën e tyre stërgjyshore dhe gjaku i tyre është sot dritë e lirisë, është rrënjë e Republikës sonë, për çfarë ne u përkulemi përjetësisht dhe shprehim mirënjohjen tonë për këto familje të dëshmorëve që po qëndrojnë gjithnjë të fortë”, tha kryeministri Kurti.

Duke vlerësuar flijimet kaq të mëdha të popullit në fshatrat Shtuticë, Gllobar, Verboc, Baks, e mbarë Kosovës, ai tha se Kosova demokratike me progres të gjithanshëm që po e forcon sundimin e ligjit, sovranitetin, integritetin territorial, por gjithashtu edhe drejtësinë dhe ekonominë, është dëshmia që ia ka vlejtur sakrifica edhe për çlirim edhe për përparim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara